Avokati shqiptar ‘godet’ Radoiçiqin dhe “bandat e maleve”: Ja pse Serbia nuk mund t’i shpallë luftë Kosovës!

Politika

Avokati shqiptar ‘godet’ Radoiçiqin dhe “bandat e maleve”: Ja pse Serbia nuk mund t’i shpallë luftë Kosovës!

Nga: A.M. Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 13:34
Spartak Ngjela dhe Milan Radoiçiq

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq po mban takime me shërbimin sekret serb e se po strehon anëtarë të organizatave terroriste për të planifikuar një sulm të ri në Kosovë.

“Pas sulmit terrorist, Radoiçiq u lirua ga gjykata serbe në kohë rekorde, ai tash po vazhdon përgatitjet për sulme tjera në Kosovë bashkë disa pjesëtarë të organizatës terroriste “Mbrojtja Civile”. Radoiçiq po mban takime të rregullta me zyrtarë të lartë të BIA-s. Ambientet e firmës në Rashkë, si ato të Novi Pazar Put, po përdoren për strehimin dhe ruajtjen e automjeteve dhe mjeteve eksplozive për sulmet e ardhshme nga Radoiçiq dhe grupi i tij. Në këtë ndërtesë strehohen disa anëtarë të “Mbrojtjes Civile” që instruktor e kanë Uglesha Jaridiq”, ka thënë ai ditë më parë.

Ai u shpreh se mjetet që janë përdorur në Banjskë ishte ruajtur në një kompani serbe e cila është në listën e zezë të SHBA-së.

Për çështje nse a mund të ketë sulme të reja në Kosovë, në një prononcim për “Bota sot” ka folur avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Së pari, ai tha se Kosova është e sigurt pasi ka mbrojtjen e Amerikës, derisa Radoiçiqin e cilësoi një “instrument banal” të Serbisë.

Image
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela.

Avokati përmendi disa disa arsyje se pse Serbia nuk ka mundësi të bëjë luftë.

“Kosova është e sigurt, kurse Radoiçiq është një instrument banal i politikës arkaike të Serbisë të mundur në luftë, thellësisht nga shqiptarët që kanë hapur një histori të re kombëtare për Arbërinë e tyre.

Asgjë nuk mund të ndodhë. Kosova ka mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara, dhe kjo mjafton.

Serbia është në krizë. Ka krizë ekonomike dhe krizë shoqërore.

Pyetja është kjo: Çfar po kërkon sot opozicioni serb kundër Aleksandër Vuçiçit?

Këtu është përqendruar vetë kriza; dhe, a do të rrëzohet Vuçiç?

Kjo është situata. Dhe në këtë situatë Serbia nuk ka mundësi për luftë, kurse Rusia është me opozitën e Serbisë, kjo kuptohet. Por nuk e dimë: kjo, është një politikë për të shkundur Vuçiçin, apo është realitet i një qëllimi të ri rus drejt Beogradit?” – u shpreh Ngjela.

Krahas kësaj, avokati shqiptar tha se është absurde ta mendosh se Radoiçiqi me banden e tij të “maleve” mund ta mund me luftë interesin amerikan.

Kësisoj, tregoi edhe shkaqet që e ‘rrëzojnë” shqetësimin e Kurtit për sume të reja.

“Kurse kryeministri Kurti i Kosovës nuk po kuptohet se si po luan. Pse Radoiçiq me ca banda malesh do të mundë me luftë interesin amerikan në Kosovë?! Është një absurditet ta mendosh.

Kosova është një shtet nën suzerenitetin amerikan, dhe prova historike u dha në Banjec. Pse, nuk e dinë sot gjeneralët e Serbisë se ku ishte realisht forca e shpartallimit të tyre në luftën në Banjec?

Pse, ne nuk e dimë që ajo luftë e shkurtër me thyerjen e turpshme të forcave ushtarake të Serbisë ishte stili brilant amerikan i luftës?

E pra, pikërisht këtu qëndron thelbi logjik që e rrëzon "shqetësimin" e Albin Kurtit, të cilit, nuk po kuptohet se ngase po i vjen ky shqetësim!”– përfundoi Spartak Ngjela për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat