Tërnava: Isufi dhe Sebahatja po e hetonin vrasjen e Tahir Zemes

Politika

Tërnava: Isufi dhe Sebahatja po e hetonin vrasjen e Tahir Zemes

Nga: H.O. Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 17:28
Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj

Sot mbushen 20 vjet nga vrasja e policëve Isuf Haklaj e Sabahate Tolaj. Edhe pse kanë kaluar 20 vite që nga ajo ditë, kjo vrasje ka mbetur ende një enigmë, ani pse për vrasjen e Isuf Haklajt dhe Sebahate Tolajt është i dënuar Bedri Krasniqi, ish truprojë e Ramush Haradinajt. Për këtë vrasje ka folur njohësi i sigurisë, Hajrullah Tërnava.  

Ai thotë se derisa është një i arrestuar për këtë rast mund të dihet edhe shkaku dhe motivi i vrasjes së dy policëve, 20 vite më parë. 

“Koha e pasluftës po ikë shpejt, dhe vepra të rënda kriminale si vrasje të tëra që u kryen shumë në ato periudha, që tani më 24 nëntor mbushen 20 vjet nga vrasja e policëve Isuf Haklaj e Sabahate Tolaj. Për vrasjen e Isuf Haklajt dhe Sebahate Tolajt është i dënuar Bedri Krasniqi, ish truprojë e Ramush Haradinajt, por që ende nuk është hedhur dritë zbulimi tërësisht mbi këtë rast. Tani kur bëhet një analizë për këto vrasje të cekura, se nëse dorë-vrasësi në fjale i paska vra këta dy persona të policisë, a po u dika motivi-shkau i vrasjes në detaje pse u vranë, dhe nëse truproja i Ramush Haradinajt qenka qenë vrasësi i këtyre policëve, a dihet shkaku i vërtete i këtyre vrasjeve dhe a ishte ai i vetëm që e ka përgatitur dhe i ka kryer ato vrasje të policëve?’, vlerëson Tërnava. 

Image
Hajrullah Tërnava

Ai thotë më tutje se shpjegimet për këto dy vrasje janë të mangëta-varfra pasi nuk dihet se a ka pasur vepër-kryesi i këtyre vrasjeve në fjalë ndonjë konflikt më parë me këta policë?. 

“Kjo sepse sot e nga ajo kohë e këtyre vrasjeve, prapë këto vrasje kanë mbetur enigmatike dhe të pazbuluara deri në fund. Në ato kohëra para se me ndodhë këto vrasje, ishte përfolur se policët në fjalë Isufi dhe Sebahatja kishin qenë në hulumtimin e vrasjes së Tahir Zemes në vitin 2003, dhe për këto hulumtime kishin shkruar edhe gazetat në atë kohë, që policët në fjalë ishin para përfundimit të hetimeve dhe kompletimit të dosjes së vrasjes së Zemajt. Në këto pa shpjegime të këtyre vrasjeve, që opinionin edhe sot e mundon situata e pa zbuluar në detaje për këto dy vrasje, qartë shihet se gjyqësia dhe prokuroria bartin fshehtësinë e këtyre vrasjeve, dhe nga këtu vërehet se situatat disa vjeçare e pas-luftës ishin të “kapura nga pushtetarët“ prandaj dyshimet për këto vrasje qëndrojnë mu në institucionet shtetërore si gjyqësi dhe prokurori të asaj kohe, sepse gjithsesi është dashur të zbulohen në tërësi vrasja e atyre policëve e sidomos kur ishte në pyetje veprimtaria hetuese ndaj rastit që u cekë më lartë”, thekson Tërnava. 

Ai thotë po ashtu, se edhe pas kaq viteve, këto raste konsiderohen enigmatike, prandaj pa një gjyqësi dhe prokurori të pastër që punojnë në baza të ligjeve dhe kushtetutës së vendit, nuk mundemi të jemi të kënaqur në punën e atyre institucioneve që punojnë për interesa të tyre dhe të atyre personave të “mëdhenjve në pushtet” . 

“Prandaj kjo gjendje sikur që ishte deri më tani këtij vendi i ka kushtuar shumë dëme, sepse jemi i vetmi shtet deri më tani më i izoluar, dhe pa liberalizim të vizave, si dhe të anashkaluar në shumë anëtarësime të institucioneve ndërkombëtare. Tani kërkohet nga prokuroria që t’i rifilloj hetimet zyrtare deri në zbardhjen e këtij rasti në tërësi, dhe e vërteta lidhur me këtë rast të zbardhet në tërësi”, vlerëson Tërnava për “Bota sot”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat