Ish ushtari i UҪK-së tregon si Hashim Thaҫi mori garanci se nuk do të prekej nga Gjykata Speciale, andaj bëri presion tek deputetët

Politika

Ish ushtari i UҪK-së tregon si Hashim Thaҫi mori garanci se nuk do të prekej nga Gjykata Speciale, andaj bëri presion tek deputetët

Nga: H.O. Më: 29 gusht 2022 Në ora: 17:51
Hashim Thaçi/ Ilustrim: Bota sot

Ditë më parë në një intervistë për “Bota sot”, ish pjesëtari i UҪK-së, Vendim Demaj deklaroi se ish kreu i PDK-së, Hashim Thaҫi kishte marrë garanci se do të ishte imun ndaj kësaj gjykate dhe në këtë mënyrë ai kishte bërë presion që të formohet Gjykata Speciale.

“Hashim Thaҫi kishte marr “garanci” që si person do të ishte “imun” ndaj tyre dhe prandaj ai ushtroi presion tek deputetët e partisë së tij dhe koalicionit që udhëhiqte që kjo gjykatë të krijohej dhe të operonte nga jashtë Kosovës, gjithsesi gjykimi i kujtdo është gjykim i tij dhe veprimtaria e tij personale, por asnjëherë i aktivitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse ata përfaqësojnë vetëm veten e tyre”, theksoi Demaj.

Ndërkaq sa i përket gjykimit të ish bashkëluftëtarëve të tij në këtë gjykatë, thotë se gjykimi i kujtdo është gjykim i tij dhe veprimtaria e tij personale, por asnjëherë i aktivitetit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sepse ata përfaqësojnë vetëm veten e tyre.

“Në lidhje me gjykimet që bëhen në Gjykatën e Hagës, unë e kam thënë dhe herë të tjera që kjo është një padrejtësi që i bëhet Kosovës, pasi dhomat e specializuara duhej të ndodheshin në territorin e Kosovës dhe aty të ushtrohej veprimtaria e tyre duke u bazuar në prova dhe fakte, por jo në indicie dhe dosje që kanë bërë hetuesia e Serbisë, dhe fakti që këto dhoma speciale u krijuan për të funksionuar nga jashtë Kosovës, përsëri fajtore është klasa politike e kohës, që çdo veprim dhe vendim-marrje ju diktohej”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat