Ankthi i Ramës, frika e arrestimit të ish-krerëve të shërbimit të fshehtë, të involvuar në vrasjet politike/ Ky është plani që po kurdis Rama

Politika

Ankthi i Ramës, frika e arrestimit të ish-krerëve të shërbimit të fshehtë, të involvuar në vrasjet politike/ Ky është plani që po kurdis Rama

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 24 korrik 2022 Në ora: 08:27
Edi Rama dhe Hashim Thaçi - Foto ilustrim "Bota sot"

Në mbrëmjen e të enjtes në Kuvendin e Shqipërisë është miratuar me 125 vota pro, rezoluta kundër raportit të Dick Marty-t për Kosovën.

Rezoluta e miratuar nga shumica e deputetëve i konsideron të pabaza pretendimet e ngritura në vitin 2011 nga një raport i asamblesë së Këshillit të Europës, sipas të cilit gjatë luftës në Kosovë është kryer trafik organesh njerëzore nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjithashtu autoritetet deklaruan se do të kërkojnë nga Këshilli i Evropës rishikimin e rezolutës së vitit 2011 duke qenë se të gjitha hetimet e deritanishme nuk kanë nxjerrë asnjë provë apo fakt të tillë.

Padyshim që në këtë seancë nuk munguan debatet e forta dhe akuza të ndërsjella mes shumicës dhe opozitës për qëndrimet e palëve ndaj zhvillimeve në Kosovë.

Kujtojmë që raporti i të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Marty ishte zanafilla që çoi më pas në ngritjen e një gjykate të posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë.

Mirëpo, cila mund të jetë arsyeja pse kryeministri Rama ka insistuar që kjo rezolutë të miratohet?

Apo mos dëshiron ta lirojë “mikun” e tij, ish-presidentin Thaçi?

Qarri: Gjykata Speciale nuk është krijuar as nuk mund të mbyllet nga Edvin Kristaq Rama

Image
Analisti politik, Gani Qarri

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, analisti politik, Gani Qarri shprehet se kryeministrin Rama e ka kapluar frika për zbardhjen e SHISH-it dhe kuadrove të larta të PS-së në vrasjet e Kosovës nga specialja.

“Edvin Kristaq Rama, nuk e ka hallin e Thaçit as të UÇK-së, por e ka kap frika e zbardhjes së involvimit të SHISH-it dhe kuadrove të larta të PS-së, në vrasjen dhe eliminimin e shqiptarëve të Kosovës nga gjykata speciale. Prandaj sa më shumë, që po afrohet fillimi i gjykimit të të ashtuquajturës ndërmarrje kriminale, në krye me Thaçin & Co, aq më shumë ka filluar ti shqetësoj SHISH-in, PS-në dhe kryeministrin Edvin Kristaq Rama. Frika e zbulimit të emrave të shërbimit të fshehtë dhe pjesëtarëve të PS-së, si Klosi & Co, të involvuar në vrasjet e kuadrove të larta të ushtrisë dhe logjistikës së UÇK-së. Duke filluar nga Ali Uka i masakruar në banesën ku flinin bashkë me Hashim Thaçin në Tiranë, Ilir Konushevcin i vrarë bashkë me Dr. Hazir Malën në Bajram Curr, kolonel Ahmet Krasniqin i vrarë, me prit zënie në Tiranë etj”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që Edvin Kristaq Rama nuk po lë gur pa lëvizur, që me çdo kusht të arrijë qoftë edhe ndryshimin e pjesshëm apo edhe kufizimin e rolit të gjykatës speciale, në mënyrë që të kamuflohet, sado pak roli i PS-së në vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.

“Duke pasur parasysh faktin se aktakuzat kanë të bëjnë me vrasjen e shqiptarëve dhe gjykimet nuk do të nisin as mbarojnë me pretendimet e Dick Marty-t, ngase ato, ka kohë që kanë rënë nga procesi si të pabazuara dhe nga gjykata speciale do të trajtojnë vrasjet e para dhe të pas luftës, një pjesë e të cilave, mjerisht kanë ndodhur edhe në Shqipëri, Edvin Kristaq Rama nuk po lë gur pa lëvizur, që me çdo kusht të arrijë qoftë edhe ndryshimin e pjesshëm apo edhe kufizimin e rolit të gjykatës speciale, në mënyrë që të kamuflohet, sado pak roli i PS-së në vrasjen e shqiptarëve të Kosovës, me pozita të larta udhëheqëse dhe logjistike të UÇK-së, të cilët vepronin nga Shqipëria”, thotë analisti.

Sipas tij Hashim Thaçi ishte strumbullar rreth të cilit merrnin formë planer për vrasje politike.

“Për aq më tepër Thaçi ishte strumbullari me dhe rreth të cilit SHISH dhe PS e Shqipërisë, përgatitën, inskenuan dhe realizuan çdo prapësi, duke ndarë edhe ushtrinë e Kosovës më dysh, dhe eliminuar kuadrot më të lartë të UÇK-së. Të cilët për gati një decenie me radhë kishin dhënë kontributin e tyre ushtarak qysh nga luftimet e para në republikat ish jugosllave. Duke filluar nga Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, por ishin vrarë me pritzënie, vetëm pasi ishin vendosur në shtetin amë në Shqipëri, si kolonel Ahmet Krasniqi, për të mos u zbuluar kurrë nxitësit, as autorët e vrasjes së tij dhe të tjerëve”, shpjegon tutje Qarri.

Ndër të tjera analisti paralajmëron që Specialja do të zbardhë të gjitha të palarat shumë shpejt dhe se gjykata speciale nuk është krijuar as nuk mund të mbyllet nga Rama.

“Ndaj kjo ka bërë që Edvin Kristaq Rama dhe partia që ai udhëheqë të ndjehen në siklet të madh, ngase ora e së vërtetës po ofron dhe gjykata speciale pritet ti nxjerr në shesh gjithë të pa larat, nga të cilat SHISH dhe PS, mund të dalin të lagur nga faktet, të cilat pritet të zbardhen në Hagë. Vetëm me lirimin e Thaçit, do të vazhdonte mjegullimi i të vërtetës dhe mbulimi i krimeve të ndodhura në Kosovë dhe Shqipëri, pas zbardhjes së të cilave, Shqipëria si shtet do të merrte vërejtje të mëdha dhe pas gati një çerek shekulli do të detyrohej nga BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar, që të ndërmerrte edhe masa juridike, për ndalimin dhe dënimin e autorëve të vrasjeve dhe nxitësve të tyre, të cilët edhe sot, ka mundësi të mbajnë poste me rëndësi, në sektor të ndryshëm të qeverisë dhe pushtetit njëpartiak nën qeverisjen e Edvin Kristaq Ramës në Shqipëri. Përndryshe Gjykata Speciale nuk është krijuar as nuk mund të mbyllet nga Edvin Kristaq Rama & Co. Ai është njeriu i fundit, i cili mund të pyetej, ndonjëherë për këtë punë”, nënvizon analisti Gani Qarri për “Bota sot”.

Mehmeti: Rama, është i rrezikshëm për Kosovën

Image
Analisti politik, Faton Mehmeti

Ndërsa analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që me këtë rezolutë Rama po përpiqet ta ndryshojë imazhin e tij tek shqiptarët e Kosovës.

“Me këtë rezolutë, Rama po synon të përmirësojë imazhin e tij në sytë e shqiptarëve, për raportet e tij me Vuçiqin”, thotë ai.

Sipas Mehmetit po tenton ta ndihmoj lirimin e Hashim Thaçit, por se kjo gjë është vështirë e arritshme, pse nuk po akuzohet, siç pretendon rezoluta për trafikim organesh, por për krime lufte.

“Në anën tjetër synon të bëjë diçka për të ndihmuar në lirimin e Thaçit, njeriu që është hallka kryesore në treshen për ndarje të Kosovës, Rama-Thaçi- Vuçiqi. Por, është e vështirë të ndodhi kjo. Thaçi nuk akuzohet për trafikim organesh, akuzohet për krime lufte, edhe ndaj shqiptarëve”, thekson analisti.

Në fund, ai nënvizon që qëllimi i tij është të vë nën kontroll total PDK-në për ta kthyer pastaj kundër Kurtit.

“Kështu që, Thaçi, Rama po tentohet të faktorizohet edhe më shumë, qëllimi i tij është të vë nën kontroll total PDK për ta kthyer pastaj kundër Kurtit. Rama, është i rrezikshëm për Kosovën”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat