Paralajmëron eksperti i sigurisë: Nëse sulmohet Ballkani nis lufta e tretë botërore, kjo është arsyeja

Politika

Paralajmëron eksperti i sigurisë: Nëse sulmohet Ballkani nis lufta e tretë botërore, kjo është arsyeja

Nga: A.SH Më: 9 mars 2022 Në ora: 16:37
Ukrainë

Lufta e Rusisë në Ukrainë ka bërë që vendet perëndimore t’i vendosin sanskione Rusisë, duke e izoluar atë.

Në anën tjetër Rusia nuk po rri duarkryq, ajo ka vendosur në listë të zezë shtete e BE-së, por edhe tre shtetet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në listën e zezë.

Vendet dhe territoret të cilat i kanë vendosur ose iu bashkuan sanksioneve kundër Rusisë pas fillimit të operacionit të posaçëm ushtarak të Forcave të Armatosura ruse në Ukrainë, janë armiqësore. Kurse me vendet e Ballkanit lidhet edhe Kosova, për të cilën si Serbia ashtu edhe Rusia duan në përshkallëzim në Ballkan.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se në këtë situatë e tërë bota po e përjeton këtë frikë sepse një shtet i madh si Rusia e cila ka armatim bërthamor më së shumti në botë.

“Situata në të cilën tani gjendet bota me luftën e filluar dhe invazionin që e bëri Rusia kundër Ukrainës është për shqetësim, që tani e tërë bota po e përjeton këtë frikë sepse një shtet i madh si Rusia e cila ka armatim bërthamor më së shumti në botë, dhe e cila e filloi luftën kundër një shteti shumë të afërm që dikur e kishte sikur Ukrainën, i cila është një shtet i madh me 45 milion banorë dhe u llogariste dikur si shteti shumë besnik i Rusisë, e sidomos në ato kohëra të viteve 80-ta që Rusia ishte një Perandori botërore, me shumë shtete përreth të cilat i qëndronin shumë besnik Rusisë. Me shkatërrimin e asaj Perandorie të Rusisë edhe rejtingu i saj nisi të zbehet, të atyre kohërave të 80-90, prandaj shumë shtete e asaj aleance braktisën Traktin e Varshavës, që ishte kundërshtare-rival me Paktin e NATO-së, dhe nga kjo kohë shumë shtete rreth 16 u shkëputën nga Trakti i Varshaves dhe iu bashkëngjitën Paktit të NATO-së, të cilat shtete tani janë pjesë aleance e këtij Pakti, dhe Ukraina ishte në atë rrugëtim qe donte t’i bashkëngjitet Paktit të NATO-së, dhe si shkak i anëtarësimit të saj, ndodhi sulmi ndaj këtij shteti dhe tani ai invazion po zgjat edhe tani”, ka thënë ai.

Sipas tij Rusia po thur plane për sulme tjera shtete e sidomos ndaj shteteve të perëndimit të Ballkanit, si pretekst i konfliktit të viteve ‘99 që NATO e bombardoi Serbinë dhe Kosova pastaj u bë shtet i pavarur sipas rezolutë 1244.

Tutje Tërnava shton se Kosova nuk bën pjesë në listën e shteteve ‘armike’ sepse ajo ende e llogarit Kosovën si pjesë të Serbisë.

Image
Hajrullah Tërnava

 

“Tani Rusia përpos luftës ndaj Ukrainës, bën plane edhe për sulme tjera shtete e sidomos ndaj shteteve të perëndimit të Ballkanit, si pretekst i kofliktit të viteve 99 që NATO e bombardoi Serbinë sipas rezolutës 1244 të OKB, dhe Kosova e shpalli pavarësinë e saj që nga viti 2008 dhe këtë pavarësi e njohën 116 shtete të botës dhe ajo rezolutë edhe tani që është në fuqi, e që për sigurinë e kufijve të Kosovës e garanton KFOR. Tani Rusia bën plane të tjera që në pretekst ato plane janë si lufta speciale të kohës, dhe sikur i përmend që Rusia ka futur në listë të shteteve armike Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, që nga këtu nuk figuron fare Kosova, e që me këtë edhe Rusia e llogarit Kosovën si pjesë përbërëse të Serbisë, e që me këtë e dëshmon miqësinë e saj ndaj Serbisë si shteti më i besuar që e ka në Ballkan dhe pse jo në Evropë. Sikur të sulmohej Ballkani sikur e përmend Rusia, lehtë mund të thuhet se lufta e tretë botërore do të ndodhë, sepse edhe shumë nga këto shtete të Ballkanit janë anëtare të rregullta të Paktit të NATO-së, e kur dihet se shtetet e NATO-së në programin e tyre e kanë si garancë mbrojtjen e shteteve të kësaj aleance, sepse vetëm në këtë aleancë ka garanca të tilla që janë-njëra për të gjithë dhe të gjithë për njërin, dhe sikur të ishte Ukraina anëtare në këtë aleancë, nuk do t’i ndodhte ky invazion sikur që ndodhi”, thekson ai.

Në fund, eksperti deklaron se Putin dhe Rusisë i ka rënë reputacioni botëror dhe për atë arsye, sulmi Ukrainën dhe përmend për sulme të shteteve të Ballkanit, e ka qëllimin që ta krijoj atë “Perandorinë Ruse”. “Putin që mbi 20 vite është në pushtet si kryetar i Rusisë, e duke e parë se Rusia nuk e ka atë reputacion botërore që dikur e kishte, edhe ky intervenim ndaj Ukrainës dhe planet tjera që i përmend për sulme të shteteve të Ballkanit, e kanë qëllimin që ta krijoj atë “Perandorin Ruse“ të dikurshme dhe Rusia ta kthej atë reputacionin e saj si dikur që e kishte kjo fuqi botërore, tani në të ardhmen do të shihet se a do t’i realizoj ato qëllime të tij, kur 90% e botës janë të bashkuar në demokraci dhe në Paktin e NATO-së të cilat shtete janë të përbashkuar në mbrojtje të demokracisë së botës”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat