“Politikat e dobëta të jashtme që i patëm, nuk arritën as deri të liberalizimi i vizave”

Politika

“Politikat e dobëta të jashtme që i patëm, nuk arritën as deri të liberalizimi i vizave”

Nga: A.SH Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:37
Një vizë Shengen në një pasaportë të Kosovës.

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë në rend të ditës në takimin e grupit punues të Këshillit Evropian, më 13 tetor, konfirmojnë burimet diplomatike të BE-së në Bruksel.

Analisti Skënder Mulliqi ka komentuar mbi situatën e politikës së jashtme në Kosovë.

Ai ka thënë se edhe pse jemi shtet i pavarur dhe na kanë njohur mbi 100 shtete, politika jonë e jashtme u tregua shumë inerte në vitet e fundit, ku nuk arritëm të na njohin edhe pesë shtetet e BE-së.

“Sa ishin të suksseshme politikat e jashtme të Kosovës? Në Bruksel, në Nju jork, Madrid, BE, NATO dhe me fqinjët. A ishim në nivel apo do të duhej të ishim? Si çdo politikë publike, edhe politika e jashtme e suksesshme konsiderohet kur arrihen objektivat e synuara. Kosova në vitet e para të pasluftës kishte për synim veq rindërtimit të vendit, edhe të arrinë deri të pavarësia, edhe pse ishim çliruar me luftë nga Serbia në vitin 1999. U pavarësuam zyrtarisht në vitin 2008, duke shpallur përmes një deklarate në Kuvend, Kosovën shtet sovran dhe të pavarur. U pranuam nga më së 100 shtete, me kualitativet. Kosova arriti të inkuadrohet edhe në disa organizma ndërkombëtar, po jo mjaftueshëm. Politika jonë e jashtme u tregua shumë inerte në vitet e fundit, ku nuk arritëm të na njohin edhe pesë shtetet e BE-së”, shprehet ai.

Sipas tij, nuk u realizuan njohje tjera, madje Serbia loboi edhe kundër njohjeve të shtetit të Kosovës.

Tutje, shton se politikat e dobëta të jashtme që i patëm, nuk arritën as deri të liberalizimi i vizave.

"Nuk u realizua qëllimi i shtimit të numrit të njohjeve, madje me lobimin e Serbisë, na ndodhën edhe disa çnjohje. U firmosën disa marrëveshje që ishin në dëm të Kosovës të cilat i dimë tashmë të gjithë cilat janë, pikërisht me fajin e drejtuesve tanë të shtetit. Nga këto marrëveshje u rrezikua edhe tërësia territoriale e Kosovës. Politikat e dobëta të jashtme që i patëm, nuk arritën as deri të liberalizimi i vizave. Mbetëm i vetmi shtet në Evropë, i izoluar nga bota demokratike, jo krejt pa fajin edhe të faktorit vendimarrës ndërkombëtar.

Nuk iu afruam strukturës të BE-së, së na pollën bisedimet politike maratonike më Serbinë, si kushtëzim nga Bashkësia Ndërkombëtare. Nuk arritëm ende të bëhemi pjesë e shumë organizmave ndërkombëtare dhe as të ikuadrohemi në NATO. Kjo udhëheqje e re premton që Kosova më në fund të dalë nga status kuoja politike, që na sollën politikat dështuese të jashtme. Që të bëhemi më shpejt pjesë e Evropës së Bashkuar na mungojë koncensuesi nacional. Politikat kreative, e jo pasive, i duhen më shumë se kurrë sot Kosovës”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat