Eksperti i sigurisë flet për shpërthimin në veri – ka këtë porosi!

Politika

Eksperti i sigurisë flet për shpërthimin në veri – ka këtë porosi!

Nga: M.Haziri Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 22:38
Hajrullah Tërnava

Një shpërthim i fortë ndodhi në Mitrovicë të Veriut, për të cilin Policia e Kosovës dha disa detaje.

Sipas njoftimit, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e një objekti dhe dritaret e një banese.

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërrnava në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që pa një arritje të një pajtimi të qëndrueshëm e si garancë e këtij pajtimi me qenë shtetet ndërkombëtare të NATO-s, vështirë se do të ketë rehati të qëndrueshme.

Situata në ato pjesë të komunave të veriut që po zhvillohen në këto kohëra tani edhe për opinionin janë të njohura, prandaj pa një arritje të një pajtimi të qëndrueshëm e si garancë e këtij pajtimi me qenë shtetet ndërkombëtare të NATO-s, vështirë se do të ketë rehati të qëndrueshme, sepse përvojat e tanishme na e dëshmojnë këtë situatë. Dëshmia më e freskët është sulmi terorist nga ana e Serbisë më 14.09.2023 në Banjskë. Kjo mënyrë e kësaj situatë të tendosur na jep të nënkuptojmë se Serbia është në shërbim të Rusisë, e sikur që dihet që nga fillimi i luftës të Rusisë me Ukrainë. Serbia është i vetmi shtet që e përkrah dhe i del në ndihmë Rusisë, prandaj edhe rasti i të mërkurës na lë të nënkuptojmë se Serbia pranë bisedave me ndërkombëtarët që po e ndërmjetësojnë pajtimin mes Serbisë dhe Kosovës. Prandaj, edhe me këto provokime si në rastin e mbrëmshëm, dëshiron me e bind faktorin ndërkombëtar se gjithsesi që veriu i komunave duhet t’i takoj Serbisë”, thekson ai.

Ndër të tjera, eksperti i sigurisë potencoi që faktori ndërkombëtar duhet t’i ketë parasysh këto taktika të këtij shteti nacionalist të qarta, dhe të ndërrmerr ato veprime efektive ndaj këtij shteti.

Serbia si shtet me një të kaluar çfarë e ka, gjithnjë do të përdor metoda të tilla nxitëse për t’i arritur ato qëllime që i ka në plan, dhe sikur t’i jepen ato pjesë të komunave të veriut Serbiseë, prap pas disa viteve do të iniconte çështjen edhe për komuna tjera serbe në Kosovë, që ta gëzojnë një autonomi të cakuar që do t’i shërbente prap si preteks për lufta të radhës në të ardhmen. Prandaj, faktori ndërkombëtar duhet t’i ketë të qarta këto taktika të këtij shteti nacionalist, dhe të ndërrmerr veprime efektive ndaj këtij shteti dhe njëherë e përgjithmonë Serbia ta kuptoj se ajo i takon Evropës, dhe duhet si të gjitha shtetet e këtij regjioni të sillet në përputhshmëri me ligjet ndërkombëtare të BE, dhe të ndodhë pajtimi me Kosovën, dhe dyja këto shtete të antarësohen në shtete të BE, si dhe institucione tjera ndërkombëtare për një rehati dhe qetësi të përjetshme, edhe që kjo strukturë politike udhëheqëse nacionaliste serbe në Serbi, e ka të vështirë që të shkëputet nga e kaluara e tyre”, përfundoi Tërnava për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat