Anëtarësimi i Kosovës në NATO/ “Më të zëshme Turqia e Kroacia, sesa vetë Edi Rama e qeveria e tij”

Politika

Anëtarësimi i Kosovës në NATO/ “Më të zëshme Turqia e Kroacia, sesa vetë Edi Rama e qeveria e tij”

Nga: A.SH Më: 9 mars 2022 Në ora: 15:45
Edi Rama dhe Albin Kurti

Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, 141 vende të botës kanë votuar për dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

Pro kësaj kishte votuar edhe Serbia.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama këtë rast e ka përshëndetur duke thënë se “vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”.

Derisa, edhe shumica e vendeve të Ballkanit, i janë bashkuar sanksioneve amerikane dhe evropiane kundër Rusisë.

Lidhur me këtë, profesori Sulejman Mehazi një përgjigje për “Bota sot” thotë se për gjithë këtë situatë duhet t’ia bëjmë disa pyetje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, se pse hesht e nuk reagon edhe ndaj ministrit serb, Aleksandar Vulin, i cili kërcënon me luftë Kosovën nëse bëhet anëtare e NATO-s?

“Është dashur që vota pro e Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në përkrahje të Ukrainës ta bënte të zëshëm vëllain e vogël ideologjik të Serbisë, Edi Ramën, kryeministri i Shqipërisë në vend që të bëhet i zëshëm për anëtarësimin sa më të shpejt të Kosovës në NATO, ai, qenkësha gëzuar për votën pro serbe në OKB. E pyesim Edi Ramën se pse hesht e nuk reagon edhe ndaj ministrit serb, Aleksandar Vulin, i cili kërcënon me luftë Kosovën nëse bëhet anëtare e NATO-s? Aapo ndoshta Rama ideologjikisht pajtohet me qeverinë e Serbisë që me ‘Ballkanin e hapur’ ta gllabërojnë edhe Kosovën si federatë serbo-ruse në Ballkanin Perëndimor. E pyesim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se a s'është e turpshme për qeverinë e Shqipërisë që të brengosen për votën serbe në OKB e në anën tjetër të mos brengosen për kërcënimet serbe të Vulinit ndaj Kosovës nëse hyn nën ombrellën mbrojtëse të NATO-s. A s'është e turpshme për Edi Ramën që më të zëshëm për anetarësimin e Kosovës në NATO janë dy shtetet mike, Turqia e Kroacia, sesa vetë Edi Rama e qeveria e tij. E pyesim dhe njëherë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, se, a është pro anëtarësimit të Kosovës në NATO apo në përkrahje të Serbisë ruse që kanë rrezikuar botën njerëzore”, pyet profesori.

Ai paralajmëron se nëse fiton Rusia, atëherë do ta pësoj populli shqiptar, andaj i bën thirrje kryeministrit Rama që të kthehet nga populli i tij.

“Zotëri Edi Rama ktheu nga vetja, nga populli juaj shqiptar i Kosovës, e lëri serbët le të mbyten së bashku me Rusinë!, përndryshe prej gjithë popujve të tjerë në Ballkan më keq do të pësojë populli juaj shqiptar. Vaj halli për shqiptarët nëse në këtë luftë fitojnë rusët. Përgjegjësia nacionale e shqiptarëve gjatë kësaj çmendurie ruse do varet prej jush, i nderuar Edi Rama”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat