Profesori përmend ngjarjet pozitive të fundit për Kosovën: Shteti po forcohet!

Politika

Profesori përmend ngjarjet pozitive të fundit për Kosovën: Shteti po forcohet!

Nga: M.Haziri Më: 27 mars 2024 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Zhvillimet në vendin tonë po vazhdojnë të jenë dinamike.

Bisedime dhe takime me liderët ndërkombëtarë po e lartësojnë Republikën e Kosovës.

E në lidhje me këto ngjarje në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.

Ai ka radhtiru tri ngjarje pozitive për Kosovën duke theksuar që ka përparuar në arenën ndërkombëtare.

“Në ditët e fundit u bënë disa veprime nga faktori ndërkombëtar që e forcuanë shumë Republikën. Ngjarjet që u zhvilluan në KS të OKB-së, në NATO dhe në Këshillin e Evropës ndikuan dukshëm në forcimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombërare.

Këtu duhet të theksohen tri ngjarje:

Image
Muhamet Kelmendi

1. KS i OKB-se me tri vota pro dhe me 12 abstenime e refuzoj propozimin rus që në 25 vjetorin e fillimit të bombardimiëvve të caqeve serbo-jugoslllave të diskutohet ngjarja në KS.

2. Në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s u pranua Kosova në cilësinë e shtetit të asociuar.

3. Këshilli i Evropës do të analizoj brenda një kohë të shkurtë kërkesën e Kosovës për anëtarësim si shtet i pavarur dhe sovran në KiE”, u shpreh ai.

Më tej, profesori përmend votën kundër të Malit të Zi ndaj Kosovës në Këshillin e Evropës.

Sipas tij, Rusia po vepron në Ballkan mirëpo Kosova po radhitet tek shtetet e lira dhe pavarura të Europës.

Dora Bakojanisë dha mendimin se “Kosova është në rrugë të mirë dhe nuk ka pengesa të pakalueshme që ky vend të anëtarësohet në Këshillln e Evropës (...)”.

Kundër doli Shesheli ultrafashist, A.Vuçiq. Me ideologjinë e botës serbe po marrëshon klika e Beogradit në drejtim të Kosovës, Republikës Serbe në BH, Malit të Zi dhe të Maqedonisë së Veriut. Kështu u ndërtua klika serbomadhe në Serbi, në Kosovë, në BH, në Malin e Zi dhe kësaj do t’i bashkangjiten edhe përfaqësuesit serbë, sikundër edhe disa sllavomaqedon në Maqedoninë e Veriut. Rusia po vepron në Ballkan. Mirëpo, në këto rrethana, kemi një fitore të madhe të Kosovës. Republika fitoj besim dhe po radhitet në kudo mbarë tek shtetet e lira dhe të pavarura në Europë dhe në botë. Këtu është fitorja e Kosovës”, përfundoi Klemendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat