“Kosova në rrezik nga Serbia”, flasin nga qeveria – kërkojnë qartësim nga BE-ja për këtë çështje!

Politika

“Kosova në rrezik nga Serbia”, flasin nga qeveria – kërkojnë qartësim nga BE-ja për këtë çështje!

Nga: A.M. Më: 20 prill 2024 Në ora: 17:56
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli mbi zhvillimet e fundit në vend dhe kërcënimet e vazhdueshme që Serbia po ia bën Kosovës.

Së pari, ai tha se shteti serb po vazhdon të mbajë lidhje të ngushta me Rusinë.

“Serbia paraqet kërcënim të vazhdueshëm për Kosovë për aq koha sa ajo nuk distancohet nga e kaluara e saj, mbanë lidhje të ngushta me Rusinë dhe ndanë qëndrimin se nuk respekton integritetin territorial të Kosovë. Për më tepër, në kohët e fundit ne kemi parë që Serbia në koordinim me Republikën Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë ka ngritur tensionit edhe në këtë shtet, si formë e shantazhit ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe si formë e kërcënimit për të gjitha shtetet e rajonit”, deklaroi zëvendësministri.

Image
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti

Po ashtu, Ahmeti komentoi edhe ecurinë e dialogut Kosovë-Serbi, ku tha se shteti serb nuk po angazhohet aspak për arritjen e një marrëveshjeje.

Për këtë, ai kërkoi nga BE që të tregohet më e qartë karshi këtyre zhvillimeve në dialog, pasi me këtë qasje të Serbisë s’do ketë marrëveshje brenda këtij viti.

“Që nga Marrëveshja e Brukselit, më 27 shkurt 2023, Serbia ka pasur një ambiguitet në raport me këto marrëveshje. Pas 27 shkurtit e 18 marsit nga zyrtarë të lartë të Serbisë dëgjonim deklarata se janë pajtuar vetëm me një pjesë të marrëveshjes, apo nuk janë pajtuar me asgjë. Në takimin e 14 shtatorit të vitit 2023 për ne u bë e qartë që Serbia nuk ishte angazhuar aspak për arritjen e një marrëveshje mbi sekuencimin e zbatimit të Marrëveshjes së 27 Shkurtit.

Përderisa më 13 dhjetor, nëpërmjet letrës së dërguar nga ish Kryeministria e Serbisë, kjo e fundit u larguar formalisht e praktikisht nga marrëveshjet e arritura. Pra, sot duhet ta kemi një qartësi nga ana e Bashkimit Evropian nëse Serbia është pjesë e këtyre marrëveshjeve. Për më tepër, deri më sot Serbia ka shkelur shumë herë së paku 8 nga 11 pikat e Marrëveshjes së Brukselit.

Duke pasur parasysh këtë kontekst dhe qasjen e Serbisë, e shoh të pamundur arritjen e një marrëveshje përfundimtare brenda këtij viti”, shpjegoi Kreshnik Ahmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat