“Tensione në mes Kosovës dhe Serbisë”, analisti amerikan tregon kujt i shërbejnë: Këto janë rreziqet që rrjedhin

Politika

“Tensione në mes Kosovës dhe Serbisë”, analisti amerikan tregon kujt i shërbejnë: Këto janë rreziqet që rrjedhin

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 17 dhjetor 2022 Në ora: 08:29
Policia

Është bërë një javë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit nga grupe serbësh.

Barrikadat e vendosura në veri të Kosovës prej tetë ditësh ditësh kanë bllokuar rrugët që të çojnë në drejtim të kufirit të Jarinjes dhe Bërnjakut.

Përveç, bllokimit të rrugëve, janë të mbyllura edhe të gjitha dyqanet pothuajse, përjashtojmë këtu të ushqimeve dhe të bareve ndërkaq nëpër shkolla e fakultete mësimi është pezulluar.

Kjo situatë pritet të zgjasë të paktën deri më 18 dhjetor me urdhër të shtabit të krizës të formuar ditë më parë e që udhëhiqet nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Situata e përgjithshme e sigurisë në veri të vendit është e brishtë.

Analisti amerikan, Charls Charles Kupchan duke folur rreth situatës në veri, ka thënë për “Bota sot”, se rritja e tensioneve atje nënvizojnë rreziqet e ngërçit të vazhdueshëm midis Serbisë dhe Kosovës.

Ai situatën e krijuar e lidh edhe me interesin e Rusisë, e cila sipas tij, nxit destabilitetin rajonal dhe bllokimin e integrimit të plotë të rajonit.

“Rritja e tensioneve në veri të Kosovës, si dhe fërkimi në rritje midis Beogradit dhe Prishtinës, nënvizojnë rreziqet e ngërçit të vazhdueshëm midis Serbisë dhe Kosovës. Ndërsa shpërthimi i konfliktit të vazhdueshëm është një perspektivë e largët, përshkallëzimi i periudhave sporadike të dhunës nuk është. Interesi i Rusisë për nxitjen e destabilitetit rajonal dhe bllokimin e integrimit të plotë të rajonit në institucionet e Atlantikut e bën situatën edhe më të rrezikshme dhe të vështirë”, ka thënë Kupchan për “Bota sot”.

Image
Analisti amerikan, Charles Kupchan

Barrikadat e serbëve zakonisht lindin si reagim ndaj reagim ndaj operacioneve të Policisë së Kosovës në veri dhe vendimeve të Qeverisë së Kosovës.

Lidhur me këto veprime të serbëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për çdo problem duke vendosur barrikada, zyrtarët e Kosovës pohuan se janë të orkestruar nga Serbia, ndërkaq Serbia i mohon këto pretendime.

Këtë herë serbë, kërkojnë lirimin e ish- policit serb i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës si i dyshuar për sulmet ndaj zyrtarëve të KQZ-së dhe zyrtarëve policor.

Analisti Kupchan, ka thënë se rreziqet që rrjedhin nga mosmarrëveshjet në rritje në mes të të dyja vendeve duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi.

Sipas tij, tani nuk është koha për hapa të vegjël, por përqendrimi në zgjidhjen përfundimtare.

“Rreziqet që rrjedhin nga mosmarrëveshjet në rritje midis Prishtinës dhe Beogradit duhet të shërbejnë si një thirrje zgjimi, duke nënvizuar nevojën për një shtytje të vendosur drejt një zgjidhjeje përfundimtare të ngecjes midis Kosovës dhe Serbisë. Tani nuk është koha për hapa të vegjël për të zgjidhur çështjet pjesë-pjesë – siç është mosmarrëveshja e fundit mbi targat. Përqendrimi në zgjidhjen e çështjeve pjesë-pjesë thjesht blen kohë derisa të lindë mosmarrëveshja tjetër - dhe vonon arritjen e zgjidhjes përfundimtare dhe të qëndrueshme”, ka deklaruar Kupchan për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat