Rama i ka shpallur luftë shtetit të pavarur të Kosovës

Politika

Rama i ka shpallur luftë shtetit të pavarur të Kosovës

Nga: A.SH Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:38
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ditë më parë e ka përshëndetur duke thënë se “vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”.

“141 vende ndëshkojnë Rusinë me votimin e tyre në OKB, kundër agresionit ndaj Ukrainës! Rusia hyn në periudhën e vetmisë më të madhe të historisë së saj me veç 4 vende ultradiktatoriale që i qëndrojnë në krah! Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Lidhur me këtë analisti Gani Qarri thotë se Edi Rama e ka humbur realitetin andaj ai njeh e bashkëpunon vetëm me kriminel si Aleksandër Vuçiqi, madje siç thotë Qarri për hir të Vuçiqit dhe Serbisë fashiste, Rama nuk don që të ekzistojë shteti i Kosovës.

“Në fakt siç theksohet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, (DASH), për vitin 2021, Shqipëria e udhëhequr nga Edvin Kristaq Rama, është kthyer në vendburim të kanabisit dhe bazë të trafikantëve ndërkombëtarë të drogave, i cili bandave të krimit të organizuar, ua ka dorëzuar kontrollin në territor dhe pasi përdoren për të grumbulluar vota për "rilindjen", shpërblehen edhe me pozita qeveritare, për tu ofruar paprekshmëri nga ligji, në aktivitetin e tyre kriminal! Ndaj vet kjo dëshmon se në çfarë gjendje katastrofale e ka çuar vendin e vet ky njeri, i cili tanimë shihet hapur se e ka humbur plotësisht lidhjen me realitetin. Ai njeh e bashkëpunon vetëm me kriminel si Aleksandër Vuçiqi dhe njëjtë si partizanët kuqalosh të Enver Hoxhës, që kërcënonin shqiptarët me vdekje, nëse guxonin ti flisnin kundër "vëllezërve" serb të komunistëve të Shqipërisë edhe Edvin Kristaq Rama, për hir të Vuçiqit dhe Serbisë fashiste, i ka shpallur luftë për "vdekje", shtetit të pavarur të Kosovës, nëse nuk plotësohen orekset e Serbisë me tokat dhe pasuritë më vitale, që ka Kosova. Madje përderisa e gjithë bota kritikon qëndrimet pro-ruse të Serbisë, në kryeqytetin e të cilës, mbrëmë u mbajtën edhe demonstrata masive në përkrahje të agresionit të Rusisë imperialiste mbi Ukrainën dhe kriminelit të luftës Vladimir Putinit, kundër të cilit Gjykata Ndërkombëtare ka nisur hetimet, Edvin Kristaq Rama është i vetmi, i cili siguron pushtetin me parat e Vuçiqit, ndaj dhe del e përshëndet votën e Serbisë, sikur ajo të ishte fuqi botërore, që vendos për luftën e paqen në planet dhe ruajtjen e integritetit territorial të Ukrainës”, deklaron Qarri.

Sipas tij, ne duhet të jemi falënderues ndaj SHBA-s, NATO-s e vendeve perëndimore, sepse me aktet të cilat i kemi arritur deri më tani nuk ka fuqi t’i ndryshojë më askush, e lëre Vulini apo cilido ministër i përkohshëm serb, nga të cilët Kosova edhe ashtu nuk ka pritur kurrë gjë të mirë prej tyre.

“Prandaj Kosova duhet t’i falënderojë nga toka deri në qiell, SHBA-të, NATO-n, dhe shtetet Perëndimore që na çliruan nga okupatori serb, mundësuan shpalljen e Pavarësisë, duke e vulosur pavarësinë e shtetit tonë të sapo shpallur sovran dhe të pavarur edhe me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i OKB-së, si dhe ndihmuan e ndihmojnë pareshtur në shtet ndërtimin e Republikës së Kosovës, me të gjitha organet dhe strukturat e nevojshme shtetërore, që nga administrata e policia deri në ngritjen dhe avancimin e ushtrisë bashkëkohore të shtetit të Kosovës, akte që nuk ka fuqi ti ndryshojë më askush, e lëre në Vulini apo cilido ministër i përkohshëm serb, nga të cilët Kosova edhe ashtu nuk ka pritur kurrë gjë të mirë prej tyre. Kështu që shqiptarët as shteti ynë i pavarur, nuk është befasuar dhe nuk befasohet as tani nga Vuçiqi, Aleksandër Vulini apo cilido funksionar tjetër në Serbinë hegjemoniste, por habitet nga qëndrimet e "bosëve" që vendin e tyre e kanë kthyer në uzinë të kanabisit e narkotikëve, të cilët flasin shqip, por mendojnë serbisht, dhe punojnë bashkë me Serbinë për shkatërrimin e shtetit të Kosovës, si Edi Rama”, ka thënë ai.

Në fund, Qarri flet poër dilemën nëse Serbia se do të hyjë në luftë me Kosovën për ta penguar hyrjen e saj në NATO.

Sipas tij, Kosova duhet të shqetësohet nëse mbetet të shpresoj për ruajtjen e sigurisë dhe sovranitetit të vet shtetëror, në njerëz dyfytyrësh dhe serbo-fil si Edvin Kristaq Rama, i cili çuditërisht, don t`ua imponoj me forcë shqiptarëve se ka kaq shume besim në Serbinë e Aleksandër Vuçiqit.

“Kurse sa i takon deklaratës së Vulinit, se do të hyj në luftë nëse Kosova futet në NATO, këto janë vetëm "pallavra" serbe, për ti bërë qejfin vetes, ngase shtetet, të cilat tanimë janë pjesë e Paktit të NATO-s, si vendet baltike, nuk guxon ti shqetësoj as vet Rusia imperialiste, e cila çdo luftë e ka nisur me vendet shumë më të vogla si Gjeorgjia duke okupuar Osetinë Jugore dhe Abhazinë, Moldavia duke i marrë edhe asaj krahinën e quajtur Transnistria, Ukrainën, duke i aneksuar Krimen dhe tani ka sulmuar edhe gjithë shtetin e Ukrainës, pikërisht vetëm pse as ajo, as të dyja shtetet e lartcekura, nuk janë anëtare të NATO-s. Pra, duke pasur të gjitha këto parasysh, Kosova duhet të shqetësohet nëse mbetet të shpresoj për ruajtjen e sigurisë dhe sovranitetit të vet shtetëror, në njerëz dyfytyrësh dhe serbo-fil si Edvin Kristaq Rama, i cili çuditërisht, don t`ua imponoj me forcë shqiptarëve se ka kaq shumë besim në Serbinë e Aleksandër Vuçiqit, sikur ajo të ishte superfuqi që vendos për luftën e paqen dhe fatin e të gjitha vendeve në botë, pavarësisht veprimeve dhe deklaratave të saj luftënxitëse kundër Kosovës, Bosnjë Hercegovinës, Malit të Zi etj, se nga dita që Kosova do të ketë fatin të bëhet pjesë e NATO-s, nga ai moment madhështor, e ka të garantuar sigurinë dhe kufijtë e sovranitetin e vet shtetëror, përderisa të ekzistojnë SHBA-të dhe pakti madhështor NATO, në globin tonë, deshi apo jo Edvin Kritaq Rama, Vulini e Vuçiqi”, përfundon Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat