Propozohet një model i ri për formimin e Asociacionit - Vjen thirrja për Qeverinë e Kosovës: Të zbatohen këto pika!

Politika

Propozohet një model i ri për formimin e Asociacionit - Vjen thirrja për Qeverinë e Kosovës: Të zbatohen këto pika!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 12 dhjetor 2022 Në ora: 19:00
Foto ilustrim

Themelimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe, është ndër temat më të diskutuara aktualisht.

Marrëveshja për formimin e një asociacioni që do t’i bashkonte dhjetë komuna që banohen me shumicë nga serbët në Kosovë, cilësohet si një ndër marrëveshjet më problematike në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

E nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2013, marrëveshja nuk ka arritur të zbatohet asnjëherë.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur Mirsad Voca, doktor i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Image
Mirsad Voca

Ai tregoi një model evropain për themelimin e Asociacionit të Komunave në veri të Kosovës.

Voca ceki disa nga pikat që një model i tillë do të duhej të pranohej nga Kosova.

Një model evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave në veri të Kosovës.

-Asociacioni i komunave veriore të Republikës së Kosovës do të mund të kishte formën e një modeli evropian meqë edhe i tërë Ballkani perëndimor aspiron të integrohet në BE në një të ardhme të afërt.

-Një Asociacion i tillë do të mund të përfshinte si për shembull Mitrovicën jugore, atë veriore, Zveçanin e Vushtrrinë, Skënderajin e Zubin Potokun, Leposavicin e Istogun.

-Ky asociacion nuk do të ishte monoetnik dhe nuk do të ishte në kundërshtim me frymën kushtetuese të Kosovës.

-Përfaqësuesi i Asociacionit do të përzgjidhej me rotacion nga secili Qytet apo nga një Qytet me shumicë serbe dhe nga një tjetër me shumicë shqiptare, dhe në secilin rast zëvendësi i përfaqësuesit do të ishte varësisht nga radha ose shqiptar, boshnjak, serb apo i ndonjë etnie tjetër”, janë disa nga pikat që Voca shtoi.

Ai tha që themelimi i këtij Asociacioni do të ishte thellimi i integrimëve përbashkëta për një shoqëri mulltetnike dhe evropiane. Gjithashtu Voca shprehet që Qeveria e Kosovës do të duhej të ishte proaktive për të ofruar si gjithnjë zgjidhje evropiane që nuk bien ndesh me kushtetueshmërinë e Republikës së Kosovës.

“Qëllimi dhe misioni themelor i këtij Asociacioni do të ishte thellimi i integrimit të përbashkët për një shoqëri multetnike dhe evropiane.

-Mandati i çdo përfaqësuesi do të mund të zgjaste dy vite.

-Hartimi i Statusit të këtij Asociacioni do të bëhej nga ekspertë ligjor, vendorë dhe ndërkombëtarë.

-Për çfarëdo mosmarrëveshje brenda Asociacionit, verdikti final do të kërkohej nga Gjykata kushtetuese e Republikës së Kosovës.

-Qeveria e Kosovës do të duhej të ishte proaktive për të ofruar si gjithnjë zgjidhje evropiane që nuk bien ndesh me kushtetueshmërinë e Republikës së Kosovës dhe që ndihmojnë në shtensionimin e çfarëdo situate që rrezikon frymën shtetformuese të Republikës së Kosovës”, shpjegon tutje Voca.

Sipas Vocës, kjo do të ishte një zgjidhje e duhur që nuk do të kundështohej nga Gjykata kushteteuese e Kosovës.

Përzgjedhja e një bordi të Asociacionit do të mund të bëhej nga Parlamenti i Kosovës. Shkarkimi apo emërimi i bordit të Asociacionit do të mund të bëhej nga një shumicë e thejshtë e Parlamentit të Republikës së Kosovës.

Mendoj se një zgjidhje e tillë evropiane lidhur me Asociacionin nuk do të kundërshtohej nga Gjykata kushtetuese e Republikës së Kosovës e cila kishte kundërshtuar modelin paraprak sepse bie ndesh me karakterin dhe frymën multietnike të vet themelimit të Shtetit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës nuk duhet të hezitoj të formoj një Asociacion të këtij lloji si një model evropian sepse kjo është sidomos një kërkesë e partnerëve tanë strategjik. Çdo vonesë në këtë drejtim ka krijuar dhe do të krijonte edhe me shumë hapësirë që pala serbe të gjej arsye sado të paarsyeshme për tu viktimizuar pranë faktorit ndërkombëtar”, përfundoi Voca për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat