“Kryengritja” kriminale e Listës serbe/ Paralajmëron juristi: Kjo gjë është antiligjore dhe shumë rrezikshme për Republikën

Politika

“Kryengritja” kriminale e Listës serbe/ Paralajmëron juristi: Kjo gjë është antiligjore dhe shumë rrezikshme për Republikën

A.Shaqiri Nga A.Shaqiri Më 5 prill 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim, rel

Lista Serbe ka deklaruar se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në tri komunat veriore të Republikës së Kosovës më 23 prill.

Pas kësaj, në veri ka pasur sulme ndaj policisë së Kosovës derisa vlen të theksohet se Lista Serbe ka paralajmëruar një kryengritje, siç thonë ata për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve

“Për ta sqaruar, kjo nuk do të jetë ndonjë paralajmërim, por një kryengritje e përgjithshme për ta ndalur shtypjen e Albin Kurtit ndaj qytetarëve të pafajshëm”, thuhet në deklaratë e Listës Serbe.

Në lidhje me këtë juristi Muhamet Klemendi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se me formimin e Listës Serbe ka qenë e pritshme se do të veprojë kështu.

Juristi madje, këtë deklarim e mbështet me fakte, duke thënë se lista Serbe është kriminale dhe vepron me urdhra të Beogradit.

Image
Muhamet Kelmendi

“Vet formimi i “Listës Serbe” është një akt kriminal dhe ka qenë e pritshme që do të vepron kundër shtetit të Kosovës.

Ky subjekt është formuar nga krimineli i luftës Aleksander Vuçiq dhe vepron nën udhëheqjen dhe kryen punë në bazë të urdhrave të Beogradit.

Lista Serbe” nga formimi ka kryer punë kriminale dhe antiligjore.

Veprimet e këtij organizimi kriminal janë:

1. Mos njohja dhe refuzimi kategorik, qoftë edhe me forcë, i shtetit të pavarur të Kosovës.

2. Kryerja e veprimeve kriminale dhe të dënueshme me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Ato konsistojnë:

a. Vrasjet e policëve dhe të politikanëve që nuk janë me synimet shoviniste.

b. Bllokimet e rrugëve, të shesheve nëpër Kosovë, sidomos në veri të saj.

c. Sulmet me granata të dorës, me armë të rënda të policisë së Kosovës.

d. Lidhjet e pandërprera me kriminelët e pushtetit në Beograd.

e. Kultivimi dhe shitja e drogës.

f. Vjedhje dhe kontrabandë me mallra dhe me mjete të ndaluara.

g. Refuzimi me forcë i pushtetit, duke u larguar dhe mos u nënshtruar organeve të shtetit.

h. Kërcënimi me forcë të dhunës për mbajtjen e zgjedhjeve dhe

i. Qëllimi i “Listës Serbe” për të ndarë me forcë veriun nga Kosovë dhe bashkimin e saj me shtetin serb.

4. Mos regjistrimi pranë organeve kompetente në Republikë.

5. Lidhshmëritë politike, juridike dhe ushtarake me Beogradin.

6. Pikësynimi ndarja dhe copëtimi i Kosovës me mjete të dhunës.

7. Organizimi luftarak dhe bashkëpunimi e sjellja e bandave të “Vrangelit” rus në veri të Kosovës.

Faktet e tilla tregojnë se ky organizim i “Listës Serbe” është kriminal dhe se shteti i Kosovës kërkohet të veprojë me forcën e vet ligjore”, rendit ai.

Më tej, ai shpjegon se ka argumentet të mjaftueshme që Lista Serbe të shpallet antikushtetuese, duke shtuar se kjo parti i ka përmbushur elementet e veprës penal për të marrë dënime që parashikohen edhe me burgim të përjetshëm.

Së pari, duke e shpallur antikushtetuese “Listen Serbe” dhe duke e ndaluar me ligj punën dhe

Së dyti, dukë i ndjekur, kapur dhe arrestuar kriminelët e “Listës Serbe”.

Bazat për këto dy masa juridiko-ligjore ekzistojnë. Dënimet janë të rënda.

Sipas Kodit Penal të Kosovës për veprat penale të tradhtisë apo të copëtimit të Republikës dhe të armatimit kriminal për të ndarë ndonjë pjesë të shtetit, dënimi shkon deri me burg të përjetshëm. Elementet e veprës penale të tillë i ka përmbushur kjo listë dhe vet anëtarët e udhëheqësit e saj për të marrë këto dënime. Mos veprimi nuk ka të bëjë me ligj, por me qëndrime politike. Kjo është antiligjore dhe shumë rrezikshme për Republikën”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat