A po kërcënohet veriu me luftë? / NATO-ja një muaj strëvitje në Kosovë

Politika

A po kërcënohet veriu me luftë? / NATO-ja një muaj strëvitje në Kosovë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 22 shtator 2022 Në ora: 18:23
Ilustrim

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pak ditë më parë gjatë një vizite në Gjermani ka alarmuar se rajoni është në rrezik nga Rusia dhe Serbia.

Osmani ka thënë se “Serbia është kthyer në një satelitë të Rusisë” dhe se “po vallëzon në ritmin e Putinit”.

Ndërkohë, presidentja Osmani, e cila ndodhet në NeëYork në punimet e Asamblesë së OKB-së, ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, JensStoltenberg, të cilit i ka kërkuar mbështetje në procesin e anëtarësimit në NATO, por fillimisht përfshirjen e vendit tonë në Partneritetin për Paqe të Aleancës.

Lidhur me rreziqet e mundshme në rajon, e veçanërisht në Kosovë, ka folur disa herë edhe Kryeministri Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën kroate “Vecernjilist”, ka folur hapur për situatën e përgjithshme në Kosovë dhe shprehu shqetësimin se Serbia po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina dhe dëshiron që disi të vendoset në Ballkan si alternativë ndaj Perëndimit demokratik.

Sipas gazetës kroate, Kurti nuk e përjashton mundësinë e një lufte në Kosovë sepse në anën serbe të kufirit me Kosovën ka rreth 48 baza operative sulmuese progresive rreth kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, prej të cilave 28 janë ushtarake dhe 20 sosh i përkasin xhandarmërisë.

Kurti beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuhet se nuk do të ketë kurrë konflikt, se nuk do të ketë më kurrë luftë.

Serbia ndërkohë ka vazhduar të paralajmërojë se mund të ketë lëvizje kërcënuese në kufirin me Kosovën, pasi këmbëngulë dhe refuzon me çdo kusht ta njohë Kosovën. Me një gjuhë të urrejtjes ndaj gjithë Perëndimit foli mbrëmë presidenti i Serbisë në OKB, duke u munduar ta falsifikojë historinë dhe ta rishkruajë, se kinse ajo është viktimë e bashkësisë ndërkombëtare perëndimore, dhe jo shqiptarët ndaj të cilëve ajo ndoqi politika gjenocidale.

Ndërkohë, KFOR-i e ka rritur praninë në Kosovë, dhe veçanërisht ai amerikan duke shtuar sipas atyre vlerësimeve të mediave së paku 500 trupa, dhe NATO-ja nga 27 shtatori e fillon një stërvitje me emrin e koduar “Shpata e Artë”, edhe me trupat rezervë të saj deri më 2 nëntor, ku do të përfshihet edhe EULEX-i.

Shqiprim Pula: Ne duhet të kemi vizion e mision forcimin e kapaciteteve të sigurisë

Image
Shqiprim Pula

Lidhur me këtë ҫështje, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula, i pyetur se si i komenton deklaratat e kryeministrit Kurti, për ekzistimin e rrezikut të një sulmi ushtarak të Kosovës nga Serbia, ai thotë se, pyetjes tuaj më qartë përgjigje i jep cicërima e datës 22 gusht, në rrjetin social "Tëitter" e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, GregDelaëie, kur thotë; "...mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova".

“Ndërkaq se çfarë ka deklaruar kryeministri lidhur me ekzistimin e rrezikut potencial nga Serbia, natyrisht që kryeministri i vendit pranon informacione të klasifikuara nga institucionet e sigurisë, ato vendore dhe ndërkombëtare, prandaj duke patur një fqinjë problematik çdo herë dhe në çdo kohë, Kosova duhet të jetë vigjilente. Nga një qasje me rrezik të tillë, mund të ketë lëndim boshti i gjeo-politikës rajonale, andaj kujdesi dhe rritja e vigjilencës është obligim i gjithsecilit për vendin dhe shtetin”, thekson ai.

Tutje, ai thotë seKosova duhet të forcohet në sektorin e sigurisë, në kapacitetet humane dhe të teknikës, pa asnjë dilemë, përkundër se ne i kemi prezente trupat e KFOR-it në kuadër të aleancës veri-atlantike NATO.

“Ne duhet të kemi vizion e mision forcimin e kapaciteteve të sigurisë. Duke krijuar siguri të brendshme ne edhe ofrojmë siguri jashtë Kosovës, duke rritur kapacitetet e sigurisë ne e mbrojmë edhe demokracinë e vendit”, vlerëson ai.

Gazmend Islami: Nuk mund të ketë luftë të hapur, por vetëm trazira

Image
Gazmend Islami

Ndërkaq njohësi i ҫështjeve politike, Gazmend Islami thotë se deklaratat e Kryeministrit Kurti nuk janë krejt të rastësishme, për shkak të gjendjes së krijuar në rrafshin kontinental, pra lufta e Ukrainës ka determinuar, edhe jetën e shteteve tjera, e sidomos të atyre rajoneve, të cilat janë në kohë krize.

“Shkuarja e z. Kurti në Tiranë, lë për të dëshiruar për shkak se shkuarja e tij aq e shpejtë, pra lë për të menduar se sigurisht, se shteti shqiptar ka ndonjë informacion se Serbia mund të përgatit një luftë të shpejtë në veriun e Kosovës, e cila do ta destabilizonte jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin dhe do të kthente konfliktin nga Rusia tek Kosova. Nuk mendoj se mund të ketë luftë të hapur, apo njëkonflikt në nivel vendi, por mjafton që të ketë trazira dhe kjo do të shtynte vendet e Ballkanit Perëndimor në një qorrsokak dhe do të ishte e dëmshme për krejt rajonin”, vlerëson Islami.

Ai thotë më tutje se, ajo se ҫka duhet të bëj shteti i Kosovës karshi këtyre kërcënimeve, pra duhet që Kryetari dhe Presidentja e vendit, duhet që të informojnë qytetarët që mund të ketë dhe ndaj ҫdo sulmi të mundshëm duhet të kundërpërgjigjemi me të gjitha format dhe forcat tona të cilat i kemi.

“Por, unë besoj fuqishëm në SHBA-në që nuk do të lejojnë një gjë të tillë, përkundër asaj qëҫdoherë njeriu duhet të matet në forcat e veta, pra nuk është krejt e rastësishme që Kryeministri që sa herë e përmend rastin e kërcënimit që po na vjen nga Serbia, sepse informacionet që na vijnë nga shërbimet e jashtme dhe shërbimi informative i vendit tonë, çojnë tek ajo deklaratë e tij e dhënë”, thekson Islami për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat