Serbia po i armatosë bandat në veri, vjen alarmi për qeverinë Kurti: Kujdes, ky vendim mund të jetë vdekjeprurës!

Politika

Serbia po i armatosë bandat në veri, vjen alarmi për qeverinë Kurti: Kujdes, ky vendim mund të jetë vdekjeprurës!

Nga: A.M Më: 16 dhjetor 2022 Në ora: 23:12
Policia në veri

Asociacioni i komunave me shumicë serbe, është kthyer në qendër të diskutimeve kohën e fundit.

Kjo, për shkak të krijimit të tensioneve në veri dhe acarimit edhe më të madh të raporteve Kosovë-Serbi.

Kësisoj, po kërkohet me ngulm formimi i këtij Asociacioni dhe në vazhdimësi po bëhet presion ndaj qeverisë Kurti.

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi komentoi presionin që po i bëhet qeverisë Kurti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai në një prononcim për “Bota sot” u shpreh se Kosova ka bërë gabime të mëdha në të kaluarën, ku ish-qeveritë e mëparshme nënshkruan dy marrëveshje për këtë çështje.

Image
Njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi

“Asociacioni është mjet për ndarjen e Kosovës. Nuk ka rëndësi se a është ky subjekt me kompetenca ekzekutive apo jo. Çdo komunitet që ka një bashkim që e tregon një status ka mundësi që në vazhdim të vendos me referendum apo në mënyrë plebishitare për të ardhmen.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe e krijon një bazë politike që kjo pjesë e popullit të shpalli Rebublikën dhe si e tillë të vendosi për t'iu bashkuar Republikës së Serbise.

Në këtë anë, nuk ka rëndësi se a respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Edhe pa të asociacioni është një formë e bashkimit për të vendosur.

Kosova ka bërë gabime të mëdha në të kaluarën. Bëri dhe i nënshkruajti dy marrëveshje me shtetin kriminal serb për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë”, deklaroi juristi.

Krahas kësaj, Kelmendi tha se Serbia synim ka ndarjen e kosovë, prandaj ka krijuar grupe të armatosura, të cilat po bllokojnë rrugët dhe po sulmojnë organet e rendit, madje duke përdorur edhe bomba.

“Marrëveshja e vitit 2013 dhe ajo e vitit 2015, ku kjo e fundit u shpall antikushtetuese dhe mbeti në fuqi ajo e vitit 2013, me disa këshilla që i dha Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Në kuptimin juridik asociacioni është një bashkim me bazën statutare që regjistrohen pranë ministrisë kompetente në bazë të ligjeve të shtetiit.

Në Kosovë kemi këso shoqata, ato janë në fushën e kulturës, të sportit dhe të ekonomisë. E kemi edhe Asociacionin e komunave të Kosovës.

Këtu duhet të futen edhe komunat me shumicë serbe, këtë nuk po e duan në Beograd. Shteti kriminal serb po kërkon Asociacion me kompetenca politike dhe ekzekutive, që në fund shpie të shkëputja e kësaj ane nga Kosova dhe bashkimi me shtetin serb. Këtu është pikësynimi i Serbisë Dhe, në këto qëllime, po luan mirë komuniteti serb. Serbët kanë krijuar grupe të armatosura. Po bllokojnë rrugët dhe sheshet e qyteteve. Sulmojnë organet e rendit. Bëjnë sulme me bomba etj..”, vlerësoi ai.

Në fund, juristi shtoi se situata në Kosovë është e rëndë, serbët në vazhdimësi po bëjnë thirrje për luftë.

Për këtë arsye, kërkoi nga shteti i Kosovës që të veprojë menjëherë.

“Serbët u larguan nga organet e pushtetit. Po bëjnë thirrje për luftë. Takohen në Beograd me kriminelin Vuçiq dhe paraqesin kushte.

Situata është e rëndë, shteti i Kosovës kërkohet të veproj.

Nëse duhet asociacion, atë duhet ta paraqesë si shoqatë, jashtë çdo pushteti. Shoqatat kanë karakter shoqëror-kulturor e sportiv, mundet edhe arsimor.

Çdo element tjetër për shoqatë është antikushtetuese”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat