Alarmohet situata pas deklaratave të Putinit, kërkohet mobilizim në Kosovë!

Politika

Alarmohet situata pas deklaratave të Putinit, kërkohet mobilizim në Kosovë!

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 17 mars 2022 Në ora: 14:27
Vladimir Putin

Tashmë ka mbi 20 ditë që ka filluar lufta e Rusisë për ta pushtuar Ukrainën.

Gjatë kësaj kohe, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka përmendur disa herë Kosovën. Ai ka krahasuar rastet e Krimesë, e Luhanit, Donetskit me rastin e Kosovës.

Por, këto deklarata të Putinit nuk janë mirëpritur në Kosovë.

Sipas njohësve të çështjeve politike, deklaratat e Putinit tregojnë qartë synimet e tij. Sipas tyre, Putini nuk ka për qëllim vetëm pushtimin e Ukrainës, por ai synon që të destabilizojë Ballkanin.

Ndërkaq, sa i përket asaj se a rrezikohet Kosova pas deklaratave të Putinit, analistët janë shprehur se sigurinë e Kosovës e garanton KFOR-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat