“Spiunët rusë në kufirin e Kosovës / Grupi kriminal “Wagner” duhet eliminuar

Politika

“Spiunët rusë në kufirin e Kosovës / Grupi kriminal “Wagner” duhet eliminuar

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 18 nëntor 2022 Në ora: 11:51
Foto ilustrim

“Në kufirin e Kosovës hija e Wagner: milicitë e Kremlinit në zemër të Europës”, është njëri nga titujt të gazetës italiane, “La Republica” duke treguar gjendjen aktuale në Kosovë.

Shërbimet aleate na kanë vënë në gatishmëri. E dimë se rusët e kanë kaluar disa herë kufirin gjatë protestave në veri”. Kufiri Serbo-Kosovar nuk është shumë i frekuentuar. Përgjatë 351 kilometrave të kodrave dhe pyjeve që Beogradi i konsideron thjesht një vijë administrative të brendshme dhe Prishtina, përkundrazi, kufirin verior të Republikës së pavarur të Kosovës, kanë kaluar gjithmonë ata që nuk duhet të kalojnë. Kriminelë, shumë. Trafikantë, me siguri. Por prej një viti, një periudhë që përkon – jo çuditërisht – me rindezjen e tensionit mes komunitetit serb dhe shqiptar, shtigjet e gjurmuara nga kontrabandistët janë shkelur rëndë nga spiunët ruse”, shkruan kjo gazetë.

Mirëpo, ҫfarë mund të bëj Kosova për të penguar apo arrestuar pjesëtarët e ushtrisë private ruse Wagner?

Lidhur me këtë ҫështje ka folur për ‘Bota sot’ eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava. Sipas tij, Kosova si shtet i pavarur duhet t’i jetësoj ligjet dhe kushtetutën e saj në tërë territorin e shtetit, dhe ta ruaj sovranitetin e saj në kufijtë e territorit të shtetit tonë dhe ҫdokush që e kërcënon apo cenon territorin e Kosovës, ata duhet të burgosen dhe ndaj tyre të ngriten proceduara penale për kërcënim të sovranitetit të Kosovës.

Image
Hajrullah Tërnava

Në raste të rezistencës aktive si agresion ndaj shtetit tonë, ndaj tyre duhen të ndërmerren veprime luftarake qoftë edhe përdorim të armëve si proces i ruajtjes së sovranitetit të Kosovës, nga ana e ushtarëve apo zyrtarëve policor të Kosovës. Dihet se sovranitetin e territorit të Kosovës e garantojnë ushtria dhe policia e Kosovës dhe institucionet tjera me qytetarët e vendit tonë. Është me rëndësi që të përkujtojmë opinionin se sovranitetin e Kosovës e garanton qysh nga çlirimi i vitit 1999 e deri më tani dhe më tutje KFOR-i, si pjesë e NATO-s që është, e sidomos është mjaft aktiv dhe i pranishëm në ato pjesë të veriut dhe në kufi me Serbinë, prandaj pavarësisht se nga kush do të sulmohet sovraniteti-integriteti i Kosovës, qoftë ata të ushtrisë private ruse Wagner si pretendon gazeta italiane “La Republika” apo forca tjera të cilit do shtet të botës, prandaj qëndrimi stoik i deritashëm i KFOR-it dhe EULEX-it duhet edhe më tutje të jenë në nivel të detyrave të tyre, edhe mëtutje që ҫdo grup i armatosur që e sulmon sovranitetin e Kosovës, ata duhet të kapen dhe të burgosen në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës, si arsye e forcave të KFOR-it që e garantojnë sovranitetin e Kosovës në bazë të Rezolutes 1244 të OKB-së”, vlerëson Tërnava për ‘Bota sot’.

Ndërsa njohësi i ҫështjeve politike, Skender Mulliqi thotë se ka shumë kohë në Kosovë që po veprojnë strukturat paralele kriminale serbe, të cilat ishin dhe kanë mbetur burim i destabilizmit të vendit tonë.

Image
Skënder Mulliqi

Jemi dëshmitarë gjatë këtyre viteve së këto struktura shkaktuan incidente të ndryshme në veri dhe mbi lumin Ibër, ku maltretuan, rrahën e vranë shpesh shqiptarë madje edhe ndërkombëtar. Pushtetet e Kosovës që u ndërruan për 20 vite, nuk e vunë kontrollin e plotë në veri të vendit, që edhe u bë strehë e krimit të organizuar dhe kontrabandave ndër më të ndryshmet. Këto struktura dhe shërbimet sekrete serbe, më ta edhe rusët për të cilët bëni edhe ju fjalë, kanë pasur qasje në hyrje- dalje në Kosovë. Edhe më parë kur shovinisti serb, Vuçiq na kërcënonte me luftë në veri duke i mobilizuar edhe forcat ushtarake, janë parë oficerë të ndryshëm rus”, theksoi ai.

Mulliqi thotë se, nuk është fare për tu çuditur në hyrjet më të reja të pjesëtarëve të grupit kriminal “Wagner”. Edhe kjo hyrje dalje e këtij grupi terrorist duhet shikuar si dobësi jo, por edhe e strukturave ndërkombëtare në Kosovë.

Kur jemi këtu nuk duhet përjashtuar as fajin që bartë edhe faktori ndërkombëtar të cilët, i lejuan këto forca destruktive serbe të veprojnë në Kosovën e pas luftës. Ne pas përfundimit të luftës patëm administratën e UNMIK-ut, e cila pothuajse nuk bëri asgjë të hairit në stabilitetin politik dhe në ruajtjen e rendit dhe të qetësisë në vend. As struktura e EULEX-it, nuk është për mashalla, se edhe kjo strukturë ndërkombëtare nuk u tregua e aftë sa duhet në ruajtjen e sundimit të rendit dhe të ligjit, kur dihet se të dyja këto struktura edhe i kishin kompetencat deri në shpalljen e Kosovës shtet sovran dhe e pavarur në vitin 2008. Për strukturën e KFOR-it mendoj se e ka përmbushë misionin e vet në ruajtjen e kufijve të vendit tonë. Të kthehemi pak te organizata terroriste ruse, e cila sipas ekspertëve po operon edhe në Afrikën Qendrore dhe vende për rreth. Nëse serbët në veri janë instrumentalizuar nga politika shoviniste e Beogradit, ky grup kriminal ka lidhje sigurisht me shërbimet sekrete ruse dhe me vet presidentin rus, Vladimir Putin”, vlerëson ai.

Mulliqi potencon se ky grup terroristesh është i rrezikshëm për paqen në rajon, se janë produkt i politikave grabitqare serbo-ruse. Ky grup më parë ka mundësi që të shkaktojë vrasje edhe në mesin e serbëve të Kosovës, të ngjashëm me rastin “Panda’ në kohë të luftës në Pejë.

Unë mendojë se ky grup sigurisht edhe BIA –serbe më strukturat kriminale mund të bëhet e rrezikshëm, për të provokuar ndërhyrje me forca ushtarake të Serbisë në veri, për të bërë faktike ndarjen e Kosovës mbi baza etnike. Organet tona të shtetit, KFOR-i dhe EULEX, ishte dashur të reagojnë fuqishëm për asgjësimin e këtyre grupeve kriminale terroriste serbo-ruse dhe çfarëdo grupacioni tjetër nga Kosova. Vigjilenca jonë duhet të jetë në fokus të këtyre ngjarjeve në veri më shumë se kurrë deri më sot, ku sipas kryeministrit Albin Kurti, janë evidentuar 300 persona, të cilët mund të veprojnë, them unë me akte barbare terroriste. Kjo lojë e dyfishtë e Serbisë ishte dashur të përfundojë. Në njërën anë po tentojnë të inkuadrohen në BE, duke e kërcënuar me luftë paqen në rajon dhe më gjerë, kurse në anën tjetër po i forcojnë lidhjet më Rusinë e Putinit”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat