Kelmendi: SHBA të shton interesin për Ballkanin Perëndimor

Politika

Kelmendi: SHBA të shton interesin për Ballkanin Perëndimor

Nga: M.H. Më: 12 mars 2022 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Departamenti amerikan i Shtetit javën që po lëmë pas e kanë parë të arsyeshme që të përshpejtohet integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor.

Kjo padyshim që ka ngjallur reagime pozitive duke lënë për të dëshiruar që një gjë e tillë mund të ndodhë.

Profesori, Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që tash kur agresioni rus po marshon në brendi të Ukrainës, ka të dhëna se shpërthime të rënda luftarake mund të bëhen në Ballkanin Perëndimor.

Image
Muhamet Kelmendi

SHBA-ja është një shtet që tash e dy, tri, dekada, ka qenë herë më shumë e herë më pak, në anën e Kosovës. Tash kur agresioni rus po marshon në brendi të Ukrainës, ka të dhëna se shpërthime të rënda luftarake mund të bëhen në Ballkanin Perëndimor. Në këtë hapësirë gjeografike është Serbia e krijuar nga Rusia dhe e forcuar nga ajo dhe shumë shtete tjera tash në UE dhe në NATO. Si shtet i tillë, Serbia po tregon pretendime territoriale ndaj shteteve tjera në Ballkanin Perëndimor”, thotë ai.

Më tej, ai shton se Serbia ende e sheh Kosovën si pjesë të saj dhe kjo e bënë që ajo të përgatitet ushtarakisht që të sulmoj Kosovën.

Ai cek gjithashtu edhe heshtjen e SHBA dhe Evropës karshi Serbisë e cila nuk i ka vënë sanksione Rusisë.

“Është iniciativa “Ballkani i Hapur” si mjet i Serbisë së Madhe, ka kundërshtime të mëdha. Mbetët forca si mjet i realizimit të pushtimeve serbe. Për këtë është armatosur dhe përgatitur mirë. Pret vetëm momentin dhe urdhrin e Moskës për të hyrë në aksion. Kjo situatë është e qartë në Uashington. Këtë e din edhe në Londër, në Paris, në Berlin, në Vjenë, në Romë etj. E din edhe në Bruksel. Megjithatë, ka kundërthënie midis shteteve ndaj Ballkanit Perëndimor. Shteti i vetëm, në Evropë, tash për tash që nuk i ka aprovuar sanksionet e UE ndaj Rusisë është Serbia. Në Beograd bëhen edhe demonstrata në përkrahje të agresionit rus dhe për Putinin. Po Evropa hesht. Po heshtë edhe në Uashington. Serbia nuk dënohet. Ndaj kësaj heshtje është kërkesa e 10 anëtarëve të Kongresit amerikan që i kërkuan administratës së Presidentit Joe Biden të rrisë angazhimin diplomatik në Ballkanin Perëndimor dhe të angazhohet në integrimin e plotë të kësaj pjesë të UE dhe në mekanizmat euroatlantik”, theksoi profesori.

Në fund ai shton se me konflikte ushtarake në Ballkanin Perëndimor rrezikohen shtete të shumta në Evropë, në Afrikën e Veriut dhe në Azinë a afërt dhe se këto janë faktet e kërkesës për angazhim të Uashingtonit në këtë pjesë të Evropës.

“Veprimi i tillë u bë sepse Ballkani Perëndimor është në brigjet e Adriatikut dhe të detit Jon, përballë Italisë, shteteve të Mesdheut dhe konfliktet në këtë anë janë shumë të rrezikshme për paqen në botë. Me konflikte ushtarake në Ballkanin Perëndimor rrezikohen shtete të shumta në Evropë, në Afrikën e Veriut dhe në Azinë a afërt. Këto janë faktet e kërkesës për angazhim të Uashingtonit në këtë pjesë të Evropës. UE ka probleme të mëdha. Ato po reflektohen edhe në NATO dhe në Uashington. Këtej po ka qëndrime kontradiktore dhe jo unifikative në Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat