Eksperti i sigurisë zbulon prapavijën e marrëveshjes së Ohrit – u mënjanua ky rrezik!

Politika

Eksperti i sigurisë zbulon prapavijën e marrëveshjes së Ohrit – u mënjanua ky rrezik!

M.Haziri Nga M.Haziri Më 22 mars 2023 Në ora: 17:51
Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përshëndeti marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve nga Ohri dhe i bëri thirrje Beogradit dhe Prishtinës që ta zbatojnë sa më shpejt.

Ai përsëriti se NATO-ja mbështet përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore përmes misionit të KFOR-it dhe vuri në dukje se ushtarët e NATO-s në Kosovë janë vendimtare për të mundësuar dhe mbështetur procesin politik.

E në lidhje me këtë deklaratë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Image
Drizan Shala

Ai u shpreh se kjo marrëveshje në Ohër është bërë të ulur tensionet mes dy vendeve.

“Marrëveshja e panënshkruar por e dakorduar në mes palëve ka ndihmuar që bashkësia ndërkombëtare të fitoj një hapësirë për veprim duke ulur tensionet me tendenc konflikti”, u shpreh ai.

Eksperti i sigurisë më tej thotë që NATO është duke zbatuar tash marrëveshjen në Ohër.

“KFOR si eksponent e NATO në Kosovë ka marr tani rrugën e re që është mbështetja për të zbatuar politiken e BE më dy palët e takimit të Ohrit”, shton tutje ai.

Në fund, Shala thekson që siguria tani ka marr një diskurs të kontrolluar duke mënjanuar për një kohë tensionet.

“Siguria tani ka marr një diskurs të kontrolluar duke mënjanuar për një kohë tensionet që kanë reflektuar përgjatë këto dy viteve të fundit në Kosovë”, përfundoi eksperti I sigurisë, Drizan Shala për “Bota sot”.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat