Pse nuk dënohet Lista Serbe për veprat penale/ Juristi tregon një faktor pse kjo nuk po ndodh!

Politika

Pse nuk dënohet Lista Serbe për veprat penale/ Juristi tregon një faktor pse kjo nuk po ndodh!

Nga: A.SH Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 19:34
Goran Rakiq

Lista Serbe është parti e cila vepron në Kosovë. Ajo përfaqëson serbët të cilët jetojnë në Kosovë dhe ka po dhjetë ulëse nuk Kuvendin e Kosovës. Por, ajo më shqetësuesja është ajo Lista Serbe vepron me direktiva nga shtetit serb, konkretisht i dirigjuar nga Aleksandër Vuçiq.

Madje, edhe tensionet e fundit në very të Kosovës, dhe vendosja e barrikadave është bërë nga Beogradi.

Pse nuk po dënohet Lista Serbe për veprat penale?

Profesori Muhamet Klemendi në një prononcim për “Bota sot” ka folur për partinë serbe Lista Srbsak, duke thënë se ajo duhet të dënohet për veprat penale që po bën.

Sipas tij, ajo po kryen veprime të cilat janë në kundërshtim me normat ligjore, të cilat kurdoherë po futen në veprim kriminale me kërkesa të Brogradit.

Veprimet e shumta që po i kryn "Lista Serbska" janë në kundërshtim me normat ligjore në fuqi në Kosovë. Ato po e mbajnë gjendjen alarmante në Kosovë dhe kurdoherë po futen në veprim kriminale me kërkesa të Brogradit. Vet "Lista Serbska" si subjekt është antikushtetues dhe juridikisht kërkohet të ndalohet veprimtaria, thjeshtë për mosnjohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Kjo është antikushtetuese.

Nuk është vetëm çështja e dy pozitave në dy shtete, por janë në pyetje edhe aktivitetet e këtij subjekti politik, të vetë deputetët dhe të tjerëve nga minoriteti serb, që rrjedhimisht kryjnë vepra penale.

Po i theksoj disa:

1. Organizimi dhe bllokimi i rrugëve në veriun e Kosovës është bërë nga deputetët, ministrat e zevëndësministrat serb, që veprojnë nën dirigjimin e Beogradit, kundër shtetit të Kosovës

2. Askund dhe në asnjë komunë që udhëhiqet nga minoriteti serb nuk kemi shenja dhe simbole të Republikës së Kosovës.

3. Mbajtja e pozitave, një në Kosove dhe një në Serbi, është kundërligjore, pavaresisë shtetesisë.

4. Mos njohja e tërësisë territoriale të Kosovës lidhet me vepër penale nga KP, neni 100-122, kundër shtetit dhe të sovranitetit të Republikës.

5. Mos zbatimi i normave ligjore të Kosovës në veri nga minoriteti është vepër tjetër penale e dënueshme.

6. Bartja e infomatave nga Kosova në Serbi është veprimtari tradhtare e dënueshme me ligj.

7.Tërë veprimtaria e "LS", e deputetëve, ministrave, kryetarëve të komunave etj., duke e konsideruar Kosovën në territor të shtetit serb, është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën”, thotë profesori.

Në fund, Kelmendi shprehet se faktori kryesore pse nuk dënohet Lista Serbe, mendohet të jetë faktori ndërkombëtare, duke shtuar se është fjala te tolerimi i veprimeve të serbëve nga UE, nga OKB-ja, nga shtetet e ndryshme, si dhe frika për kundërveprimet e shtetit serb.

Faktet flasin se ka baza të mjaftueshme për të dënuar krimin e tillë nga deputetët, nga ministrat, nga kryetarët e komunve etj., që nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Pse nuk dënohen?

Mendohet se faktori kryesor rrjedhë nga ndikimi i faktorit të jashtëm, si mjet që ndalojnë organet e shtetit të Kosovës, për të ndjekur dhe dënuar krimin e tillë. Këtu është fjala te tolerimi i veprimeve të serbëve nga UE, nga OKB-ja, nga shtetet e ndryshme, si dhe frika për kundërveprimet e shtetit serb. Për këtë shkak po i toleron Kosova veprimet e tilla antiligjore. Krimi atje në veri po lulëzon”, përfundon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat