Fusnota, “zajednica”, lobimi për ndarjen e Kosovës etj, pasoja nga opozita e sotme- Liberalizimi i vizave meritë e Qeverisë Kurti që gjunjëzoi edhe Vuçiqin

Politika

Fusnota, “zajednica”, lobimi për ndarjen e Kosovës etj, pasoja nga opozita e sotme- Liberalizimi i vizave meritë e Qeverisë Kurti që gjunjëzoi edhe Vuçiqin

Nga: M.L Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:17
Albin Kurti

13 tetori mund të jetë dita kur qytetarët e Kosovës do të marrin dritën e gjelbër për të udhëtuar pa viza në vendet e Bashkimit Evropian.

Kështu kanë bërë të ditur burime të diplomatike të BE-së në Bruksel, sipas të cilave çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës më 13 tetor, në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian.

Ditëve të fundit ka pasur një lobim intenziv të krerëve të shtetit për liberalizimin e vizave, por po ashtu nuk kanë munguar as premtimet e vendeve evropiane se Kosova më në fund do të marr përgjigjje pozitive.

E menjëherë pas këtyre zhvillimeve ka “shpërthyer” një luftë për merita tek përfaqësuesit politik të pozitës e opozitës në Kosovë, për përfundimin e këtij procesi, i cili në fakt ende ska përfunduar.

Opozita thotë se liberalizimi i vizave nuk është meritë e qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këtë çështje për gazetën “Bota sot” ka folur analisti Gani Qarri. Ai ka rikujtuar se Presidenca çeke e BE-së, ministri jashtëm i të cilës, aktualisht po viziton vendin tonë, është e bindur se pas ndryshimeve politike, arsyet për liberalizimin e vizave për Kosovën, tanimë janë bindëse.

“Për momentin, para së gjithash, sa i takon liberalizimit të vizave, për Kosovën, urojmë që premtimi më i ri, njëmend të rezultojë i vërtetë, ngase partitë e inkriminuara, na kanë rrejt e mashtruar disa herë, pa fije turpi, duke ngritë edhe dolli, që nga Thaçi e Isa Mustafa deri te Ramush Haradinaj, Limaj etj, se kinse ndodhi liberalizimi, pa ndodhë asnjëherë”, ka thënë Qarri.

Sipas tij, merita për liberalizim, nuk i takon askujt tjetër më shumë se vet popullit të Kosovës, por kurrë dhe assesi partive të inkriminuara politike.

“Ato përveçse vranë shpresën e ndritshëm të këtij vendi, shkelën me të dy këmbët, për dy dekada me radhë edhe mbi të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës duke e izoluar nga gjithë bota demokratike, me vendosjen e vetvetes mbi ligjin, vjedhjen e plaçkitjen e çdo gjëje të vlershme dhe thellimin maksimal të korrupsionit e krimit të organizuar në të gjitha poret e jetës.

Liberalizimi është meritë e sovranit, qytetarëve dhe votuesve të vetëdijesuar të Kosovës, të cilët keqbërësit e këtij vendi, partitë dhe politikbërësit e kriminalizuar, i quan në pension të merituar, duke mundësuar me votën e tyre të shenjtë, ndryshimet më të mëdha politike dhe përmbysjen historike të partive të kriminalizuara, në mënyrën më pozitive, që ka mundur të ndodhte në historinë e Kosovës së pasluftës”, është shprehur ai.

Tutje, Qarri ka potencuar se vetëm sovrani popull diti të ndaj kaq mirë, shapin nga sheqeri, dhe të sjellë në krye të vendit një presidente dhe Qeveri e kryeministër të pa korruptuar, si asnjë vend tjetër në rajon.

“Kjo qeveri përveçse vijon me vendosmëri luftën për çrrënjosjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar për dy dekada me radhë, ka gjunjëzuar edhe Vuçiqin dhe pjerrë tendencat e tij, për ndarjen dhe ri copëtimin e Kosovës, i cili me Thaçin & Co në pushtet dhe qeveri, ishte mësuar, që nga Beogradi, ai t’i sillte vendimet, për çështjet e brendshme të Kosovës dhe krijimin e republikave serbe, për bosnjëzimin dhe ndarjen e vendit tonë, me nënshkrimet e renegatëve vendor si Hashim Thaçi, Isa Mustafa etj.

Kështu që, duke përcjellë me vëmendje luftën e vendosur dhe të pa kompromis, të Qeverisë së re, e cila përveç ndryshmit të madh politik, solli revolucion të vërtetë edhe në rivendosjen e rendit e të ligjit dhe ndjekjes së pa kompromis të korrupsionit dhe krimit të organizuar, gjë që deri me ardhjen e Qeverisë Kurti në krye të vendit, dukej e pamundur të ndodhte në një oazë të njohur për korrupsion e krim të organizuar, si Kosova, Qeveria e re, bindur me fakte vet BE-në dhe gjithë faktorin ndërkombëtar, se vendi ynë, njëmend meriton mbështetjen.

Prandaj, pas ultimatumit drejtuar këto ditë kriminelit Aleksandër Vuçiq se deri në fund të vitit 2023, duhet ta nënshkruaj marrëveshjen gjithëpërfshirëse për njohje reciproke me Kosovën, BE paralajmëruan qytetarët e Kosovës, se në shenjë mirënjohje dhe shpërblimi, për zgjedhjen e tyre të qëlluar, së shpejti do ti gëzojnë edhe me liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka nënvizuar ai.

Analisti është shprehur se çdo luftë dhe shkelmë-qitje e partive të shkërmoqura nga vota e popullit të Kosovës, është vetëm farsë dhe mashtrim i vetvetes, ngase meritat e vetme të tyre janë aktet e dënueshme dhe kundër-kushtetuese, si Fusnota, marrëveshja kundërligjore për formimin e "zajednicës" serbe, dhe miratimi i saj me shumicën "absolute" të votave në Kuvend, kërkesa publike për ndarjen e Kosovës dhe pagesat qindra mijëra euroshe për promovimin e ndarjes së vendit.

“Meritë e tyre është edhe shuarja e Institutit për Hetimin e Gjenocidit dhe Krimeve serbe në Kosovë, propaganda për faljen e krimeve dhe gjenocidit të shkaktuara nga forcat okupatore të Serbisë në Kosovë, letra e Thaçit drejtuar sekretarit të NATO-së, që Ushtria e Kosovës, të mos kalojë urën e Ibrit dhe vendoset në veri të vendit tonë, ndërtimet me ligje të strukturave paralele të Serbisë, në Parkun Kombëtar "Sharri" në Brezovicë, ku me ligjet e Republikës së Kosovës ishte i ndaluar ndërtimi, raste me të cilat tani po merret edhe prokuroria e vendit etj, etj, ....”

Sipas Gani Qarrit, nuk ka luftë as betejë, që mund t`ua falë meritat partive as politik bërësve të inkriminuar deri në palcë, të cilët ia kanë bërë gjithë këto të këqija, popullit dhe shtetit tonë, duke e quar Kosovën deri buzë zhbërjes:

“Të vetmit faktor, që vërtetë u përkasin meritat për liberalizimin e vizave, po qese ato, vërtet edhe jetësohen këtë vit, janë qytetarët të cilët me votën e tyre të artë, mundësuan përmbysjen e madhe politike në vend, Qeveria aktuale me angazhimin e saj të pareshtur dhe presidentja e shtetit, që nuk ka pushuar duke takuar udhëheqës të lartë të shteteve të ndryshme evropiane, duke kërkuar ndihmën e secilit dhe mbështetjen e të gjithëve, që përfundimisht BE, ti liberalizojë vizat edhe për qytetarët dhe shtetin e Kosovës”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat