Tërnava: Qëndrimi stoik i deritashëm i KFOR-it dhe EULEX-it duhet të vazhdojë

Politika

Tërnava: Qëndrimi stoik i deritashëm i KFOR-it dhe EULEX-it duhet të vazhdojë

Hava Orana Xhukolli Nga Hava Orana Xhukolli Më 18 nëntor 2022 Në ora: 22:46
Hajrullah Tërnava

Ҫfarë mund të bëj Kosova për të penguar apo arrestuar pjesëtarët e ushtrisë private ruse Wagner?

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se Kosova si shtet i pavarur duhet t’i jetësoj ligjet dhe kushtetutën e saj në tërë territorin e shtetit, dhe ta ruaj sovranitetin e saj në kufijtë e territorit të shtetit tonë dhe ҫdokush që e kërcënon apo cenon territorin e Kosovës, ata duhet të burgosen dhe ndaj tyre të ngriten proceduara penale për kërcënim të sovranitetit të Kosovës.

“Në raste të rezistencës aktive si agresion ndaj shtetit tonë, ndaj tyre duhen të ndërmerren veprime luftarake qoftë edhe përdorim të armëve si proces i ruajtjes së sovranitetit të Kosovës, nga ana e ushtarëve apo zyrtarëve policor të Kosovës. Dihet se sovranitetin e territorit të Kosovës e garantojnë ushtria dhe policia e Kosovës dhe institucionet tjera me qytetarët e vendit tonë.

Është me rëndësi që të përkujtojmë opinionin se sovranitetin e Kosovës e garanton qysh nga çlirimi i vitit 1999 e deri më tani dhe më tutje KFOR-i, si pjesë e NATO-s që është, e sidomos është mjaft aktiv dhe i pranishëm në ato pjesë të veriut dhe në kufi me Serbinë, prandaj pavarësisht se nga kush do të sulmohet sovraniteti-integriteti i Kosovës, qoftë ata të ushtrisë private ruse Wagner si pretendon gazeta italiane “La Republika” apo forca tjera të cilit do shtet të botës, prandaj qëndrimi stoik i deritashëm i KFOR-it dhe EULEX-it duhet edhe më tutje të jenë në nivel të detyrave të tyre, edhe mëtutje që ҫdo grup i armatosur që e sulmon sovranitetin e Kosovës, ata duhet të kapen dhe të burgosen në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës, si arsye e forcave të KFOR-it që e garantojnë sovranitetin e Kosovës në bazë të Rezolutes 1244 të OKB-së”, vlerëson Tërnava për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat