Me kokat e prera të shqiptarëve, serbët bënin llamba drite – Vjen reagimi: Ja pse ishte tërbuar Vuçiqi!

Politika

Me kokat e prera të shqiptarëve, serbët bënin llamba drite – Vjen reagimi: Ja pse ishte tërbuar Vuçiqi!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:11
Kriminelët serbë

Gjatë ditë së djeshme në Kuvendin e Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se PDK-ja ka kërkuar aminstimin e krimeve të luftës.

Haxhiu gjatë fjalimit në foltore të Kuvendit lëshoi një audioincizim, një deklaratë që e ka bërë ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, i cili, fliste për amnistimin e krimeve të luftës.

“Juridikisht krimet e luftës nuk amnistohen, nuk parashkruhen, por politikisht ka pasur përpjekje serioze për t’i amnistuar krimet e luftës, prandaj Serbia është shfajësuar në kohën kur ju keni qeverisur. Ndërsa, për herë të parë Qeveria e Kosovës i trajton seriozisht”, shtoi ajo.

Por ishte ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuqi, i cili më vonë gjatë ditës së djeshme e sqaroi deklaratën e tij.

Sipas tij në Ligjin për Amnistim, i propozuar dhe miratuar në mandatin kur Kuqi ka qenë ministër i Drejtësisë, janë përjashtuar amnistimi për krimet e luftës, vrasjet dhe korrupsioni.

“Nuk e paskam dëgjuar se në çfarë konteksti e paska nxjerrë një deklaratë të tillë, as në kuptim të intervistës së plotë, as të kohës, por në mandatin tim është propozuar dhe miratuar ligji per amnisti që ka përjashtuar amnistimin e krimeve të luftës, krimet kundër njerëzimit dhe të drejtës ndërkombëtare. Bile edhe krimet e vrasjeve dhe korrupcionit janë përjashtuar nga amnistimi. Dhe kjo vërtetohet lehtë në ligjet e miratuara në Kuvend të Kosovës. Nëse është tendencë që të barazohet nënshkrimi i Deklaratës, është çështje tjetër, dhe do të shihen pasojat ditëve në vijim… Mund ta shikoni edhe ligjin e amnistisë së miratuar në Kuvend”, ka thënë ai.

E për këtë çështje dhe dialogun me Serbinë ka folur njohësi i çështjeve politike, dhe profesori i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Binak Maxharraj.

Ai thotë se, pavarësia e Republikës së Kosovës, e kishte tërbuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiqin.

Madje, sipas tij, kjo ishte arsyeja që ai ishte ankuar në Gjykatën Nëdërkombëtare të Drejtësisë.

Mirëpo, Serbisë i erdhi përgjigja e shpejt se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhmëri të plotë me ligjet dhe normat ndërkombëtare.

“Serbia u çmend edhe më shumë. Ajo nis fushatën e saj të egër për mos pajtim me vendimin e GJND. Bëri çmos duke u anku të ndërkombëtarët për “taksiratin” që e gjeti, për të ia ndalë vajin ndërkombëtarët vendosën që Kosova dhe Serbia të diagolojnë mes vedi për disa çështje teknike çfarë ishte shumë e pa drejtë pas vendimit meritor te GJND. Kosova mund të mos e pranonte dialogun, por kjo nuk ndodhi sepse dialogun e morën në përkujdesje njerëzit e shantazhuar, pa dinjitet duke mos iu dhënë  rëndësi pasiqë pasi po bisedohej vetëm për çështje teknike kur Kosovës së shpejti iu vu “ylli” në ballë”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Profesori shton se, Serbia dhe Vuçiq duke e pa se në dialog ishin njerëz të shantazhuar dhe të zënë “rob” nga Serbia, se kishte njerëz të pa aftë për ta mbrojtë vendin e vetë, pavarësinë e saj, dal nga dal dialogu rrëshqitet drejtë dialogut politik që për Kosovën ishte e papranueshme.

“Erdhi deri te kjo ngase Kosovën në dialog e përfaqësonin njerëz të “fuqishëm” të luftës të cilët asgjë nuk e bënin transparente se çfarë po ndodhë, por që edhe nga ana tjetër BE si ndërmjetësues në dialog vazhdimisht dërgonte njerëz pro-serb që anonin qëllimshëm kah Serbia dhe interesave të saj”, shton ai.

Ai pohon se, gjatë dialogut u bën lëshime të tmerrshme në dëm të Kosovës.

“Bile, dialoguesit e Kosovës sikur shkonin me duar n’xhepa duke bë lëshime të pafalshme në dialog. Ishte e tmerrshme kur dëgjoje se si dialogohej se gjoja Kosova duhet të pajtohet me Serbinë, sepse krimet, masakrat dhe gjenocidi serb në Kosovë janë vjetruar anipse dihet se krimet e luftës nuk vjetrohen kurrë, por aq më keq bile as qe kërkonin nga Serbia kërkim falje për krimet e saj në Kosovë, për tokën e djegur, për përdhunimin e mbi 20 mijë nënave, motrave dhe vajzavae tona të cilat më pastaj shumica prej tyre vriteshin dhe hudhëshin nëpër bunare, për vrasjën e mbi 1600 fëmijëve, por edhe të moshuarve, për atë se si serbët ua prisnin kokat shqiptarëve dhe bënin llampa drite, që sot e kësaj dite shëndritin nepër shtëpitë serbe në Serbi, për atë se si paramilitarët serb ua nxirrni nënave fëmijët nga barku”, shton tutje Maxharraj.

Tutje ai shprehet se, të gjitha këto nuk ishin të rëndësishme për ekipin e Kosovës në dialog me Serbinë, por kërkonin që Serbia të falej për të gjitha këto.

“Por, edhe më keq dialogu vazhdon të shkoj keq e më keq kur dialoguesit e Kosovës u pajtuan që të qesin në pazar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës që ishte antikushtetues dhe krim i rënd, por edhe në kundërshtim më vendimin e GJND-së. Për tri vite më radhë në dialog u shtrua çështja e ndarjes së Kosovës, korrigjimin e kufijve dhe ndërrimin e territoreve pa kurrfarë transparence më Paralmentin dhe institucionet e Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij, dialogohej edhe fshehurazi.

“Falë Gjermanisë e në veçanti kancelares Angela Merkel, por edhe refuzimit të fortë nga SHBA, Kosova i shpëtoi më të këqes. Pos kësaj njerëzit e shantazhur në dialog me Serbinë për këto 12 vite nënshkruan mbi 33 marrëvshje paçavra e që shumica ishin në dëm të Kosovës, por që Serbia mbi 70% të të cilave Serbia nuk i zbatoi, por gjithëherë fajin ia lente Kosovës”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat