AAK-ja e dërgon një vendim të Kryeministrit Kurti në Kushtetuese, Kelmendi: Vendim i qëlluar!

Politika

AAK-ja e dërgon një vendim të Kryeministrit Kurti në Kushtetuese, Kelmendi: Vendim i qëlluar!

Nga: A.Z Më: 9 mars 2022 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se po përgatiten që çështjen e rritjes së tarifave të energjisë elektrike ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai tha se vendimi i Qeverisë Kurti për të mos u rritur çmimet e rrymës për serbët në veri është diskriminues.

Lidhur me këtë, juristi Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se pavarësisht çmimit të energjisë elektrike, qytetarët e Kosovës e puaguajn rrymën në veri, andaj bazë kësaj nuk është i rëndësishëm çmimi.

Image
Muhamet Kelmendi

“Vendimet në Kosovë kërkohet dhe duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën. Tash e shumë vite paguhet rryma në veri të vendit, për qytetarët serbë, nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe të shtetit. Në këtë kontekst, parimisht del se rritja apo mos rritja e çmimit, fare nuk ka rëndësi, kur shteti e paguan. Kjo për faktin se rrymën në veri e paguan shteti i Kosovës, pavarësisht çmimit”, tha ai.

Tutje ka theksuar se është qëndrim antiligjor mos rritja e çmimit për të gjithë qytetarët, ndërsa dërgimin e lëndës në Gjykatë, Kelmendi e sheh si veprim të qëlluar.

“Natyrisht se mos rritja e çmimit për tërë qytetarët e Kosovës, por duke bërë dallime mbi përkatësinë nacionale, është qëndrim antiligjor dhe shkon në kundërshtim me parimet bazike të ndërtimit të shtetit. Kjo ështëë në kundërshtim edhe në normat kushtetuese të Republikës. Dërgimi i lëndës në Gjykatën Kushtetuese, nga ana e AAK-së, me padi, është veprim shumë i qëlluar. Gjykata kushtetuese domosdo duhet të anulojë këtë vendim dhe të detyrojë shtetin në vendime të drejta dhe ligjore”, shtoi Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat