Profesori nga Amerika: Kjo është afria bizare e liderëve të Shqipërisë me Serbinë, ndërsa përbuzin Kurtin e Vjosën

Politika

Profesori nga Amerika: Kjo është afria bizare e liderëve të Shqipërisë me Serbinë, ndërsa përbuzin Kurtin e Vjosën

Nga: H.O. Më: 13 mars 2022 Në ora: 20:52
Rama/ Osmani/ Kurti

“Kjo afri e ka zanafillin që nga lideri, diktatori Enver Hoxha e deri më sot”, thotë kështu profesori nga Amerika dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj.

Ai në një prononcim për Bota sot, thotë më tutje se për këto tridhjetë vjet të transicionit Shqipëria asnjëherë nuk pati liderë të denjë për udheheqjën e shtetit mu për këtë sot Shqiperia konsiderohet si një shtet jo stabil, i brishtë.

“Kjo ka ndodhë për shkak se në Shqipëri ka ekzistuar një sistem totalitar shumëvjeqar komunist i snatrapit Enver Hoxha i cili gjatë gjithë jetës së tij diktatoriale ropi dhe poqi figurat më patriotike të kombit, bëri lidhje të ngushta me serbët vetëm për të mbijetuar, për të mbetë në pushtet, çfarë edhe ndodhi deri në vdekjen e tij. Por pas vdekjes së Enver Hoxhes Shqipëria nuk diti të gjendej siç duhej. Në pluralizëm fitoi partia PD e themeluar nga ikona e kombit Azem Hajdari por e cila së shpejti u rrëmbye më forcë nga Sali Berisha i cili bindshëm i fitoi zgjedhjet e para pluraliste në Shqipëri. Ashiqare së shpejti u vrejtë se Sali Berisha i cili erdhi në krye te shtetit nuk kishte njohuri as me elementare në drejtimin e shtetit më në krye me kryeministrin Aleksandër Meksin. Që të dytë dështuan në drejtimin e shtetit”, vlerëson ai.

Ai thotë se filloi rrëmbyeshëm Rebelimi i vitit 1997, filloi anarkia në Shqipëri, lufta civile ishte një lëvizje antiqeveritare e cila filloi me 24 janar 1997 në Lushnjë e cila përfundoi me 24 korrik 1997.

Image
Binak Maxharraj

“Fillimisht anarkia dhe rebelimi filloi si shkas i falimentimit të skemave piramidale të cilat morën me vete rreth 1,2 miliardë dollarë kursime të qytetarëve të cilët të mashtruar nga sistemi i hajnisë se këtyre piramidave shitshin edhe shtëpitë e tyre dhe sende tjera me vlerë për t’i kursyer në këto piramida si mashtrim të madh shekullor në Shqipëri se gjoja më mirë do të jetonin nga kamata e këtyre kursimeve. Revolta dhe protestat u zgjeruan në tërë Shqipërinë që nga Jugu e deri në veri, kërkonin kthimin e deponimeve të tyre në këto piramida, ose banka false që qëllimin e kishin plaqkitjën e popullit. Qendra e revoltes ishte në Vlorë. Revolta u bë aq e madhe sa që eskaloi edhe në dhunë të përgjithëshme. Më ngulim kërkohej dorëheqja e Presidentit Berisha dhe te qeverisë së Meksi të cilët edhe u detyruan të japin dorëheqje. Në këtë ararki, rebelim gjithëpopullor dështoi edhe ushtria dhe policia. Shteti u la e mëshirën e rebeluesve.Filloi dezertimi masovik nga radhët e policiës e cila bëri që vendi të bie në duart e ashtuquajtura Komitete të shpëtimit kombëtar, të cilët i hapen depot ushtarake dhe i gjithë arseali i armatimit pothuajse kaloi në duartë e rrebeluesve”, thotë Maxharraj.

Profesori thotë se qenia e shtetit ishte në pyetje nga përfshirja në flakë e gjithë Shqipërisë dhe ndërhyrja nga jashtë në mënyrë të dhunshme. Por së shpejti ndërhynë shtetet mike të Shqipërisë, si Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, etj, që më ndihmën e tyre u formu Qeveria e përkohshme e pajtimit kombëtarë në krye me bashkiakun e Gjirokastrës, Bashim Fino.

“Por edhe sot e kësaj dite situata në Shqipëri nuk është hiç më e mirë në këto tridhjetë vjet të transicionit demokratik i cili siç duket nuk po ka përfundim. Në pushtet vijnë e shkojnë partitë politike, secila më e zezë dhe më e keqe se tjetra, vijnë e shkojnë dhe sillen rreth pushtetit si rreth mullarit të sanës vetëm tre katër liderë që nuk janë tëhajrit për ndërtimin e shtetit. Nuk mund të jenë të mirë këta liderë qoftë ai Sali Berisha, Edi Rama, Ilir Meta e as Lulzim Basha të cilët qëllim kryesor të ardhjes së tyre në pushtet e kanë hajnin dhe plaqkitjën e popullit i cili i molisur nga varfëria detyrohet të ikë nga atdheu dhe të sorollatet rrugicave të Evropës për një kore lëmoshë buke”, thekson ai.

Tutje, Maxharraj thotë se, është shumë e dhembshme kur Shqipërinë vetëm gjatë periudhes së transicionit tridhjetveçarë e kanë lëshuar mbi 600 mijë shqiptarë duke e boshatisur vendin e vetë.

“Ndërsa nga ana tjetër këta liderë si Rama, Berisha, Meta dhe Basha kanë grumbulluar pasuri përrallore që as fundin vet nuk ua dinë. Në kohën e Enverit këta nuk do të burgoseshin por do të ua hiqej koka ose do të vareshin në sheshe, kurse sot këtyre as nuk i vretë ndërgjegja për pasurim të paligjshëm por këqyrin se si të vjedhin dhe pasurohen edhe më shumë, natyrysht duke e përkrah dhe mbrojtë njëri tjetrin dhe duke e ngulfatë drejtësinë. Unë nuk e di se këta liderë të Shqipërisë së sotme a morën mësim nga Enver Hoxha apo jo, por edhe këta nuk i shkëputin lidhjet me Serbinë me ata që na vranë, që na i dogjën vatrat tona dhe na ndoqën nga to për në vende tjera. Ideologjia fashiste e shkakut ndaj shqiptarëve nuk ka ndryshuar fare dhe nuk do të ndryshoi në asnjë ҫast përderisa të mos i zhdukin të gjithë shqiptarët nga faqja e dheut si qëllim kryesor të tyre”, thotë ai.

Njohësi i ҫështjeve politike, thotë se ‘këta liderë të Shqipërisë së sotme më me dëshirë sot përqafohen me liderët serbë, sidomos me çetnikun Aleksandër Vuçiq me të cilin krijojnë edhe marrëdhënie të afërta gati vëllazërore, kurse kur është fjala për raportet e tyre me vëllazërit e tyre liderët e Kosovës të shtetit të Kosovës si me Kurtin dhe Vjosën i përbuzin, i sabotojnë ,i injorojnë, përzihen në planet e Rusisë dhe Serbisë për zhbërjën e shtetit të Kosovës, qoftë duke marrë pjesë direkte në bisedat dhe tentativat për ndarjen e Kosovës, korrigjimin e kufijve, qoftë edhe përmes politike shoveniste serbe tëkamuluar në projektin ruso-serb dikur”minishengen” e tashti”Ballkani i Hapur” nga i cili Edi Rama e ka lidhë qykën dhe nuk heq dorë’.

“Nuk heq dorë sepse di duket Serbia e ka”blerë”Edi Ramën dhe po e ruan për ditë më të vështira kur do të i’a jep goditjen e fundit Kosovës qe është duke e pritur signalin nga Kremlini posaçërisht nga Putin, se nëse ai dështon me Ukrainën është në gjendje që ta godas Kosovën pamëshirshëm përmes Serbisë, mjafton pra që liderët pro serb shqiptarë e sidomos Edi Rama të mos reagojnë sikurse nuk reaguan për asgjë por gjithëherë ishin në krah të Serbisë e jo të Kosovës çka Serbisë pret që të tillë të mbesin edhe atëherë kur Serbia eventualisht ta sulmoj Veriun e Kosovës. Shqipëria e sotit me këta liderë proserb por që edhe të gasmeruar midis veti për para dhe pushtet zor që do t’i dalin në ndihmë Kosovës në rast të ndonjë rreziku. Kjo shihet më së miri sot kur Putin edhe pse është në luftë me Ukrainën nuk e heq nga goja Kosovën por e ka futur në listën e zezë si armike të saj e cila po i del zot Ukrainës. Edhe përkunder kësaj liderët e Shqipërisë nuk heqin dorë nga “vëllazëria”me qetnikët serbë, por i mbajnë lidhjet me ta përmes projektit ”Ballkani i Hapur” i cili në esencë është pjesë e projektit serbomadh “Serbia e hapur”, vlerëson profesor Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat