“Në veri, me krim po krijohet gjendja e luftës”/ Vjen një thirrja për Qeverinë: Shteti dhe kombi mbi të gjitha!

Politika

“Në veri, me krim po krijohet gjendja e luftës”/ Vjen një thirrja për Qeverinë: Shteti dhe kombi mbi të gjitha!

Nga: M.Lakna Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Sot në Kosovë po shënohet dita simbolike e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) e quajtur si “Dita e Forcës”.

“Ditës së Forcës” shënohet çdo vit me 27 nëntor dhe simbolizon themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Kjo forcë u themelua më 1 janar të vitit 2009, pas shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK).

Për të ardhur deri te shënimi simbolik i kësaj dite shteti i Kosovës ka kaluar nëpër shumë sfida, të cilat ende janë të pranishme.

Kosova aktualisht gjendet në një proces të bisedimeve me Serbinë që nuk po i dihet fundi. Për të mos u mjaftuar me kaq, qytetarët e Kosovës po përballen edhe me shqetësimin për mundësinë e rindezjes së një konflikti të ri.

Në lidhje me këtë situatë për gazetën “Bota sot” foli, juristi Muhamet Kelmendi.

Image
Muhamet Kelmendi

Duke përdorur tog fjalëshin “Shteti dhe kombi mbi çdo gjë!”, Kelmendi u Shpreh se Republika e Kosovës, si më parë, edhe tash, nuk e ka një politikë të mbështetur në rend dhe në siguri, kuptohet si bazë e sigurisë dhe e sovranitetit të shtetit të Kosovës të përcaktuar me Kushtetutën e saj.

“Fakte pse nuk kemi nivel të veprimit adekuat me ligj të pushtetit ka shumë. Por, përveç faktorëve ekonomiko-financiar dhe politikë, është edhe faktori i mos respektimit adekuate të parimit ndërkombëtar, përkatësisht të reciprocitetit. Dhënia dhe privilegjet e bëra ndaj minoritetit serb në Kosovë, duke u dhënë me ligj dhe me Kushtetutë të drejta jo ligjore, ka bërë që ky minortitet të konsiderojë vetën në komb të rendit të parë kundruall kombeve tjera. Ndërsa, viset shqiptare në Serbi veç po asimilohen”, theksoi Kelmendi.

Sipas tij, Serbia e ndërtuar dhe e rregulluar në ligj dhe me Kushtetute ka bëre forcimin e neoshovenizmit dhe te racizmit serbomadh, pasi kudo jashtë saj u bënë serbët qytetarë të rendit dominant, me të drejta mbi kombet tjera.

“Kjo e rriti racizmin serb. Serbisë iu dhanë edhe përkundër katër luftërave të përgjakshme shumë luri të veprimit ndaj shteteve tjera. U privilegjuan shumë Serbia nga UE, nga shtetet dhe nga OKB-ja. Ky shtet u militarizua dhe u ndërtua në shtet racist. Tash nuk kemi asnjë mundësi të ndalimit në aspektin politik të ndërtimin e botës serbe. Kjo botë u përcaktua nga kisha ortodokse serbe, nga politika dhe neoshkencëtarët serb në pikësynim strategjik”. Bota serbe kupton Kosovën e ripushtuar, Bosnjen e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ky pikësynim qëndron në logjiken politikë të botës serbe. Dhe, kjo botë serbe u realizua në të kaluarën nga shtetet e mëdha, si në Kongresin e Berlinit me 1878, në Konferencën e Ambasadorëve në 1912/13, në Konferencën e Verasit te vitit 1919. Dhe, me forca të mëdha serbo-ruse dhe të Francës u realizua”, theksoi ai.

Mbi këtë bazë Kelmendi rikujtoi edhe deklaratën e presidentit të Ukrainës, Vulodimir Selensky se Rusia po përgatit luftë në Ballkan, duke thënë se këtu është edhe shkaku i kriminalitetit në veri të Kosovës.

“Tash kjo ndihme po vjen vetëm nga Rusia e Presidentit Putin dhe Kin e Xi-se.. Në deklaratën e z. Zelenski në Kiev thuhet: "Rusia po përgatit një gjendje të njëjtë si në Lindje të mesme edhe në Ballkan". Më qartë se kjo deklarate nuk ka ku shkon. Serbia është përgatitur me luftë dhe me mjete politike, ushtarake e policore të realizojë boten serbe. Këtu është edhe shkaku i kriminalitetit në veri të Kosovës. Në veri me krim po krijohet gjendja e luftës që dërgon te agresioni terrorist serb në Kosovë”, ka thënë ai.

Kelmendi konsideron se pushteti aktual i Kosovës po vepron drejt në luftë kundër krimit dhe dukurive kriminale.

Mirëpo, sipas tij, raportet me fqinjë nuk dalin nga legjislacioni i Republikës.

“Në veri me krim po krijohet gjendja e luftës që dërgon te agresioni terrorist serb në Kosovë. Është e qartë se pushteti i Kosovës po vepron drejtë në luftë kundër krimit dhe dukurive kriminale. Krimi kërkohet të luftohet. Nuk duhet lejuar askund në Republike. Natyrisht se pushteti e ka ligjin me të cilin vepron. Politika e ka legjislacion me të cilin bënë politik. Varet tërësisht nga këto dy pushtete. E përkundër kësaj, nuk duhet vepruar në raport me fqinjë e të tjerët në kundërshtim me ligjet e vendit. Për shtetin, përkatësisht Republikën, në çdo fushë, Kushtetuta është bazë e çdo pune dhe aktiviteti, për çdo organ. Shteti mbi të gjitha.”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat