Pse është kaq e rëndësishme Rusia për Kinën?

Politika

Pse është kaq e rëndësishme Rusia për Kinën?

Valdrin Nuredini Nga Valdrin Nuredini Më 27 mars 2022 Në ora: 08:24
Xi Jinping, Vladimir Putin

Në historikun e zhvillimeve politike, bota ka njohur aleanca shumë të fuqishme mes shteteve të mëdha. Njëra ndër lidhjet që i ka rezistuar kohës dhe ka mbetur e paprekur nga zhvillimet e tjera është ajo e Kinës me Rusinë.

Sot, këto dy shtete pavarësisht kërcënimeve nga jashtë, në një lidhje mes interesash dhe jo vetëm, po i rezistojnë edhe kërcënimeve nga shtetet e fuqishme.

Përveç tjerash kur e gjithë bota i ka kthyer kurrizin Rusisë, për shkak të agresionit ndaj popullit të Ukrainës, Kina ishte shumë më e butë në raport me këtë situatë. Garancionin e vetëm që Kina ia dha botës, është se ata për momentin nuk po i shesin armë Rusisë. Anipse rusët janë ata që e furnizojnë me armë Kinën tash e shumë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat