Përhapja e islamit politik/ Analisti ka një thirrje për institucionet e vendit!

Politika

Përhapja e islamit politik/ Analisti ka një thirrje për institucionet e vendit!

Nga: M.H. Më: 28 korrik 2022 Në ora: 14:52
Qeveria e Kosovës

Ditëve të fundit një nga temat më aktuale në vend është përhapja e islamit politik në vendin tonë.

Së fundmi kemi rastin ku Imami i xhamisë në fshatin Lupq të komunës së Podujevës, Zeqir Berisha është rrahur rëndë mbrëmë nga disa persona.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti.

Megjithatë, Hoti ka thënë se nuk e kanë asnjë informacion tjetër për ngjarjen.

Sulmi është i vërtetë. Kush, qysh, tek nuk e dimë. Policia është e njoftuar”, tha Hoti.

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik, Hidajet Ahmeti.

Image
Hidajet Ahmeti

Ai u shpreh se nuk duhet lejuar që institucionet publike shtetërore të jenë pjesë e lojërave të tilla.

Sipas tij liritë dhe të drejtat fetare janë kategori kushtetuse, por shteti duhet të jetë laik karshi praktikave religjioze

Shteti i Kosovës është shtet sekular dhe asesi nuk duhet të lejoj institucionet publike shtetërore të jenë pjesë e lojërave të tilla.Ata që në emër të fesë shkaktojnë dhunë,shantazh apo çfarëdo presioni psikologjik duhet të sanksionohen. Liritë dhe të drejtat fetare janë kategori kushtetuse, por shteti duhet të jetë laik karshi praktikave religjioze”, u shpreh ai.

Në fund, analisti thekson që mosndërhyrja e shtetit mund të tensionoj gjendjen akoma më shumë dhe do t'jep mundësi opinionit për teori të ndryshme.

“Mekanizmat e kontrollit në shtetet demokratike duhet të jenë më efektive dhe efikase për t'i shuar grupet radikale, pasi mosndërhyrja e shtetit mund të tensionoj gjendjen akoma më shumë dhe do t'jep mundësi opinionit për teori të ndryshme që mund ta ndërtojnë një percpecion të gabuar”, përfundoi Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat