Analisti komenton sanksionet e BE-së ndaj Kosovës – ka këto fjalë!

Politika

Analisti komenton sanksionet e BE-së ndaj Kosovës – ka këto fjalë!

Nga: M.Haziri Më: 5 korrik 2023 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka konfirmuar se Bashkimi Evropian ka marrë disa masa për Kosovën për shkak të mos marrjes së veprime për de-eskalim të situatës në Veri të Kosovës.

E në lidhje me këtë temë analisti politik, Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që është e padrejtë ky veprim i BE-së ndaj Kosovës duke theksuar që është duke sanksionuar viktimën.

Në vazhdën e padrejtësive ndaj Kosovës, BE bëri edhe hapin e fundit duke sanksionuar viktimën në këmbim të ledhatimit të xhelatit.Kjo gjë kurrë s’duhet të kishte ndodhur, jo veç me Kosovën por me askënd tjetër”, thotë ai.

Image
Faton Mehmeti

Analisti në fund shprehet që ishte po kjo BE që mbështeti zgjedhjet në veri dhe po e njejta po sanksionin Kosovën.

“Fatkeqëisht BE po tregohet infantile në këtë aspekt, duke mos gjykuar drejt për rastin në fjalë. Ishte po kjo BE që mbështeti zgjedhjet në veri dhe pranoj rezultatin e tyre, hipokrizia qëndron se po kjo BE dënon Kosovën pse implementon rezultatin e këtyre zgjedhjeve të mbështetura nga vet ajo.Një ditë, BE do të turpërohet me veten”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat