Planet serbo-ruse në veri/ Paralajmërohet Kosova – kërkohet kujdes në këto pika!

Politika

Planet serbo-ruse në veri/ Paralajmërohet Kosova – kërkohet kujdes në këto pika!

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 25 shtator 2023 Në ora: 08:06
Pamje nga shpërthimi në veri

Provokimet e Serbisë ndaj Kosovës po vazhdojnë të jenë prezente çdo ditë e më shumë.

Deklarata, veprime të kundërligjshme si dhe thirrje të vazhdueshme janë pjesë e serbëve kundër Kosovës.

Së fundi, vëmendjen e opinonit vendor dhe atij ndërkombëtar e mori shpërthimi i një granate, gjatë ditës së enjte në veri të Mitrovicës.

Nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës pas një angazhimi të gjatë e me dyshime të bazuara, janë arrestuar 3 qytetarë serbë për krime të kryera ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë

Kjo sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka qenë shkak që grupet kriminale të enjten kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve.

Për këtë, ai e ka fajësuar edhe presidentin serb Aleksander Vuçiq.

“Në shenjë revolte ndaj arrestimit të këtyre personave, si mesazh ndaj drejtësisë sonë dhe me qëllim të shkaktimit të terrorit tek qytetarët tanë, grupe kriminale mbrëmë kanë hedhur granatë dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve”, tha Sveçla.

Veç tjerash, Sveçla tha se Serbia po glorifikon kriminelët e luftës ndërsa për Kosovën tha se do të jetë shtet i së drejtës.

Reagimet e ndërkombëtarëve

Kujtojmë që në lidhje me këtë ngjarje kanë reaguar edhe ndërkombëtarët duke u shprehur të shqetësuar.

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, u shpreh i tronditur duke u bërë thirrje autoriteteve për hetim.

Ndërkaq, Bashkimi Evropian përmes zëdhënësit Peter Stano njoftoi që po e ndjek situatën me shqetësim.

Shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano u shpreh se incidente të tilla tregojnë nevojën urgjente për deeskalim të situatës në veri të Kosovës, derisa dënoi rastin.

Tërnava: Policia në kryerjen e detyrave të përditshme duhet të jetë vigjilente

Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Image
Hajrullah Tërnava

Ai u shpreh se policia e Kosovës duhet në çdo pjesë të territorit të tyre ta mbrojë shtetin e tyre dhe të kryejë punën e saj në mënyrë profesionale.

“Çdo polic i shtetit në kryerjen e detyrave të tyre e kanë për detyrë që në territorin e shtetit të tyre, t’i jetësojnë ligjet dhe kushtetutën e atij shteti, nga i cili marrin paga për punët profesionale që i kryejnë ata”, u shpreh ai.

Më tej, eskperti i sigurisë thotë që në pjesën veriore mund të ketë edhe pjesëtarë të Wagnerit rus dhe se të gjithë që shkelin ligjin duhet të burgosen.

“Krimet e luftës sikur që dihen nuk vjetërsohen, prandaj policia në kryerjen e detyrave të tyre të përditshme kur të hasin në persona të tillë për të cilët kanë fakte dhe argumente që gjatë luftës kanë kryer krime të rënda ndaj popullatës. Gjithsesi se ata persona sipas ligjeve edhe duhen të burgosen. Pas këtyre burgosjeve, në Lagjen e Boshnjakëve, të enjten disa persona kanë hedhur granatë dore ushtarake, që për këtë incident Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla është deklaruar si shkak që grupet kriminale kanë hedhur granate dore ushtarake në Lagjen e Boshnjakëve. Po ashtu, kishte mbishkrime me thirrje nacionaliste në ato pjesë të Zveçanit. E që supozohet se po në ato pjesë të veriut mund të ketë edhe pjesëtarë të Wagnerit rus të cilët në situata të tilla të acaruara, munden ta përshkallëzojnë situatën konfliktuoze në nivele të larta konfliktuoze”, shpjegon eksperti i sigurisë.

Nga ana tjetër, ai thekson që policia në kryerjen e detyrave të përditshme duhen të jetë vigjilente dhe në harmoni me kompetencat dhe autorizimet që ua mundëson ligji.

Marrë në tërësi këto rrethana dhe situatën e krijuar në ato pjesë të veriut, tani situata e sigurisë është e cenueshme nga këto grupe kriminale. Policia në kryerjen e detyrave të përditshme duhen të jetë vigjilente dhe në harmoni me kompetencat dhe autorizimet që ua mundëson ligji, t’i kryejnë detyrat e tyre të përditshme në përputhshmëri me ligjet, si dhe ta informojnë edhe KFOR-in, nëse kanë vlerësime se mund të përshkallëzohet çështja e sigurisë në ato pjesë të Kosovës”, përfundoi Hajrullah Tërnava për “Bota sot”.

Mehmeti: Grupet kriminale janë të organizuara dhe financuara nga Beogradi

Ndersa, analisti politik Faton Mehmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot”, shprehet se grupet kriminale në veri punojnë në urdhra të Vuçiqit dhe përdoren kurdo që ai dëshiron.

Image
Faton Mehmeti

“Grupet kriminale janë të organizuara dhe financuar nga Beogradi dhe si të tilla edhe veprojnë kurdo që i nevojitet Vuçiqit për interesa politike. Nuk është për t’u befasuar asgjë, pres të ketë edhe më shumë presione në veri nëse negociatat për Asociacion nuk prodhojnë rezultatin e pritur nga Vuçiqi”,u shpreh ai.

Në fund, analisti potencon që situat atje është e brishtë dhe si e tillë mund të shpërthej në çdo çast.

Pavarësisht përpjekjeve të qevrisë dhe minsitrit Sveçla është shumë e vështirë të eliminohen grupet kriminale në atë pjesë, vazhdimisht vijnë nga Beogradi grupe të financuar. Situata atje është e brishtë dhe si e tillë mund të shpërthej në çdo çast. Qeveria t’i luftojë sa më shumë këto grupe, të bashkëpunoj me ndërkombëtarët atje dhe së bashku t’i eliminojnë grupet e rrezikshme”, përmbylli Faton Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat