“Heshtja e opozitës”/ Çfarë po fshihet në procesin e dialogut?!

Politika

“Heshtja e opozitës”/ Çfarë po fshihet në procesin e dialogut?!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 27 shtator 2022 Në ora: 14:20
Kuvendi i Kosovës

Situata mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të mbetet e pazgjidhur, kjo për shkak se kjo e fundit nuk po arrin assesi ta kuptoj që tashmë Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik.

Mirëpo, ajo se çfarë mori vëmendjen ditë më parë ishte publikimi i një kornize të re e propozuar nga Gjermania e Franca për ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, nuk po shihet si e duhur për Kosovën.

Monitoruesit e procesit të dialogut dhe profesorët e së drejtës ndërkombëtare kanë hedhur shumë pikëpyetje rreth pikave të kësaj kornize që tashmë janë publikuar.

Sipas dokumentit, një nga pikat e kornizës është që vitin e ardhshëm të nënshkruhet një marrëveshje, por pa njohje formale, derisa pas 10 vjetësh të nënshkruhet ajo finalja ku zyrtarisht shtetet e njohin njëra tjetrën.

Sipas kësaj kornize, e cila nuk besohet se është as gjermane, as franceze, por me shumë gjasë i hartuar në bashkëpunim të Serbisë me ndonjë shtete tjetër, apo edhe vetëm nga ajo, me marrëveshjen mes shteteve, nëse e njëjta pranohet, Kosovën e pranojnë edhe pesë shtetet që akoma nuk e kanë njohur të Bashkimit Evropian, kurse Serbia do të përfitojë një ndihmë masive financiare, asistencë ekonomike dhe do njihet si fuqia e rajonit.

Mirëpo karshi kësaj “Kornize” të heshtur kanë mbetur opozita, dhe natyrisht që ngjallë reagime një heshtje përball një teme të tillë.

Mehazi: Heshtja e opozitës ndaj kësaj "Kornize” na shtyje të mendojmë që është ide e ideatorëve të “Ballkanit të hapur”

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Sulejman Mehazi.

Image
Sulejman Mehazi

Ai u shpreh se kjo heshtje e opozitës na shtyn të dyshojmë se mos ndoshta kjo “kornizë” dhjetëvjeçare e dialogut të Kosovës me Serbisë është ide e ideatorëve të Ballkanit të hapur, Vuçiqit dhe Ramës në bashkëpunim me segmente opozitare të Kosovës.

“Heshtja e opozitës ndaj kësaj "kornize" fantome 13 pikëshe, na detyron të dyshojmë se mos ndoshta kjo "kornizë" dhjetëvjeçare e dialogut të Kosovës me Serbisë është pjellë e ideatorëve të Ballkanit të hapur, Vuçiqit dhe Ramës në bashkëpunim me opozitën e Kosovës. Dyshimi i kësaj "kornize" është se nuk kemi asnjë prononcim nga ana e përfaqësuesve evropianë, Borelli e Lajçakut, por heshtja e kësaj marrëveshje dhjetëvjeçare vjen edha nga dy përfaqësuesit këshillues të Gjermanisë dhe Francës që e ka kuptimin se "korniza" e marrëveshjes dhjetëvjeçare të dialogut me Serbinë vjen nga borizanët e Vuçiqit në bashkëpunim me Ramën e opozitën e Kosovës, kuptohet, kundër qeverisë së Kurtit”, u shpreh ai.

Profesori më tej thekson që “Korniza” e dalur nga Vuçiqi është për të blerë kohë të mjaftueshëm ekonomike e politike, është ëndërr, dëshirë ekonomike e financiare serbe nga BE-ja.

Korniza dhjetëvjeçare mund të krahasohet me "non paperat" që qarkullonin nga qendrat koalicionuese serbe-ruse. Është e palogjikshme që Serbia gjatë këtyre dhjetë vjetëve të pranonte Kosovën për t'u mëkëmbur e në anën tjetër mos të njoh pavarësinë e Kosovës, Serbia edhe kështu e pranon Kosovën si, Kosova dhe Metohia, brenda kushtetutës së saj. "Korniza" e dalur" nga Vuçiqi është për të blerë kohë të mjaftueshëm ekonomike e politike, është ëndërr, dëshirë ekonomike e financiare serbe nga BE-ja”, nënvizoi Mehazi për “Bota sot”.

Kelmendi: “Korniza” për marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kërkohet të diskutohet dhe të vendoset në Kuvend

Ndërsa profesori Muhamet Kelmendi në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që kjo “Kornizë” i hapë rrugë të dy vendeve në organizatat ndërkombëtare.

Image
Muhamet Kelmendi

Palët respektivisht Kosova dhe Serbia, me këtë kornizë iu hapet rruga për integrim në kuadër të institucioneve euroatlantike. Të shihnim këtë: Me dokumentin “Korniza për marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” e UE-së, e botuar në gazetën kroate “Jutarni Listë”, cakton se Serbia kërkohet të pranon Kosovën në vend të njohjes. Sipas kësaj gazete, dokumenti cakton se me “marrëveshje Kosova anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare, si në Këshillin e Evropës, në INTERPOL, në UNESCO, si dhe hapen negociatat për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Anëtarësi në OKB mbetët për më vonë, sepse Rusia dhe Kina e kanë të drejtën e vetos. Ndërsa, Serbia fiton pozitë të privilegjuar në UE, merr financa dhe krijohen lehtësia për anëtarësim në UE. Sikur shihet, për dy vendet, me pranim të marrëveshjes, hapen integrimet dhe financimet e mëdha”, shpjegon profesori.

Ndër të tjera, ai shton që është e papranueshme që kjo marrëveshje, nëse iu ka dorëzuar Prishtinës të mbahet e mbyllur, sipas tij marrëveshja kërkohet të diskutohet me partitë politike dhe në Kuvend të vendoset.

Dokumenti nuk flet për ndonjë Asociacion dhe as për ndonjë ex-territorialitet. Ndoshta është çështje që paraprakisht e marrin zgjidhjen. Por, kjo nuk dihet! Me këtë “Kornizë të marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, sipas gazetës kroate, përcaktohet edhe njohja e shtetit të Kosovës nga pesë vendet e Unionit Evropian. Kjo marrëveshje ende nuk është publikuar zyrtarisht nga Brukseli, por mendohet se iu ka dhënë Prishtinës dhe Beogradit. Priten qëndrimet. Është e papranueshme që kjo marrëveshje, nëse iu ka dorëzuar Prishtinës të mbahet e mbyllur. Marrëveshja kërkohet të diskutohet me partitë politike dhe në Kuvend të vendoset. Çështja është shumë e madhe dhe vetëm Kuvendi ose populli me Referendum ka të drejtë të vendosi përfundimisht”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat