Vulin paralajmëroi luftë, i vjen kundërpërgjigjja e ashpër

Politika

Vulin paralajmëroi luftë, i vjen kundërpërgjigjja e ashpër

Nga: M.H. Më: 27 mars 2022 Në ora: 20:07
Aleksandar Vulin

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë të jenë prezente ende. Ka mjaftuar një reagim i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ndaj suspendimit të kryetares së Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Liljana Stevanoviq, që edhe zyrtarë të tjerë në Beograd si në kor, të sulmojnë kryeministrin Kurti e madje të kërcënojnë edhe me konflikt të hapur me Kosovën.

Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se shkarkimi i gjyqtares serbe në Mitrovicë, është hapi i parë drejt luftës mes dy shteteve.

Ky është hapi i parë drejt përfshirjes së Serbisë në konfliktet e armatosura në Kosovë, të cilin shqiptarët (Vulin ka përdorur termin fyes “šiptari) po e përgatisin. Nëse Bashkimi Evropian, i cili është sponsor i Marrëveshjes së Brukselit, nuk mbledh një takim në Bruksel dhe ndalon çfarëdo aksioni të dhunës kundër serbëve në Kosovë, atëherë me të drejtë mund të themi se sulmi i Kurtit nuk erdhi nga koka e tij e helmuar nga urrejtja. Çfarëdo që të sjellin ditët në vijim, është e sigurt se Serbia ka bërë gjithçka për të ruajtur paqen dhe se e gjithë përgjegjësia për stabiliteti i rajonit tani varet nga Bashkimi Evropian, KFOR-i dhe Kurti”, tha Vulin.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politikë, Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai u shpreh se Vulin është duke parë ëndërra me sy hapur sepse Kosova tashmë ka një ushtri dhe ka gjithashtu NATO brenda saj.

Sipas tij, Amerika ka bazë ushtarake në Kosovë dhe Kosova është shtet fal investimit politiko ushtarak të Amerikës.

Nuk e di sa është e rrezikuar Kosova nga Serbia, nuk e di sa ëndrra sheh Vulin, nuk e di sa fuqi ka Kurti e sa forca mbledhë Kosova në një rast lufte, por di se tani Kosova është shtet, ka ushtri të saj të armatosur e jo si në kohën e UÇK kur dolën në luftë 10 mijë njerëz edhe pa pushkë e pa përvojë. Sot Kosova ende nuk është në NATO por NATO është në Kosovë, Amerika ka bazë ushtarake në Kosovë dhe Kosova është shtet fal investimit politiko ushtarak të Amerikës. Asnjë lloj mburrje nuk i shkon askujt në Kosovë për luftë e trimëri, por edhe Serbia është sot si qen pa dhëmbë që veç mundet me lehë kundër Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej, ai shton që detyrë e Kosovës tash është të largoj disa persona që mbajnë emrin e veteranëve.

Kurti e qeveria e tij duhet ta dinë se ushtria e Kosovës nuk është ndërmarrje punësimi militantësh, sepse nuk do të jetë efikase, dhe Kosova të heqë disa zero nga numri banal i veteranëve”, foli Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat