Analisti flet për emërimin e Christofer Hill/ Paralajmëron Serbinë

Politika

Analisti flet për emërimin e Christofer Hill/ Paralajmëron Serbinë

Nga: M.H. Më: 14 mars 2022 Në ora: 16:50
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq, foto ilustrim nga "Bota sot"

Ëshë konfirmuar që Christofer Hill është zgjedhur ambasador i SHBA-ve në Serbi.

Emërimi i Hill është publikuar në rrjetin social Twiter me shumicën e demokratëve të Senatit të ShBA-ve, ku thuhet se u konfirmua përveç emërimit të Hillit dhe disa ambasadorëve tjerë.

Ai do ta zëvendësojë Anthony Godfreyn, i cili ka qenë ambasador i SHBA-së në Beograd qysh në nëntor të vitit 2019, përcjell “Bota sot”.

Mirëpo çfarë ndikimi do të ketë për dialogun Kosovë – Serbi mbetët të shihet.

Analisti politik, Florim Zeqa në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që zgjedhja e Hill ambasador i ri i SHBA-ve në Serbi është i rastësishëm.

Image
Florim Zeqa

Lirisht mund të themi se konfirmimi nga Senati për zgjedhjen e Christopher Hill ambasador i ri i SHBA-së në Serbi nuk është i rastësishëm! Prolongimi i arritjes së marrëveshjes përfundimtare e ka detyruar presidentin Biden të bëjë zgjedhjen e duhur me emërimin e diplomatit të karrierës ambasador në Serbi, i cili e ka përvojën e zhvillimit të negociatave dhe zgjidhjes së shumë problemeve ndërshtetërore dhe ndëretnike në botë”, thotë ai.

Më tej, Qarri thotë se Hill i rikujton Serbisë kohën e bombardimeve të NATO-s në Serbi për këtë arsyje të dy shtetet duhet ta ndërmarrin me seriozitetin e Hill.

Për Serbinë emri i Christofer Hill rikujton simfoninë e zhurmshme të aeroplanëve bombardues të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi, ku pas refuzimit të kësaj të fundit për nënshkrimin e marrëveshjes me Kosovën në Rambuje, kishin nisur sulmet 78 ditëshe ndaj regjimit të Millosheviqit.

Ashtu sikurse Serbia që duhet të përgatitet mirë për efektet diplomatike të ambasadorit Hill, edhe Qeveria e Kosovës duhet ta merrë seriozisht diplomatin amerikan, ngase për dallim nga diplomatët e tjerë perëndimor, ambasadori Christofer Hill palëve në dialog nuk iu lë shumë hapësirë manovrimi, por shumë shpejtë i sjellë para dy zgjidhjeve përfundimtare”, potencoi analisti.

Sikurse që asnjë luftë nuk përfundon pa dialog, edhe dialogu nuk përfundon pa kompromise të dyanshme!

Analisti shton që sa më shpejt të përfundoj kapitulli i luftërave në Ballkan aq më mirë do të jetë për të dy vendet pasi konflikte të reja të don shtojnë rrezikun në Ballkanin Perëndimor.

Duam apo nuk duam ne, duan apo nuk duan serbët, bashkësia ndërkombëtare nuk do t’na pres pafundësisht derisa ne të dakordohemi për çështjet e hapura mes nesh! Sa më parë që të mbyllet kapitulli i luftërave në Ballkan, e në veçanti i armiqësive shekullore serbo-shqiptare aq më mirë do të jetë për të dy palët.

Në të kundërtën, hapja e konflikteve të reja në kontinentin tonë dhe në botë, do të bëjë që ne të anashkalohemi nga bashkësia ndërkombëtare, për çka do të shtohet rreziku i përgjakjes së sërishme të Ballkanit perëndimor”, përfundoi Zeqa për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat