Profesori nga Amerika i reagon Lutfi Hazirit: Nga Isa Mustafa e teposhtë ishit kukulla të Hashim Thaçit

Politika

Profesori nga Amerika i reagon Lutfi Hazirit: Nga Isa Mustafa e teposhtë ishit kukulla të Hashim Thaçit

Nga: H.O. Më: 26 shtator 2022 Në ora: 08:41
Arkiv/Hashim Thaci, Isa Mustafa

Profesori nga Amerika dhe njohësi i ҫështjeve politike, Binak Maxharraj ka komentuar së fundi një deklaratë të nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri.

Derisa Haziri thotë se ‘LDK-ja nuk bëhet kurrë “kukulla” e pushtetit’, Maxharraj thotë në një prononcim për ‘Bota sot’ se, Haziri dhe krejt LDK-ja ishin dikur kukulla të Hashim Thaҫit.

“Nënkryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se LDK-ja nuk bëhet kurrë “kukulla” e pushtetit. Ky kukulla  i LDK po aludon në pushtetin  e Albin Kurtit. Por, ky far kukullani i LDK-së sikur paska harruar se me plotë dëshirë krejt LDK nga Isa Mustafa e teposhtë ishit kukulla të Hashim Thaçit dhe bile krenoheshit me këtë”, thotë Maxharraj.

Ai thotë tutje, se ata harruan krejtë LDK-në dhe e rrëzuan në rezultat zgjedhor prej 12%.

“Aq shumë ishit të dhënë pas Hashim Thaçit sa që e harruat LDK-në të cilën e rrëzuat në 12% me 21 shkurt 2021, kur elektorati dhe simpatizuesit e juaj ju qitën në opozitë”, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat