"Do të kapen ministra e zv/ministra, deputetë e kryetarë komunash.."/ Kosova në rrezik nga spiunet inkuadruar ndër vite në pushtet

Politika

"Do të kapen ministra e zv/ministra, deputetë e kryetarë komunash.."/ Kosova në rrezik nga spiunet inkuadruar ndër vite në pushtet

Nga: M.L. Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Ditë më parë, Organizata prestigjioze “Freedom House“, ka publikuar raportin vjetor për demokraci për Vendet në Tranzicion ku në aspektin e demokracisë Kosova është vlerësuar me 3.14 pikë nga shkalla e vlerësimit.

Të gjeturat tjera në raportin e kësaj organizate flasin për ndikimin e Qeverive ruse, kineze dhe turke në proceset qeveritare gjatë viteve të fundit.

“Serbia ende ruan ndikimin në veri të Kosovës, ku institucionet kosovare nuk kanë prezencë të fortë. Qeveritë ruse, kineze dhe turke kanë ushtruar gjithashtu ndikim mbi proceset qeveritare në Kosovë gjatë viteve të fundit”,thuhet mes tjerash në raport.

E këtë pjesë të raportit e ka komentuar për gazetën “Bota sot”, Muhamet Kelmendi njohës i çështjeve juridike.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Kelmendi: Kosova në rrezik nga spiunet inkuadruar në pushtetin e Kosovës

Ai ka thënë se Republika e Kosovës është në rrezik nga spiunet inkuadruar në pushtetin e Kosovës.

Në kuadër të informacioneve që po qarkullojnë neper media si dhe duke u mbështetur në raportin e Freedom Hoous po dalin të dhëna se në Qeverine e Kosovës ka ndikuar Qeveria Ruse, Kina dhe Turqia.

Kjo e dhënë është shprehur qartë.

I takon kuptohet AKI-se dhe institucioneve tjera të Kosovës që t'i tregojnë dhe t'i kapin elementet e tille dhe ata të pëgjigjen para drejtësisë,

Nuk ka dyshim se ekzistojnë subjekte politike që janë në Qeveri dhe në Kuvend, deri edhe nëpër gjykata e në organe të sigurisë, që kanë lidhje me Serbinë, me Rusinë, me Turqinë a me Kinën.

Natyrisht se rreziku më i madh është nga lidhja me Serbinë, me Rusinë dhe me Kinën”, ka thënë Kelmendi.

"Lista Serbska është në të ndikim Serbisë dhe të Rusisë"

Këtu, ai ka theksuar se duhet përmendur Listen Serbska që ka lidhje dhe vartësi totale nga Serbia dhe kështu edhe me Rusinë.

“Ambasadori rus në Beograd është shumë herë mysafire i kësaj liste. Ata bashkëpunojnë dhe kuptohet se tërë Lista Serbska është në të ndikim Serbisë dhe të Rusisë.

Ka edhe gjykatës, policisë dhe administrator e kryetarë të komunave, sidomos nëpër komunat serbe që janë nën ndikimin serbo - rus. Kjo është e ditur dhe e qartë.

Kryetari i komunës së Mitovicës së veriut, të Zubin Potokut, të Leposaviçit, të Graçanicës a të Shtërpces janë në lidhje të vazhdueshme shtetin kriminal serb dhe me Rusinë. Këta kanë lidhje edhe me shërbimin informativ kinez.

Këta janë spiun të këtyre shteteve. E tërë lidhja e tyre kalon nëpërmjet shtetit serb dhe në Serbi janë kontaktet. Çdo herë kur shkojnë në Beograd takohen.

Edhe kjo dihet botërisht”, ka theksuar profesori.

Mungesa e ligjit për lustracion

Ai ka rikujtuar takimet dhe kontaktet e tyre me Beogradin që janë bërë në mënyrë të hapur.

“Kjo listë ka lidhje edhe me Kinën.

E rëndë është gjithashtu se skena politike në Kosovë nuk është spastruar nga veglat e huaja.

Nuk kemi Ligj mbi lustracionin dhe kështu kemi edhe ish vegla të regjimit serbo-jugosllav në pushtet.

Këta mund të bëhen shumë lehtë edhe shërbëtorë të të huajve.

Me Turqinë ka lidhje partia turke që është në pushtet dhe atë nga shpallja e shtetit të pavarur të Kosovës, ndoshta edhe me herët. Kjo lidhje është e ditur. Këtej me siguri dalin edhe partitë tjera, shqiptare dhe politikane, që kane lidhje dhe janë nën ndikim të Ankarasë.

I di AKI -ja dhe shteti

Të gjitha këto të dhëna janë për Republikën të qarta. I di AKI -ja dhe shteti.

Pse nuk veprojnë nuk di!”, ka theksuar Kelmendi

Sipas tij, lidhur me këtë ekziston mund të ekzistojë frika se do të kapen ministra e zëvendësministra, deputetë e kryetarë të komunave, si dhe shume administratorë.

“Duket se kanë frikë për të vepruar. Kjo për faktin se do të kapen ministra e zëvendësministra, deputetë e kryetarë të komunave, si dhe shume administratorë që duhet kapur dhe dënuar”, është shprehur ai.

"Kemi rreziqe të mëdha"

Kelmendi ka thënë se gjatë bllokimit të rrugëve në veri Serbia i dinte vendimet e organeve sekrete të shtetit të Kosovës. Po ashtu, profesori rikujtoi edhe vizitën e ambasadorit rus në kufirin Kosovë-Serbi.

“Natyrisht se këtej kemi rreziqe të mëdha.

Çdo gjë në Prishtinë dihet në Beograd. Edhe vendimet e organeve sekrete, sikundër ishte rasti në shtator, gjatë bllokimit të rrugëve në veri, i dinte Serbia. Mendohet se edhe Rusia dhe Kina kishin të dhëna.

Këtu duhet domosdo duhet përmendur viziten e ambasadorit rus në kufirin Kosovë-Serbi gjate kohës se trazirave serbe për targat.

Ky është shembull i qartë”, ka përfunduar prof. Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat