“Të dënuar, burgosur, vrarë…!”/ Shqiptarët të shtypur nga maqedonasit – kritikohet Ali Ahmeti

Politika

“Të dënuar, burgosur, vrarë…!”/ Shqiptarët të shtypur nga maqedonasit – kritikohet Ali Ahmeti

Arife Morina Nga Arife Morina Më 30 shtator 2022 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Studiuesi Anton Pançev, beson se Maqedonia e Veriut ka një platformë sikurse Serbia, e cila mbështetet në diskriminimin e shqiptarëve dhe bullgarëve.

“Fyerjet dhe diskriminimi kundër shqiptarëve dhe bullgarëve dhe, shkatërrimi i trashëgimisë kulturore shqiptare, janë pjesë e pandashme prej kësaj ideologjie raciste”, u shpreh studiuesi.

Kjo deklaratë, sigurisht që ka nxitur reagime dhe dyshime nëse duhet të bllokohet anëtarësimi i Maqedonisë në BE, derisa ajo të mos i zgjidhë këto çështje dhe të mos heq dorë nga shtypja dhe diskriminimi ndaj shqiptarëve.

Mehazi: Shqiptarët i kanë futur në rangun kushtetues të pakicave të romëve, turqve, serbëve

Image
Profesori nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi

Profesori nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi në një prononcim për “Bota sot” u pajtua me deklaratën e studiuesit bullgar.

Sipas tij, vërehet se platforma ideologjike politike e Maqedonisë Veriore, është njësoj sikurse e Serbisë e mbështetur me një nacionalizëm të vrazhdë.

“Fjala popullore thotë se "duke ia bërë varrin tjetër kujt hyni vet", pikërisht maqedonasve ju ka ndodhur kështu, duke ju dëshiruar varreza shqiptarëve, varret maqedonasve ua kanë bërë grekët e bullgarët.

Plotësisht pajtohem me studiuesin dhe mikun tim bullgar, Anton Pançev, i cili thotë se Maqedonia e Veriut, ka një platformë sikurse Serbia, e cila mbështetet në diskriminimin e shqiptarëve dhe bullgarëve."

Edhe me Ballkanin e hapur të Vuçiqit vërehet se platforma ideologjike politike e Maqedonisë Veriore, është njësoj sikurse e Serbisë e mbështetur me një nacionalizëm të vrazhdë që nga akademikët, politikanët, gazetarët të cilët në bashkëpunim me makineritë propagandistike të dyfishta serbe e ruse sulmojnë fuqishëm jo vetëm shqiptarët, por edhe bullgarët”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Mehazi potencoi se maqedonasit së bashku me serbët ua kanë mohuar çdo gjë shqiptarëve: gjuhën, flamurin, identitetin, kulturën jo vetën kaq, por edhe i kanë rrahur e burgosur.

“Atë që ua bëri Greqia maqedonasve me ndërrimin e emrit në RMV, tani me mohimin e gjuhës maqedonase ua bën Bullgaria, për fat të keq, njëqindvjet radhazi verimaqedonasit së bashku me serbët ua kanë bërë shqiptarëve. Ua kanë mohuar çdo gjë shqiptarëve: gjuhën, flamurin, identitetin, kulturën jo vetën kaq, por i kanë dënuar, burgosur, vrarë, maltretuar, nënçmuar vetëm pse kanë kërkuar të drejtat e tyre nacionale, sa që në vazhdimësi dhe sot e gjithë ditën kërkojnë vdekjen e shqiptarëve me sintagmat e njohura: "Shqiptari mirë, shqiptar i vdekur", "vdekje shqiptarëve"”, theksoi profesori.

Më tej, ai përmendi edhe padrejtësitë e mëdha që iu bëhen në vazhdimësi shqiptarëve dhe mllefi që ushqehet kundër tyre.

“Edhe pse kurrë verimaqedonasit s'kanë parë një të keqe nga shqiptarët, përkundrazi, politika nacionaliste e verbuar verimaqedonase i ka mbushur me të këqija shqiptarët, me mosfutjen e gjuhës shqipe në kushtetutën e RMV-së, shqiptarët i kanë futur në rangun kushtetues të pakicave të romëve, turqve, serbëve etj., po ashtu sot e kësaj dite nëpër burgjet e RMV-së 75% janë shqiptarë me dënime të mëdha e të padrejta, nëse maqedonasit e shqiptarët janë dënuar për vjedhje të një pule, shqiptari dënohet tre vjet, kurse maqedonasi tre muaj, pastaj verimaqedonasit kanë vrarë shqiptarë sa kanë dashur vetë: Brodec, Luboten, Sopot, Kumanovë, Shkup etj.

Me gjithë këto padrejtësi e të këqija që ua kanë bërë shqiptarëve, përsëri i përkrahin verimaqedonasit për shkak se i kanë përjetuar që më parë nga vetë maqedonasit këto sulme e padrejtësira, prandaj ua njohim psikologjinë e shpirtit identitar, gjuhësor, kombëtar e shtetëror”, vlerësoi Mehazi.

Ndër të tjera, profesori kritikoi Ali Ahmetin për qëndrimet e tij, ku në vend se ta bllokonte anëtarësimin e RMV-së në BE, bën të kundërtën, fuqizon qytetarët maqedonas në RMV e jo e qytetarë shqiptarë.

“Më e keqja është se si është e munduar që partia shqiptare në pushtet, BDI-ja e Ali Ametit të pajtohet me anëtarësimin e RMV-së në BE, si pa të drejtat e barabarta juridike kushtetuese të shqiptarëve në këtë shtet, Ahmeti në vend që të bllokonte anëtarësimin e RMV-së në BE, bën të kundërtën, fuqizon qytetarët maqedonas në RMV e jo me qytetarë shqiptarë në këtë republikë.

Deklarata paqësore e disa muajve më parë e zotëri Ali Ahmetit që deklaroi:

“T`i mbyllim çështjet që na ngufasin ndër shekuj”, nuk na pëlqeu fare, si të mbyllen çështjet e së keqes maqedonase e serbe ndaj shqiptarëve kur vetë ata nuk duan?, edhe sikur ne t’i mbyllim maqedonasit dhe serbët nuk duan t’i mbyllin, sot e kësaj dite halë në sy e mendje jemi për ata. Ata s’duan të na shohin e jo më “t’i mbyllim çështjet që na ngufatin ndër shekuj”.

Maqedonasit fizikisht, trupërisht, formalisht e shtetërisht mbahen maqedonas, por shpirtërisht, mendërisht, zemërsisht e fetarisht e ndiejnë veten serbë, vetë argumentet urrejtëse ndaj shqiptarëve, grekëve e bullgarëve tregojnë se verimaqedonasit janë proserbë”, përfundoi Sulejman Mehazi për “Bota sot”.

Kelmendi: Shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë të diskriminuar

Image
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi tha se gjendja e shqiptarëve në Maqedoni të Veriut nuk ka ndryshuar shumë që nga paslufta.

Sipas tij, ata ende përballen me padrejtësi të shumta, ku e vetmja çështje që është realizuar është ndarja e pushteteve me partitë maqedonase.

“Pozita e shqiptarëve në Maqedoni shumë pak ose fare nuk ka ndryshuar me atë para luftës për barazi kombëtare të bërë nga UÇK-ja.

Marrëveshja e Ohrit nuk e garanton barazinë kombëtare. Mirëpo, edhe ato pak të drejta të përcaktuara në marrëveshje, tash e 20 vite, nuk po realizohen.

E vetmja çështje që është realizuar është ndarja e pushteteve me partitë maqedonase në pozitë nga partitë shqiptare në Maqedoni”, deklaroi ai.

Në vazhdim, Kelmendi përmendi pesë pika, në të cilat radhiti pabarazitë më të mëdha me të cilat shqiptarët po përballen.

“Lidhur me këtë pabarazi flasin:

1. Pozita nacionale e shqiptarëve në Maqedoni është e pabarabartë dhe ajo përcaktohet me Kushtetutën e vetë shtetit.

Shqiptarët nuk janë me normat kushtetuese popull shtetformues. Shqiptarët përcaktohen si popullsi nacionale, tamam si pozita e minoritarëve tjerë, ndonëse me regjistrimin e fundit dolën mbi 30% shqiptarë.

Ky fakt tregon se pushteti maqedonas në Maqedoninë e Veriut e ka përcaktuar këtë shtet në sllavmaqedon. Të tjerët janë të ardhur ose minoritar.

2. Pozita e pabarabartë kushtetuese ka tërhequr edhe pabarazinë ekonomike e financiare.

Zhvillimi i viseve ku jetojnë shqiptarët është për dy a tri herë nën nivelin e viseve ku jetojnë sllavomaqedonët.

Edhe punësimi është për disa herë më i ultë te shqiptarët.

3. Shpërngulja e shqiptarëve për shkak të gjendjes politike dhe ekonomike është e lartë. Për çdo vit shpërngulen me mijëra vetë.

Mbi 70% të të rinjve ikin në botën e jashtme për të gjetur pune.

4. Pabarazia shihet edhe në Forcat e Armatosura të Maqedonisë. Këtu nuk janë as 2% shqiptarë, kuptohet në nivelin komandues.

E njëjta gjendje është në gjykata në prokurori, në polici dhe në administratën e shtetit. Nuk kemi as 5-8% shqiptarë.

5. Ndjekja e shqiptarëve është e lartë. Nëpër burgjet e këtij shteti sllavomaqedon janë mbi 90% shqiptarë. Kemi edhe sot të burgosur politike”, shpjegoi profesori.

Më tutje, ai tha se rasti më i rëndë është ai i Kumanovës, ku po tentohet për t’i implikuar shqiptarët në krim.

“Disa raste kriminale janë organizuar dhe përgatitur nga organe e shtetit maqedonas. Kjo, për t'i implikuar shqiptarët në krim. Rasti më i rëndë është ai i Kumanovës. Tregohet qartë se shteti është i implikuar në këtë vepër të rëndë.

Mund të përmenden edhe shumë fusha tjera që tregojnë pabarazinë dhe pozitën nënshtruese të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, vlerësoi Kelmendi.

Në fund, profesori kërcënimet dhe presioni ndaj shqiptarëve për korrupsion i ka futur pushtetarët shqiptarë në pozitë nënshtruese ndaj atyre sllavomaqedonase.

Ndërsa, një është "pozitive", pushteti që i ka kapluar politikanët shqiptarë në këtë shtet. Ndarja e pushtetit është bërë për mrekulli dhe këtu nuk ka gjë tjetër, përveç krim dhe korrupsion të lartë.

Ky pushtet po vazhdon dhe mbi këtë i ka kapluar politika sllavomaqedone pushtetarët shqiptarë dhe këtej po e mbron pabarazinë në këtë shtet. Kërcënimet dhe presioni ndaj shqiptarëve për korrupsion i ka futur pushtetarët shqiptarë në pozitë nënshtruese ndaj atyre sllavomaqedonase.

Ky korrupsion përdoret dhe këtu është edhe baza nga nuk kemi veprime konkrete për barazi. Nënshtrimi është i ashpër”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat