Eksperti i sigurisë flet për sulmet e fundit ndaj policisë – tregon se nga kush erdhi urdhri!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për sulmet e fundit ndaj policisë – tregon se nga kush erdhi urdhri!

Nga: M.H. Më: 26 prill 2022 Në ora: 13:31
Pamje nga sulmet në veri

Policia e Kosovës tashmë një kohë është shënjestër e sulmeve të qëllimshme nga serbët në veri të Kosovës.

Ani pse nuk ka kaluar shumë kohë që nga sulmet e fundit, policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit u sulmua përsëri.

Sulmi me armë zjarri ndodhi në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Këtë e konfirmoi edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, konfirmojmë se është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore, ku në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar janë sulmuar me armë zjarri, përveç dëmeve materiale në automjet nuk raportohet për zyrtarë të lënduar”.

Të lënduar nga ky sulm nuk ka dhe se për veprimet e radhës janë duke u merr institucionet e vendit.

Në lidhje me këtë temë “Bota sot”, ka kontaktuar me ekspertinë e sigurisë, Drizan Shala.

Ai u shpreh se urdhëri për këto sulme të vazhdueshme është nga Beogradi dhe qëllimi është të prishet rendi kushtetues i Kosovës.

Image
Eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Sulmet që janë duke ndodhur po e dëshmon edhe njëherë që urdhërdhanësit janë në Beograd dhe qëllimi primar i tyre është kundër rendit kushtetues dhe shtrirjes së autoritetit të Republikës së Kosovës në veri të vendit”, u shpreh ai.

Në fund eksperti i sigurisë shton se institucionet e sigurisë duhet të ndërmarrin veprime sa më shpejt për të identifikuar kryesitë e këtyre sulmeve.

“Institucionet e sigurise duhet që sa me parë të ndërmarrin veprimet në indentifikimin e kryesve dhe të vihen para drejtësise personat në fjalë”, përfundoi Shala për “Bota sot”.

Kujtojmë që edhe më 15 prill serbët kanë sulmuar policët e Kosovës duke sjellur reagime edhe nga liderët e vendit.

Përveç datës 15 prill, njësitë special ishin sulmuar edhe dy ditë më pas, duke sulmuar  edhe me granatë dore,  AK 47 si dhe janë vendosur si pengesa në rrugë; iriqët metalikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat