Plani për vrasjen e Albin Kurtit/ Vjen paralajmërimi nga eksperti i inteligjencës: Urgjentisht të ndërmerren këto masa!

Politika

Plani për vrasjen e Albin Kurtit/ Vjen paralajmërimi nga eksperti i inteligjencës: Urgjentisht të ndërmerren këto masa!

Nga: A.M. Më: 19 shtator 2022 Në ora: 22:58
Kryeministri Albin Kurti

Sot, mori shumë vëmendje mediatike lajmi për planifikimin e një atentati ndaj kryeministrit Albin Kurti.   

Në vitin 2021, Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë zbuloi një plan që kishte për qëllim vrasjen e kryeministrit Albin Kurti dhe dy personave të tjerë nga një shtetas nga Shqipëria. Të paktën kështu rezulton në një dokument të bërë publik këtë të hënë nga hakerat, i cili dyshohet se është marrë nga emaili i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2021, Gledis Nano. 

Në dokument theksohet se Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ka marrë informacione për atentat ndaj këtyre tre personave. I dyshuari është Prek Kodra, shtetas shqiptar, i datëlindjes 01.05.1976. Në dokument theksohet se ai ka aftësi të mira në përdorimin e snajperëve dhe armëve të tjera. Ai dyshohet se është përfshirë në disa vrasje në Kosovë dhe Mal të Zi. Ndërkohë, Kodra dyshohet se jeton në Shkodër, ndërsa lëviz në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. 

E lidhur me këtë çështje, në një prononcim për “Bota sot” foli eksperti i sigurisë dhe inteligjencës, Drizan Shala.   

Fillimisht, ai u shpreh se raste të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, derisa kërkoi që të krijohen kushte të shpejta për sigurinë e kryeministrit Kurti. 

Image
Eksperti i sigurisë dhe inteligjencës, Drizan Shala.  

“Situata të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, sa i përket rrezikshmërisë për bartësit e institucioneve në Kosovë dhe një reagim aq i shpejtë duke krijuar kushte preventive për sigurinë e personit në fjalë”, deklaroi eksperti i sigurisë. 

Krahas kësaj, Shala kërkoi rritje të bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë të Kosovës dhe Shqipërisë. 

Ai shtoi se dy shtetet shqiptare duhet të veprojnë shpejt në neutralizimin e rrezikut. 

“Institucionet e sigurisë në Kosovë dhe Shqipëri duhet të vazhdojnë një thellim më të gjerë të një bashkëpunimi duke krijuar pse jo edhe një mekanizëm kombëtar për siguri ku institucionet si Policia e Inteligjenca e të dyja vendeve do mund të bashkëveprojnë edhe më shpejt dhe më me efikasitet në neutralizimin e rrezikut në të dyja shteteve”, përmbylli Drizan Shala për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat