Alarmi për rrezik, Halimi zbardh prapaskenat – tregon urdhërat e Vuçiqit për grupet kriminale, ja çka mund të ndodhë!

Politika

Alarmi për rrezik, Halimi zbardh prapaskenat – tregon urdhërat e Vuçiqit për grupet kriminale, ja çka mund të ndodhë!

Nga: A.M. Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 14:54
Aleksandar Vuçiq - Foto ilustrim “Bota sot”

Politikani serb, Nenad Çanak ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse Serbe (KOS).

Sipas tij, tanket e ish-Armatës Popullore të Jugosllavisë, janë llamba e Kishës së Serbisë.

“Në Kosovë i gjithë terrorizmi dhe armatimi ‘patriotik’ kalon përmes KOS-it”, ka shkruar ai në X.

Për këtë çështje një prononcim për gazetën ‘Bota sot’ foli Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Fillimisht, tha se një gjë e tillë është paralajmëruar që një kohë të gjatë.

Image
Armend Halimi nga Instituti për Studime të Sigurisë ISS.

Ai tha se në këtë pjesë kemi të bëjmë me aktivitete të ndryshme kriminale dhe terrorizëm, të cilat realizohen me urdhër të Vuçiqit.

“Ne kemi paralajmëruar prej kohësh, se varësisht prej zhvillimeve, edhe përshtatin strategjinë e akteve terroriste, krejtësisht të organizuar dhe dirigjuara nga Serbia. Pra, këtu kemi të bëjmë me miks të aktiviteve kriminale, terrorizëm-agresion, duke qenë se në organizim dhe impelemntin të këtyre skenarëve janë autoritetet e Serbisë me urdhër të presidentit Vuciq.

Sulmet e tilla guerile, pra sporadike kanë ardhur në shprehje pas pengimit të planit që kishte Serbia që të nis një luftë fronalte, sikurse ishte përpjekja apo demaskimi i planit të 24 shtatorit. Andaj, këto sulme realizohen nga po të njëjtat burime, pra njerëzit e afërt të Vuçiqit, por me mënyra e metoda tjera”.

Krahas kësaj, Halimi paralajmëroi se mund të ketë akte terroriste nga grupet kriminale serbe ndaj minoritetit serb, e për këtë ai dha dy arsyje.

“Ne dyshojmë se për të marrë ‘namin’ aktet e tilla, konform karakteristikave të grupeve terroriste që është shkaktimi i frikës dhe dëmeve, mund të ndodhë që po këto gurpe terroriste të kryejnë akte krimi edhe ndaj vetë minoritetit serb, e kjo për dy arsye: në radhë të parë asnjëherë nuk ka pasur arsye paknaqësie të qytetarëve serbë, dhe as që mund të merren këto akte si shprehje pakënaqësie të tyre, por edhe për ngjalljen e frikës së tyre që mos të guxojnë të jenë lojal ndaj shtetit që i diskriminon pozitivisht duke i trajtuar me tolerim për dallim të qytetarëve tjerë, madje edhe vetë shumicës shqiptare, pra Republika e Kosovës”, theksoi ai.

Ndër të tjera, shtoi se kishat serbe janë adresë për organizim të akteve kriminale dhe nëse nuk merren masa ndaj tyre aktet e tilla nuk do ndalen.

“Kishat serbe realisht kanë qenë gjithëherë adresë organizimi dhe frymëzimi të akteve kriminale serbe, gjë që edhe në këto raste u dëshmua, sikurse me rastin e 24 shtatorit.

Me gjasë, deri sa tolerohet dhe nuk ndëshkohet shteti i Serbisë, akte të tilla nuk do ndalen, gjë që kërkon vigjilencë në shkallë të lartë të institucioneve të sigurisë së Kosovës”, përfundoi Armend Halimi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat