Ky është skenari që pritet të ndodhë në Serbi pas emërimit të Chrisofer Hill

Politika

Ky është skenari që pritet të ndodhë në Serbi pas emërimit të Chrisofer Hill

Nga: M.H. Më: 14 mars 2022 Në ora: 16:47
Christofer Hill

Christofer Hill është zgjedhur ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Serbi.

Zgjedhja e Hill ka arritur të sjellë shpres nëse një ndryshim në mes Kosovës dhe Serbisë mund të ndodhë me ndërmjetësimin e tij.

Ambasadori Hill ka nënvizuar vazhdimisht rëndësinë që ka Serbia për të arritur stabilitetin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor.

Shtetet e Bashkuara, së bashku me partnerët tanë evropianë vazhdojnë të mbështesin zhvillimin e Serbisë si një vend modern, i begatë evropian, në paqe me fqinjët e saj. Përparimi i Serbisë është pjesë e arritjes së qëllimeve strategjike të SHBA-së, si rigjallërimi i aleancave tona evropiane, mbështetja e demokracisë dhe sundimi i ligjit, promovimi i bashkëpunimit ekonomik dhe trajtimi i sfidave globale dhe rajonale”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet analisti politik, Gani Qarri, i cili u shpreh se emërimi i Hillit do të thotë një shenjë e mirë pasi e njeh gjithë ecurinë e dialogut, mirëpo përmendja e një kompromisi ndaj Serbisë nuk është gjëja e duhura për Kosovën.

Image
Gani Qarri

“Fakti se Christofer Hill, si njohës i mirë i gjendjes në rajon dhe në ish territoret e federatës jugosllave, është konfirmuar për ambasador në Serbi, i cili ishte edhe njeri prej diplomateve vendimtar amerikan, në shumë procese të zhvilluara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, përfshirë edhe bombardimet e NATO-s, na bënë të shpresojmë se çështja e dialogut me këtë shtet ish okupator të Kosovës, më në fund, do të vendoset në binarë normal dhe ndërmjet dy vendeve të pavarura, pas më se 11 viteve pa rezultate konkrete, bisedimet përfundimisht të përmbyllen me një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje të ndërsjellë”, thotë analisti.

Më tej ai shton që brengosëse për të gjithë shqiptarët është që ka shumë shqiptarë peng të vrarë Serbia e që e njëjta nuk po i jep ende.

Por, ajo që më brengosë shumë, mua si person e besoj edhe shqiptarët në përgjithësi, është fakti se edhe pas gjithë dëmeve të pësuara materiale dhe krimit e gjenocidit më ç`njerëzor që ka përjetuar Kosova gjatë luftës për çlirimin e saj nga okupimi i Serbisë fashiste, e cila edhe pas 23 vitesh nga përfundimi i luftës, ende mban peng mbi 1643 trupa të shqiptarëve të vrarë e të kidnapuar, serish edhe nga diplomatë të lartë e me përvojë të gjatë dhe njohës të mirë të agresionit të Serbisë në disa shtetet të pavarura të dala nga ish federata jugosllave, si Christofer Hill përmenden kompromiset që duhet të bëjnë vendet si Kosova, që ka vuajtur e pësuar aq shumë nga agresioni ushtarak i Serbisë”, theksoi ai.

Sipas analistit të gjitha këto situata të vështira në dialog kanë ardhur si pasojë e Thaçit dhe Mustafës, të cilët bënë shumë lëshime të mëdha për Kosovën andaj pas kaq shumë kohësh tani edhe Kosova mund të bëjë ndonjë kompromis.

Dhe siç dihet tanimë nga të gjithë qytetarët e flitet hapur kudo, brenda dhe jashtë vendit, ata që e degjeneruan dialogun deri në këtë shkallë shqetësuese, ishin kuislingu Hashim Thaçi e jugo-komunisti renegat Isa Mustafa, të cilët për arsye të veta personale, bënë lëshime aq të mëdha e të dhembshme, sa që lejuan Serbinë të involvohet edhe në rregullimin tonë të brendshëm shtetëror, duke nënshkruar edhe në ngritjen e ngrehinave të rrezikshme serbe. Si asociacioni një etnik serb dhe dërguan Kosovën në prag të ndarjes, bosnjëzimit dhe shkatërrimit të shtetësisë së saj, por megjithatë ndaj veprimeve të tyre, përveç ndonjë kritike ndaj deklaratave të diplomatëve të huaj, vendi ynë, tash e gati një dekadë, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim adekuat ligjor, duke ua lënë rrugën hapur diplomatëve dhe ndërmjetësuesve të huaj, që të flasin dhe nënkuptojnë se vet Kosova është e gatshme të bëjë kompromise në dëm të saj”, potencoi Qarri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat