Rritja e çmimeve nga mashtruesit e tregut/ Qeverisë Kurti i kërkohet krijimi i një programi të veçantë

Politika

Rritja e çmimeve nga mashtruesit e tregut/ Qeverisë Kurti i kërkohet krijimi i një programi të veçantë

Nga: A.M. Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:30
Qeveria Kurti

Lufta ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë ka ndikuar në rritjen çmimit të produkteve ushqimore dhe naftës.

Ditë më parë, në tregun e Kosovës vaji dhe nafta shënuan rritje enorme të çmimit, kësisoj te qytetarët u shkaktua panik.

Inspektorët e punës dolën dhe dënuan të gjitha ndërmarrjet që fshehën produkte dhe rritën çmimet, me të vetmin qëllim për të përfituar materialisht.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Musa Limani në një prononcim për gazetën “Bota sot” tha se rritja e çmimeve është rezultat i ndër funksionimit në mes ofertës dhe kërkesës.

Gjithashtu, ai u shpreh se qeveria nuk mund të ndikojë as në rritjen, e as në uljen e çmimit, të cilit do prodhim qoftë.

“Inflacioni si dukuri ekonomike lajmërohet, kur në treg ka më shumë para se mallra. Inflacioni shpreh rritjen e çmimeve. Andaj, në Kosovë dhe vendet tjera, ngritja e çmimeve është rezultat i nder funksionimit në mes ofertës dhe kërkesës agregate. Çdo ndryshim i cilit do faktorë të prodhimit, reflektohet në ngritjen e kostos, përkatësisht çmimit kushtues. Me ç' rast shteti nuk mund të ndikojë as në rritjen, e as në uljen e çmimit, të cilit do prodhim qoftë”, deklaroi ai.

Image
Njohësi i çështjeve ekonomike, Musa Limani

Sipas Limanit, qeveria nuk mund të përkufizojë çmimet, sepse jemi ekonomi e tregut, ku në mënyrë të lirë veprojnë ligjet ekonomike.

Ai kërkoi nga qeveria të marrë masadhe të zbusë ngarkesat fiskale te produktet ushqimore.

“Edhe në rastin tonë, te ngritja e çmimeve të artikujve ushqimor, Qeveria nuk mund të përkufizojë, apo të ulë çmimet, sepse jemi ekonomi e tregut, ku në mënyrë të lirë veprojnë ligjet ekonomike, veçmas ligji i vlerës (oferta dhe kërkesa). Në këtë rast, Qeveria mund të zbusë ngarkesat fiskale te produktet ushqimore, duke heq TVSH, doganat për lëndë të parë të tyre, apo të bëjë subvencionime në normën e kredive konsumuese etj. Njëra ndër masat do të ishte, përcaktimi sa më parë i pagës minimale, vlerës nominale të pensioneve, të ndihmave sociale etj”, theksoi eksperti i ekonomisë.

Më tej, ai tha se formë tjetër për mbrojtjen e abuzimeve me çmimet është rritja e kontrollit nëpërmjet inspektorëve të tregut.

“Po ashtu, si masë e Qeverisë do të ishte rritja e kontrollit nëpërmjet inspektorëve të tregut, sepse në ketë situatë ka edhe abuzime, spekulime. Njëra ndër to mund të jetë edhe fshehja e produkteve, apo abuzimi në peshë te buka ose në litër te nafta. Ja pra, mund të ketë llol lloj abuzimesh. Pasi Kosova importon të mira materiale, për nevojat e tregut të brendshëm, një pjesë e inflacionit vjen nga importi. Psh. Ngritja e çmimit të naftës, kushtëzohet nga bursa në tregun ndërkombëtar. Andaj, naftarët, nuk mund të shesin naftën nën çmimin kushtues, sepse do të falimentonin”, potencoi Limani.

Në fund, ekonomisti kërkoi nga qeveria Kurti të dal me një program anti-inflator.

“Qeveria, duhet sa më parë të dalë me pako, përkatësisht me Program anti inflator. Ngritja e çmimeve enormë të naftës, rrymës elektrike, veçmas e artikujve ushqimor, për pjesën dërmuese të popullatës është e pa përballueshme, duke marrë parasysh nivelin e ulët të pagave, veçmas asaj minimale, të pensioneve etj. Si dhe normën e lartë të papunësisë”, përfundoi Musa Limani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat