“Dialogu në dimension të ri”, Bytyçi parashikon beteja të reja për Kosovën: Ja çka do të bëjë Rusia e zemëruar!

Politika

“Dialogu në dimension të ri”, Bytyçi parashikon beteja të reja për Kosovën: Ja çka do të bëjë Rusia e zemëruar!

Nga: A.Zh Më: 24 shtator 2022 Në ora: 08:38
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Analisti dhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, është në fund të rrugës së tij dhe do të përfundojë me njohjen e shtetit tonë nga Serbia.

Ai ka thënë se ky dialog do të jetë përmbyllës dhe përfundimtar.

“Dialogu Kosovë-Serbi ka marrë një dimension të ri. Është në fund të rrugës së tij. Nuk besoj se do të quhet dialog i dytë, por do të jetë dialogu përmbyllës, përfundimtar dhe gjithëpërfshirës. Do të jetë dialog, i cili do të përfundojë me njohjen e shtetit nga ana e Serbisë”, ka thënë Bytyçi për gazetën “Bota sot”.

Image
Enver Bytyçi

Megjithatë, sipas tij, beteja të tjera e presin Kosovën, pasi Rusia e zemëruar nga njohja nga ana e Serbisë, do të vendos veton në Këshillin e Sigurimit, për të bllokuar pranimin e saj në OKB. Në rast se ndodhë kjo, analisti parashikon përkeqësim marrëdhëniesh Rusi-Serbi.

“A do të thotë se njohja e Serbisë do ta përmbyllë përfundimisht shtetësinë e Kosovës? Sipas të gjitha gjasave do të ketë beteja të tjera. Rusia nuk do t’i përmbahet zotimit të saj të dikurshëm, sipas të cilit, nëse Serbia nënshkruan një marrëveshje me Kosovën, atëherë Kremlini ta respektojë atë. Pra, nuk mendoj se qeveria ruse do të heq veton e saj me qëllim që Kosova të pranohet në OKB.

Përkundrazi, presidenti rus Vladimir Putin, do të zemërohet me faktin e kësaj marrëveshjeje dhe do të përdorë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit për ta bllokuar pranimin e saj në OKB. Që do të thotë, se nëse Serbia nënshkruan një marrëveshje me njohje të ndërsjelltë, atëherë marrëdhëniet midis Beogradit dhe Moskës do të përkeqësohen.

Moska do ta shohë marrëveshjen si goditje të qëllimeve të saj në Ukrainë”, është shprehur profesori për "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat