Bojkotimi i seancave të Kuvendit/ Vjen “goditja” ndaj opozitës: Kanë hyrë publikisht në shërbim të Serbisë fashiste

Politika

Bojkotimi i seancave të Kuvendit/ Vjen “goditja” ndaj opozitës: Kanë hyrë publikisht në shërbim të Serbisë fashiste

Nga: A.SH Më: 5 korrik 2023 Në ora: 15:31
Partitë opozitare në Kosovë thonë se për rrëzimin eventual të Qeverisë me mocion mosbesimi, tash për tash, nuk kanë vota. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Të hënën që kaloi ka dështuar të mbahet mledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e Kryesisë, pa heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi bëri të ditur se nuk do të ketë as seanca normale dhe për veprimet e ardhshme do të vendosin në mbledhjen e kryesisë së partisë.

Analisti Gani Qarri në një prononcim për ”Bota sot”, ka thënë se në këtë rast opozita është e shthurur dhe është kthyer në shkop kundërmues të Vuçiqit.

“Në kohën, kur edhe nga shtetet mike, personalitete të larta shtetërore, partiake e politike dhe deputet në Parlamentin Evropian, kanë filluar ta kritikojnë ashpër politikën e BE-së e veçanërisht sjelljet e Josep Borellit, Mirosllav Lajçakut, si dhe ato të emisarit Eskobar, për trajtim jo të barabartë dhe masa të pa drejta kundër Kosovës, opozita e shthurur është kthyer në shkop kundërmues të Vuçiqit, dhe përkundër dobësive të vazhdueshme dhe urrejtjes që po shkaktojnë në popull me qëndrimet e tyre, pro Vuçiqit dhe Serbisë hegjemoniste, edhe ato njëjtë si Serbia, i turren Qeverisë së Kosovës, me shpresën se do të marrin mbështetje sado të vogël, nga armiqtë e Kosovës dhe emisarët e shitur te Serbia, si Borell, Lajçak dhe vet Eskobar, bashkëshortes së të cilit, Serbia ia financonte hapjen dhe mbajtjen e ekspozitës, vetëm disa kohë më parë.

Për aq më tepër, habitë shumë fakti se përderisa Kroacia dhe Sllovenia, pengojnë me suksese vendosjen e sanksioneve nga BE, të propozuara nga Borell e Lajçak kundër Kosovës, partitë e shkërmoqura opozitare vazhdojnë sulmet e tërbuara, në koordinim me Serbinë, kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës, duke dalë hapur në krah të Vuçiqit, Listës serbe dhe vet Serbisë hegjemoniste, e cila ka pretendime të hapura territoriale ndaj tokave dhe pasurive tona më jetike, pa të cilat, Kosova nuk mund të mbijetojë si shtet”, thotë ai.

Sipas tij, bojkotimi i seancave të Kuvendit është armiqësi e hapur kundër mirëqenies së qytetarëve dhe vet perspektivës së shtetit të Kosovës.

“Edhe opozita e shthurur e di mirë, se Serbia kërkon të gllabëroj tokat më vitale të Kosovës dhe as që e ka hallin, për të drejtat e serbëve, ngase pakica serbe, jo vetëm që gëzon, shumë më shumë të drejta se cilado pakicë në Evropë, por është e privilegjuar edhe në krahasim me vet shumicën shqiptare në Kosovë.

Kështu që mosvotimi i ligjeve, bojkotimi i mbledhjeve të kryesisë së Kuvendit dhe vet seancave parlamentare, përveçse nuk është zgjidhje, është edhe armiqësi e hapur, kundër mirëqenies së qytetarëve dhe vet perspektivës së shtetit të Kosovës!

Për ta shpëtuar shtetin tonë të brishtë nga kontaminimi i mëtejmë renegat, i partive të shkërmoqura opozitare me paralajmërimet si ai i të ashtuquajturës LDK dhe kërcënimet e PDK-së, qytetarët e vendit dhe mbar populli i Kosovës, duhet t`ua jap, atyre shkelmin përfundimtar dhe në zgjedhjet e ardhshme ti bëjë tërësisht të papërdorshme, duke i shndërruar në tepricë të panevojshme politike, dhe lëshojë nën pragun zgjedhor, në mënyrë që të marrin fund dëmet që ato në vijimësi i kanë shkaktuar vendit dhe rreziqet që po shkaktojnë për paralizim të vazhdimësisë së shtet ndërtimit, me të cilat, partitë opozitare kanë hy publikisht në shërbim të Serbisë fashiste dhe shteteve tjera jo dashamirëse ndaj popullit dhe Republikës së Kosovës”, përfundon ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat