Emërimi i Christofer Hill goditës për Serbinë!

Politika

Emërimi i Christofer Hill goditës për Serbinë!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 13 mars 2022 Në ora: 21:07
Christofer Hill

Para disa ditës diplomati amerikan, Christopher Hill, është konfirmuar ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019, përcjell “Bota sot”.

Emërimi i Hill është publikuar në rrjetin social Twiter me shumicën e demokratëve të Senatit të ShBA-ve, ku thuhet se u konfirmua përveç emërimit të Hillit dhe disa ambasadorëve tjerë.

Hill, është diplomat veteran, ka thënë më parë se misioni i tij në Serbi do të fokusohet në nxitje të dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Nëse konfirmohem, unë do ta inkurajoj Serbinë që të angazhohet fuqishëm dhe urgjentisht për të gjetur një rrugë përpara me fqinjin e saj”, kishte thënë ai.

Ambasadori Hill ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë që ka Serbia për të arritur stabilitetin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat