Kosova në NATO/Sa do të ndihmojë grupi punues për anëtarësim?

Politika

Kosova në NATO/Sa do të ndihmojë grupi punues për anëtarësim?

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 13 mars 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Pas luftës në Ukrainë janë shtuar thirrjet që Kosova të anëtarësohet në NATO dhe në BE.

Thirrjet vijnë dhe shtohen vazhdimisht që Kosova të jetë më e mbrojtur duke qenë pjesë e tyre.

E për këtë Qeveria e Kosovës ka themeluar grup punues ndërinstitucional për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Pas vendimit në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Albin Kurti tha se grupi ka objektiv kryesor avancimin e procesit të integrimit në NATO, fuqizimin e pranisë së Kosovës në organizata dhe mekanizma rajonalë dhe ndërkombëtarë të sigurisë, si dhe bashkëpunimin me aleatët strategjikë ndërkombëtarë.

Ndërsa, sipas ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, anëtarësimi i Kosovës në NATO është çështje urgjente.

“Kosova dhe shtetet tjera demokratike pro-perëndimore në rajon po ballafaqohen çdo ditë e më shumë me veprime destabilizuese, të provokuara nga Rusia përmes vartësve të saj. Duke marrë parasysh kontekstin aktual të agresionit të paprecedentë rus ndaj Ukrainës, dhe synimeve për destabilizim dhe minim të të gjitha progreseve euroatlantike e kërcënimit për paqen globale, anëtarësimi i Kosovës në NATO është urgjent si rrallëherë më parë për solidifikimin e arkitekturës së sigurisë në rajon dhe Evropë”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat