“Kryeministri ynë mos qoftë”, ish-ushtari i UÇK-së “shpërthen” ndaj Edi Ramës para festës së 28 Nëntorit

Politika

“Kryeministri ynë mos qoftë”, ish-ushtari i UÇK-së “shpërthen” ndaj Edi Ramës para festës së 28 Nëntorit

Nga: N.E Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 20:00
Edi Rama

Të martën (nesër) shqiptarët festojnë 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit. Kjo ditë “pritet” t’i bashkojë edhe kryeministrat shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama në ceremonitë e festimit.

“Për festat janë gjithmonë të pranishëm… Do të jenë në ceremonitë në Vlorë dhe pastaj në kalendarin e festimeve në Tiranë”, ka thënë Manjola Hasa, zëdhënëse e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Gjersa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që nga e hëna ka shkuar në Shqipëri, ku sonte do të jetë “për shkak se teatrot tona do të japin një shfaqje përmbyllëse me regji të Ilir Bokshit dhe njëkohësisht do t’i japin edhe çmimet përkatëse”.

Ndërsa, sipas Kurtit, nesër do të bëjnë homazhe, nderim për panumër dëshmorë e heronj të cilët sakrifikuan që të jemi të lirë e të bashkuar.

Kurse, eksperti i sigurisë dhe ish- ushtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke folur rreth pavarësisë së Shqipërisë dhe raporteve me Kosovën, Serbinë e Greqinë, ai thotë se qeveria e Ramës gjithçka e ka vetëm retorike.

Goxhaj madje “lutet” që kryeministri i tij të “mos qoftë”.

“Rama e Shqipëria si mercenarët e radhës! Qeveria shqiptare dhe veçanërisht Kryeministri ynë (që mos qoftë) gjatë gjithë kohës pretendojnë dhe reklamohen se politika e tyre e jashtme dhe e brendshme janë të motivuara nga “ të drejtat e njeriut” dhe “demokracia”. Dhe mbi bazë të kësaj jo vetëm që na mbajnë leksione neve këtu brenda, por shpesh ashtu si ndodhi edhe në hapjen e sesionit të Këshillit të Sigurimit të OKB në shtator, Kryeministri ynë (që mos qoftë) u mbajti leksione mbi demokracinë dhe të drejtat e njeriut edhe gjithë anëtarëve të asaj asambleje. Por kur vjen puna për të treguar realisht këtë angazhim, kjo qeveri ka treguar se gjithçka e ka vetëm retorike dhe këtë e tregoj edhe më datë 7 nëntor të këtij viti, para 20 ditësh kur në takimin e 48 plenar të sesionit të 78 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së u propozuan disa draft rezoluta të ndryshme për votim”.

“Një nga këto draft rezoluta për të cilën Shqipëria votoi kundra ishte rezoluta e cila “ dënon përdorimin e mercenarëve si një mjet për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe pengimin e ushtrimit të së drejtës së popujve për vetëvendosje”. Edhe pse qeveria ka miratuar një ligj në vitin 2015 dhe ka amenduar edhe kodin penal në këtë rast i cili ndalon çdo kënd që të marrë pjesë nëpër konflikte të tjera, pra të marri pjesë si mercenar, sërish qeveria votoi kundra kësaj draft rezolute që e ndalon përdorim e mercenarëve. Edhe pse jo më larg se para dy muajsh, Serbia përdori një grup mercenarësh për të cenuar dhe penguar ushtrimin e të drejtës së Kosovës për vetëvendosje, sërish shteti shqiptar i drejtuar nga Kryeministri ynë Ed(vin ) Rama dhe përfaqësuesi i tij në këtë asamble të OKB-së, votuan kundra një rezolute që e dënon këtë veprim. Dhe mbasi jemi te Serbia edhe ajo së bashku me Greqinë dhe një tufë shtetesh të tjera evropiane votuan kundër kësaj rezolute”, thotë Goxhaj.

Sipas tij, nuk duhet të habiten për shkak se BE ende nuk ndërmori asnjë masë ndëshkuese apo sanksione ndaj Serbisë, gjersa shton se sikurse Serbia më 24 shtatori, edhe Greqia përdori përdori një grup mercenarësh në mëngjesin e 10 prillit 1994 ndaj një reparti ushtarak të Republikës së Shqipërisë.

“Ndaj nuk duhet të çuditemi aspak përse BE nuk ndërmori asnjë masë ndëshkuese dhe asnjë lloj sanksioni ndaj Serbisë për atë sulm të armatosur me mercenarë që bëri në 24 Shtator në Kosovë. Normalisht që Ed(vin) Rama nuk mund të votonte kundër kësaj politike hegjemoniste të Serbisë e Greqisë, të cilat gjithnjë kanë përdorur mercenarët për të arritur të cenojnë të drejtat e njeriut dhe të drejtën për vetëvendosje. Ashtu si Serbia në 24 shtator në Kosovë, edhe Greqia përdori një grup mercenarësh në mëngjesin e 10 prillit 1994 ndaj një reparti ushtarak të Republikës së Shqipërisë. Ku njërin prej pjesëmarrësve në atë grup mercenar, opozita e sotme e Berishës dhe Metës na e kandiduan për kryetar bashkie. Ky votim kundra kësaj draft rezolute e rreshtoi edhe Shqipërinë në unison me Serbinë dhe Greqinë në këtë çështje. Kjo votë kundra, politikisht i dha plotësisht të drejtë Serbisë duke mos nxjerrë asnjë kundërshtim nga ana e Shqipërisë për sulmin e saj në Kosovë”, shprehet Goxhaj.

Sipas tij, për Ramën më e vlefshme është Serbia sesa Kosova dhe Greqia sesa Çamëria.

“Kjo tregon qartësisht që Shqipëria nuk ka aspak në mend që të ngrejë ndonjëherë në Këshillin e Sigurimit diskutim mbi sulmin e armatosur mercenar të Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se për Shqipërinë e Ramës, Serbia është më e vlefshme dhe më e afërt se Kosova.Për Shqipërinë e Ramës, Greqia është shumë herë më e afërt dhe më e vlefshme se Çamëria. Duke votuar kundër një draft rezolute që dënon përdorimin e mercenarëve, Shqipëria i jep OK Serbisë që të mund të përdori sërish mercenarët për të sulmuar sërish në Kosovë, pasi nga Shqipëria nuk do të ketë ndonjë kundërshtim serioz, thjesht do bëj pak retorikë në televizion për të shitur pak patriotizëm dhe asgjë më shumë. Por njëkohësisht i lejon edhe Greqisë që të mund të përdori edhe ajo sa herë të dojë mercenarë, si në rastin e fundit të Kacifas, për të arritur qëllimet e saja hegjemoniste që cenojnë të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje. Të pa mendtë e qeverisë, të ministrisë së jashtme dhe vetë Rama do justifikohen se votuan kështu pasi jua kërkoi Amerika. Por duke qenë se jemi në një gjendje të politikës së jashtme shumë herë më të keqe seç ishim kur bënim pjesë në Traktatin e Varshavës, kur edhe atëherë në OKB votonim si dëshironin vëllezërit Rusë dhe Kinezë ( jo domosdoshmërisht gjithnjë në akordancë me ta), e sot si do motra Amerikë, të paktën Shqipëria të kishte abstenuar në këtë votim të kësaj draft rezolute. Por do thoni ju që edhe të abstenosh të duhet burrëri e dinjitet. E saktë, Rama dhe ata që i venë nga pas ngatërrojnë të qenit mashkull me burrërinë. Ndërsa sa për dinjitetin, ai është koncept i panjohur për të e njerëzit e tij të kësaj qeverie. Pasi me këtë votim thjesht bënë mercenarin e radhës”, përfundon Goxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat