“Gjykimi ndaj Thaҫit dhe të tjerëve do të jetë i paparashikueshëm”, ja kur do të jetë përfundimi i tyre

Politika

“Gjykimi ndaj Thaҫit dhe të tjerëve do të jetë i paparashikueshëm”, ja kur do të jetë përfundimi i tyre

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 26 shtator 2022 Në ora: 11:57
Hashim Thaҫi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi

Hashim Thaҫi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi ndodhen ende në Hagë, si të dyshuar për krime lufte. Ata tashmë janë paraqit në disa seanca gjyqësore, dhe ata vazhdojnë të jenë në paraburgim, ndërsa sa i përket fillimit të procesit të gjykimit ende nuk është marrë ndonjë vendim, i qartë.

Së fundi, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se gjykimi ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe tre të tjerëve pritet të fillojë shpejt.

“Ky është një rast mjaft voluminoz, sepse janë katër të akuzuar -Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Aty janë mbi një milion faqe të materialit me dëshmi. Gjyqtarët e procedurës paraprake po punojnë në mënyrë intensive dhe do të shohim – shpresojmë se kjo do të ndodhë shpejt”, ka thënë Trendafilova, gjatë vizitës në Kosovë, javën që shkoi.

E pyetur nëse kjo do të ndodhë deri në fund të vitit, Trendafilova nuk ka dhënë ndonjë përgjigje.

“Nuk mund t’u përgjigjem. Jo që kam njohuri e po e fshehi gjë nga ju, por i takon gjyqtarit që në pajtim me ligjin dhe rregulloren e procedurës dhe të provave, ta sjellë procesin në gjykim. Kur të ndodhë kjo, do t’i zgjedhë gjyqtarët që do të merren me rastin dhe shpresoj se ata do të punojnë në mënyrë ekspeditive, siç është rasti me lëndët tjera”, ka thënë Trëndafilova.

Mirëpo, se cili mund të jetë vendimi përfundimtar ndaj Thaҫit dhe të tjerëve, njohësit e ҫështjeve të gjyqësore dhe të sigurisë japin mendime të ndryshme.

Proces i komplikuar

Kështu, njohësi i ҫështjeve juridike, Blerim Burjani thotë se ky gjykim do të jetë shumë i komplikuar.

Kjo s’është ҫështje thjesht e gjykatës, provave që ofrohen, materialet dhe dëshmitë, ky gjykim është dhe do të jetë shumë i komplikuar dhe i paparashikushëm, po ashtu është e ҫuditshme se si pesë njerëz mund të akuzohen për të gjitha veprat, kjo duket më shumë se një film triller”, vlerëson Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai thotë më tutje se, vështirë se ky proces do të jetë mbarëvajtje normale dhe të ligjshme.

“Pra, është e vështirë të mendohet se ky proces do të ketë mbarëvajtje normale dhe të ligjshme, gjykimi do të merr kohë të gjatë dhe do të hyjë në anë të historisë së gjyqësisë, si rast i paprecedent apo i pandodhur. Normal se përgjatë kësaj periudhe do të ketë shkelje të drejtave të njeriut”, thotë ai.

Ndërkaq, njohësi i ҫështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, gjyqi special me seli në Hagë është i krijuar me intenca të ndërkombëtarëve, që e kishin qëllimin që të spastrohen dyshimet e tëra për vrasjet e shumta që janë bërë si gjatë dhe pas luftës, meqenëse iniciativa e formimit të këtij gjyqi supozohet se ishte e ndërkombëtarëve.

Image
Hajrullah Tërnava

Udhëheqësit e Kosovës bënë ҫ’mos të krijohet ky gjyq të cilin e kanë miratuar deputetët e asaj garniture të parlamentit të Kosovës, gjë që e kanë votuar me shumicë absolute deputetët, dhe në momente kur kishin rezerva, se a mos nuk po miratohet vendimi për krijimin e gjykimit special me seli në Hagë, edhe ata vetë si kryesor që ishin si Hashim Thaçi, kryetar i shtetit që ishte, e të tjerë që tani gjenden në atë burg, dhe të tjerë që priten që kanë me iu bashkangjitur atyre në atë burg, dhe vetë ata të mëdhenjtë e shtetit bënin presione në deputet, që ta miratojnë dhe votojnë me shumicë atë vendim të krijimit të Gjyqit Special, gjë që edhe ndodhi ai votim me shumicë absolute. Në atë gjyq tani gjenden rreth tetë persona që e dinë opinioni për ta, por pritet që edhe të tjerë si të dyshimt t’i bashkangjiten atij grupi”, vlerëson Tërnava.

Ai thotë se ata të dyshuar që gjenden në atë gjyq tani janë në procedurat hetimore dhe ende llogariten si të dyshuar, dhe deri sa të përfundojë gjykimi i tyre ata janë vetëm si persona të dyshuar për ato vepra të kryera që ngarkohen nga ana e prokurorisë së atij gjyqi, dhe ende nuk llogariten si fajtor apo vepërkryerës, dhe gjyqi si kompetent i zbulimit të vërtetës, në fund do ta thotë fjalën e vetë përfundimtare, dhe nga ai vendim do të konstatohet fajësia apo pafajësia e të gjithëve që janë të përfshirë në këtë gjykim, për ato vepra që tani ngarkohen nga prokuroria ndërkombëtare, që janë duke u zhvilluar ato procedura në gjyqin e Hagës, që përpos të dyshuarve tani janë të ftuar shumë dëshmitarë të mbrojtur e të tjerë, që duke u marrë në pyetje si dëshmitarë të situatave të ndryshme për ҫfarë ngarkohen të dyshuarit.

“Meqenëse sikur është konfirmuar se në këtë gjykim marrin pjesë shumë dëshmitar, dhe procedurat e marrjes në pyetje po stërzgjaten, është e vështirë të konstatohet se kur këto procedura hetimore do të përfundojnë, që të merr fund gjykimi i atyre të dyshuarve në Hagë. Gjyqi Special i themeluar në Hagë, me kompetencat që i ka, kur t’i përfundojnë procedurat hetimore në përgjithësi, atëherë do të merr qëndrim të prerë për vendimet përfundimtare të dënimeve për të akuzuarit si vepërkryerës të veprave që iu ngarkohen, apo të lirimit të tyre nëse gjatë gjykimit e kanë konstatuar pafajësinë e tyre, ose nuk kanë mund me i argumentuar ato vepra për ҫfarë ishin të akuzuar të dyshuarit, për veprat e supozuara e që ngarkoheshin si vepërkryrës”, tha ai.

Dilema

Njohësi i sigurisë, thotë se derisa të zgjasin procedurat e gjykimit të tyre, ata janë vetëm si të dyshuar.

“Ata, të cilët gjenden në atë burg si të dyshuar për ato vepra të rënda sikur që janë vrasje etj., e që nuk janë në numër të vogël, që iu ngarkohen si kryes të mundshëm të atyre që po qëndrojnë qe një kohë të konsiderueshme në ato burgje në Hagë, populli kishte pas dëshirë që ata të shpallen të pafajshëm nëse dëshmohet pafajësia e tyre, nëse nuk i kanë kryer ato vepra të rënda sikur që iu përshkruhen tani, sepse bëhet fjalë për njerëz eminent dhe me kontribut deri në çlirimin e vendit, e që edhe pas çlirimit ishin në postet më të larta të këtij shteti si Kryetar, Kryeministra, Kryekuvendar etj, në të kundërtën nëse shpallen fajtorë për ato vrasje që janë në numër të madh, atëherë sikur që dihet se askush nuk mund të jetë imun për veprat të rënda të kryera sikur që janë vrasjet, plagosjet etj., dhe të gjithë njerëzit e një populli pavarësisht se për kë bëhet fjalë, janë të barabartë para ligjit dhe duhet të japin përgjegjësi para ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës, prandaj nëse argumentohet fajësia e tyre si vepërkryes apo organizator të atyre veprave makabre të vrasjeve të kryera, edhe vetë populli do të mirëpres vendimin meritor të dënimeve të tyre, sepse, familje të tëra që nga paslufta e deri tani janë në vuajtje për të vrarët e tyre, që shumë nga ta ishin edhe njerëz me kontribute-merita, e sidomos dhe pavarësisht se kush është vrarë, askush se ka atë të drejtë me e ekzekutu dikënd, përpos procedurave gjyqësore që i dënojnë ata njerëz kush kryen vepra kriminale dhe vjen në kundërshtim me ligjet si kryes të veprave penale”, vlerëson ai për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat