Eksperti i sigurisë pritet t’i bashkohet AAK-së së Ramush Haradinajt

Politika

Eksperti i sigurisë pritet t’i bashkohet AAK-së së Ramush Haradinajt

Nga: N. Sh. Më: 13 dhjetor 2022 Në ora: 14:24
Drizan Shala dhe Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala së shpejti pritet t’i bashkohet AAK-së.

Ai në vazhdimësi ka oferta nga partia e Ramush Haradinajt.

Burime të gazetës “Bota sot”, ka bë të ditur se Shala së shpejti mund t’i bashkohet Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Burimet e gazetës kanë konfirmuar se ekspertit të sigurisë, Drizan Shalës, i është premtuar një post i lartë, natyrisht nësë AAK-ja vjen në pushtet.

E ky është posti i ministrit të Mbrojtjes.

Pas këtyre burimeve, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar me eksperti Drizan Shala.

Ai në lidhje me këtë nuk dha shumë detaje, megjithatë la për të kutpuar se ka diçka në këtë drejtim.

Megjithatë, Shala është i afërt me ish-minsitrine  AAK-së, Rrustem Berishën, por edhe me Hisen Berishën, deputetin e PDK-së, i cili ndryshe njihet si komandanti i Koshares.

Burimet e gazetës kanë treguar se kjo ftesë e AAK-së, ka kohë që i është bë.

Megjithatë, Shala pas insistimit të gazetës, tregon se ka diçka në këtë drejtim, por nuk lëshohet më shumë në detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat