Tre serbët u arrestun duke blerë emblema të UÇK-së, por u liruan brenda 24-orëve – Ja kush është përgjegjës për lirimin e tyre

Politika

Tre serbët u arrestun duke blerë emblema të UÇK-së, por u liruan brenda 24-orëve – Ja kush është përgjegjës për lirimin e tyre

Nga: N. Sh. Më: 8 mars 2022 Në ora: 17:29
Serbët duke blerë emblema të UÇK-së

Policia e Kosovës javën e kaluar kishte arrestuar tre shtetas serb, D. D., V. J. dhe D. D., të cilët kishin blerë emblema të UÇK-së në një dyqan të Prishtinës.

Por të njëjtët janë liruar ende pa mbushur paraburgimin prej 48 orëve.

Prokuroria kishte njoftuar se serbët janë liruar pasi për momentin nuk ka prova që të mund të procedohet për gjykatë çështja.

Sipas dëshmive të serbët janë gjetur 5 emblema, mirëpo të njëjtit kishin deklaruar se janë koleksionues të tyre dhe asgjë më shumë.

Për këtë çështje, analisti politik, Gani Qarri thotë se arrestimi i befasishëm e madje edhe lirimi i papritur, ende pa filluar as hetimet për tre spiunët e dyshuar të BIA-së së Serbisë, e njëri i dëshmuar edhe si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete ruse, të sjellur prej vet shqiptarëve me veturë në Prishtinë, nëse nuk ishin edhe në qendra tjera të Kosovës, ka krijuar huti të madhe dhe dyshime të pafund në gjithë vendin, për kooketimin e prokurorëve, gjyqtarëve dhe vet pjesëtarëve të AKI-së, me organet e sigurimeve të fshehta shtetërore serbo-ruse dhe shërbimet konspirative të Aleksandër Vuçiqit.

Image
Gani Qarri

Sipas tij, duket se bashkëpunëtorët e Serbisë dhe shërbëtorët e Vuçiqit, veprojnë lirshëm dhe manovrojnë pa asnjë problem edhe në territorin e Kosovës, e sidomos në kryeqytetin e vendit në Prishtinë.

“Kështu që, duke pasur parasysh kohën kur ndodhi vizita e serbëve të dyshuar nga Serbia në Kosovë dhe agresionin rus mbi Ukrainë, gjendja bëhet edhe më alarmante, për vet faktin se ata mund të kenë qenë të porositur nga shërbimet e fshehta ruse apo edhe vet BIA e Serbisë, për inskenimin e ndonjë rasti, i cili do tu paraprinte insinuatave të reja dhe shpërthimit të tensioneve në veri, duke shkaktuar si paradigmë, ndonjë skandal në vendbanimet serbe, në brendi të thella të Kosovës, si Graçanica, Ranilligu apo edhe vet Shtërpca, ku kohët e fundit, janë arrestuar disa të dyshuar shqiptar dhe serb, për korrupsion dhe vepra të krimit të organizuar”, thotë Qarri për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, AKI duhet të mbahet përgjegjëse duke shtuar së duhet bërë pastrimi i saj.

“Me rastin e kapjes së tre "mysafirëve" të dyshuar si spiun serb, për njërin prej të cilëve, madje u dokumentua që ishte spiun i dyfishtë, agjent i BIA-s së Serbisë dhe bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta ruse, të cilët erdhën të paftuar, nga Serbia, "drejtpërsëdrejti" në kryeqytetin e Kosovës, kinse për të blerë uniforma të UÇK-së, shton domosdonë që edhe AKI të mbahet përgjegjëse si dhe të bëhet urgjentisht pastrimi i saj, nga elementët e dyshimtë, të cilët duhet ti nënshtrohen një kontrolli të detajuar dhe survejmi të pareshtur, me ligj të veçantë”, pohon Qarri.

Qarri vlerëson se, pas lirimit ad-hoc dhe pa nisjen e asnjë procedure të hetimit, si dhe pa vërtetimin e pafajësisë së spiunëve nga Serbia, pikësëpari duhet të pastrohet AKI-ja.

“Kjo për vet faktin se njëri prej ardhacakëve të paftuar serb, ishte bashkëpunëtor i UDB-së serbe dhe shërbimeve të fshehta ruse, lirim i cili ka habitur, jo vetëm institucionet shtetërore që po bëjnë sikur nuk kanë ditur asgjë për vendimin lirues të prokurorit të të ashtuquajturës "Prokurori Speciale" e cila deri më tani, nuk e ka dëshmuar me asgjë se është vërtetë e tillë, por edhe gjithë qytetarët e Kosovës, se si ka mundësi edhe në këtë gjendje alarmante që ka përfshi gjithë Evropën, të ndodh një veprim kaq i pamatur nga organet e drejtësisë në Kosovë”, pohon ai.

Qarri thotë se lirimi i tyrë është përgjegjësi e AKI-së.

“Prandaj prokuror apo gjykatës të dyshimtë të cilët për shkak të lidhjeve që mund të kenë me Serbinë, liruan spiunët serbo-rus, menjëherë, sikur të ishin në luftë, dhe po i ndiqte dikush vet ata, ende pa nisur as hetimet për spiunët e arrestuar serb, është përgjegjësi edhe e AKI-së, e cila jo vetëm që pothuajse ka heshtur gjatë gjithë kohës, por as nuk i ka raportuar ata në institucionet përkatëse shtetërore, në mënyrë̈ që të shkarkohen urgjentisht, nga pozitat që shihet se vërtet i mbajnë padrejtësisht”, thotë ai.

Siç jemi të gjithë ne, në dijeni, sipas Qarrit, nga shërbimet sekrete serbe, uniforma dhe simbolet e UÇK-së, janë keqpërdorur në disa raste, për inskenim të situatave subversive, dhe diversanto-terroriste, si rasti PANDA në Pejë, etj, për t’i akuzuar shqiptarëve, për kinse sulme ndaj pjesëtarëve të pakicës serbe dhe ngritur tensionet e acarime të reja në vendin tonë.

“Një dështim i tillë-subversiv, mjerisht vërteton hapur brishtësinë e pazakontë dhe jo efikasitetin total, pikësëpari të strukturave të AKI-së, e cila nuk është hera e parë, që dëshmon publikisht para gjithë qytetarëve të Kosovës, se në vijimësi përcillet nga dobësi të mëdha, dhe nuk është, as për së afërmi në nivel të detyrës, ani pse sipas obligimeve ligjore që ka marrë mbi vete, do të duhej të ishte e para, që zbulon dhe izolon me kohë individ dhe grupet e tilla kriminale dhe jo të lejojë, që edhe spiunët e dëshmuar me dokumente autentike, të lirohen as pa filluar hetimi ndaj tyre, avari që ende mund të ndodhë vetëm në Kosovë”, përfundon analisti politik Gani Qarri.

Ndryshe, tre shtetasit serbë kanë hyrë në Kosovë në pikë kalimin kufitar “Dheu i Bardhë” në Gjilan, gjersa kanë lënë automjetin e tyre me targa të Nishit dhe kanë hipur në makinën e një qytetari shqiptar, i cili i ka sjellë në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat